Tirane- Duke u ndjerë i dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Posaçme për 2 inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, dhe në hetim për atë të Tiranës, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në seancën e parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku SPAK kërkon më shumë vite burg për të, e vetë ai pafajësi, tha se të gjitha provat kundër tij, kanë bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, personit që sot është duke u përballur me drejtësinë.
I pranishëm në seancën e parë pas disa kohësh shtyrje, Lefter Koka tha se nëse drejtësia do të zbulojë korrupsionin e vërtetë, mjafton të hapet telefoni i Kryemadhit.
“Ata që më akuzuan janë sot në përballje me SPAK. Nëse do të hapni telefonin e Monikës nuk do të gjeni asnjë komunikim me mua në të. Por nëse doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit' tha ai në seancë.
Përballë prokurorëve Klodian Braho dhe Arben Kraja, ish-ministri Koka sië Report Tv mëson ka përmendur edhe një episod me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, John Ëithers (2007-2010), që sipas tij u largua nga manipulimet e Ilir Metës, në atë kohë, ministër i Jashtëm në qeverinë Berisha.
“Ata janë manipulatorë, si Monika si Iliri. Ai manipuloi situatën për të hequr në Departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” tha Koka.
Gjatë seancës, ish ministri Koka shpërtheu ndaj prokurorëve duke thënë se nuk është ai peshku i madh.
“E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri. Avokatet e tij thane qe biletat e rezervuara jane 3 vjet me vone sesa lidhja e kontratës. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua'.
Seanca që nisi në orën 09:00 të mëngjesit u mbyll në orën 17:35 minuta ndërsa më 8 nëntor ora 14:00 pritet të jepet vendimi.
Në 5 tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit. SPAK kërkoi ndryshimin e vendimit të GJKKO që e dënoi Lefter Kokën me 5 vite dhe 8 muaj burg (me gjykim të shkurtuar) vetëm për korrupsion dhe t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre” me 10 vite burg në total, për inceneratorin e Elbasanit. Atij iu konfiskuan një pjesë e aksioneve në kantinën e pijeve në Durrës, në vlerën e 3.7 milionë euro.
Në Apel, Prokuroria e Posaçme kërkon edhe dënimin me 4 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit për shpërdorim detyre, i cili nga shkalla e parë është shpallur i pafajshëm.
Biznesmeni Klodian Zoto, u dënua nga GJKKO me 10 vite burg, duke përfituar zbritje në 6.8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Të njëjtën masë dënimi gjykata dha edhe ndaj biznesmenit tjetër Mirel Mertiti. Ndërkohë Stela Gugallja, administratore në inceneratorin e Elbasanit, u dënua me 7 vjet heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar përfitoi zbritjen në 4.8 vjet. Me 4 vjet burg u dënua Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, por me gjykim të shkurtuar do të vuaj 2.8 vjet, ndërsa për anëtarin e komisionit Bardhyl Cabiri, GJKKO dha 2 vjet burg. Për anëtaren Jonida Zeqo 4 vjet, por nga gjykim i shkurtuar i zbriti në 2.8 vjet burg. 1.4 vite u dënua ish-anëtari tjetër i komisionit, Serafin Papa, teksa i shuhet masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në burg.
Për Inceneratorin e Fierit, ish-ministri Koka është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv e pastrim parash, por vendimi ende nuk ka marrë formë të prerë pasi edhe këtë çështje avokatët e kanë ankimuar në Apel me kërkesën për pafajësi, proces që ende nuk ka zhvillime.
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit vijon seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurve të dënuar për aferën inceneratorit të Elbasanit.
Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që në tetor 2023 e dënoi me 5.8 vite burg vetëm për korrupsion. Edhe SPAK nga ana e tij ka ankimuar vendimin e GJKK-së duke kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e mjedisit Lefter Koka. Pra kërkojnë dënimin edhe për këtë akuzë.
Në seancën e sotme në Apelin e GJKKO, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shpërthyer në sallën e gjyqit duke u shprehur se nuk është ai peshku i madh. Prokurorët e SPAK kërkojnë që Lefter Koka dhe Alqi Bllako të dënohen nga GJKKO.
Koka u bëri thirrje prokurorëve të hapin telefonin e Monika Kryemadhit duke lënë të kuptohet se aty do të gjejnë afera korruptive
'Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletet e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.
E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua.
Nuk duhet te ishte ndare dosja por te hetoheshin bashke. Ata që më kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nese hapni telefonin e Monikes, nuk do gjeni asnje komunikim me mua në të. “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit' u shpreh Koka në sallën e gjyqit.
Ndër të tjera Koka ka akuzuar Ish presidentin Meta dhe bashkëshorten e tij si manipulatorë, madje kanë ndërhyrë për të larguar dhe një ambasador, që burimet bëjnë me dije se flitet për Ëillers
"Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” ka thënë ai.
Dihen kjo pune, tani do fillojne te hane kokat e njeri tjetrit, filluan te bien si domino njeri pas tjetrit... hajt radha
PërgjigjuHAPNO TEL.E MONIKES,,,SIC THOTE KOKA,,,DHE MOS E LINI TE PRISHE PROVAT....PROKUROTLRI KOTI..E LE MONIKEN TE LIRE.....
PërgjigjuKorrupsioni në Telefoni është!!!!
E lirë vetëm gjatë gjykimit. Pastaj drejt e në burg. Telefonin ia ksnë marrë, rri pa merak, edhe ja kanë zhbiriluar
Gjykim i shkurtuar eshte kur i akuzuari pranon gjendjen e akteve dmth jo hetim gjyqsor te metejshem....nuk pranon fajin!
PërgjigjuGjukimi i shkurtuar kerkohet -a- kur pranohet faji ,b- kur i pandehuri eshte i ndergjegjeshme dhe bashkepunon me organet e Drejtesise per te argumentuar pafajesine e tij.Akuza:- Ka udhetuar ne nje avione....Mire ,more prokuror,po une qe udhetoj shpesh ne Itali me makinen,target,nga kufiri tokesor,mos valle duhet te kontrolloj l'ISTAT e ketyre mjeteve te udhetimit,per te mos marre persi per akuzen se " udhetoj Kasemi me te njejtin traget me Mirel Mertirin" ndaj bileten jà Ka paguar kyy Mirel?Dihet qe sherbimit ne rrethe apo qytete e shtete te ndryshe behen me dieta te paguara nga shtetit.Faturat ,pas kthimit paraqitet ne drejtorine e finances se dikasterit.A i keni verifikuar Ju,prokuroret keto dokumentat.Terhiqni Akuzat per te pafajshmit dhe kerkoni falje.Nuk mund te takonje nje person nga frika se neser del nje Monike dhe thote" kasemit ia DHA dreken Mireli"
PërgjigjuO Kaso patronazhisti ik pi ilaçet se keni 12 vjet që në një vrim i bini fyellit. Vidhet Shqipëria me ndihmën tuaj sepse jeni pjesë e propagandës
Gjykim i shkurtuar mund te behet kur i pandehuri pranon krimin dhe jep pendese.Sot ne Drejtesin Shqiptare fjala "Gjykim i shkurtuar"presupozon ulje denimi.
PërgjigjuKu e gjete kete? Budallenj i di Gjyqtaret qe e pranojne gjykimin e shkurtuar? E ka Kodi Penal kur pranohet, ndeyshe do ishin Gjyqtaret shperdorim detyre.
DREJTESI leshi,,,ky koka duhej denusr 20 vjet burg....
Përgjigju