Jeta e vështirë e nënës 80 vjeçare. Nga Vlora ajo rrëfen në studion e "Pa gjurmë" plagët e rënda dhe padrejtësitë që e kanë përndjekur

9 Korrik 2020, 19:54| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 20:26

  • Share

Dramat dhe vështirësitë e jetës së Fatire Zere, sot 80 vjeçe, kanë nisur që në fëmijëri dhe vijuan edhe më pas kur ajo u martua dhe krijoi familjen e saj. Historinë e trishtë Fatire Zere e rrëfeu me dhimbje dhe lot në sy në emisionin “Pa Gjurmë”, në Report Tv. E braktisur nga të gjithë, ajo jeton e vetme në qytetin e Vlorës. Drama e saj ka nisur qysh në fëmijëri, ku pas vdekjes së nënës u rrit nga njerka, e cila në moshën 14-vjeçare e dëboi nga shtëpia. Fatire u rrit nëpër dyert e fqinjëve dhe në moshën 16-vjeçare u martua. Një martesë e cila zgjati vetëm një vit.

“Më martoi komshia, unë nuk e njihja fare djalin që do të bëhej babai i vajzës time. Një vit qëndrova me burrin, pastaj e ndava, se më vodhi në vendin e punës. Unë punoja në ushtri dhe sistemi i asaj kohe më tha o punën ose burrin. Kështu që vendosa ta divorcoja”, shprehet e moshuara.

Edhe pse e re në moshë, Fatire vazhdoi jetën vetëm me vajzën, për 12 vite në qytetin e Vlorës mes vuajtjeve dhe paragjykimeve të kohës. Në vitin 1974, ajo vendos të rimartohet, sërish me mblesëri nga fqinjët e saj.

“Vajzën e kisha 12 vjeçe, kur u martova për herë të dytë. Kush e dinte që do vuaja më shumë. Solla në jetë edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe një vajzë. Vajza e vogël vuan nga shëndeti mendor. Punoja nga mëngjesi deri në darkë dhe ai vetëm pinte dhe me dhunonte. Shpirti im e di sa ka vuajtur, derisa në vitin 1992 vendosa të ndahesha”, rrëfehet mes lotëve 80-vjeçarja.

Pas ndarjes, Fatire Zere, emigroi drejt Italisë tek dy djemtë dhe vajza nga martesa e parë, ndërsa vajzën e sëmurë nga martesa e dytë e la me babain. Por në vitin 1994, djemtë bënë të pamundurën të merrnin në Itali edhe babanë me motrën.

“Pas disa kohësh vjen në Itali ish burri me vajzën. Këtu nis drama e familjes time. Vajza e sëmurë ishte shtatzënë. U tmerrova kur zbulova të vërtetën. Ish-burrin e dëbova nga shtëpia dhe sot e kësaj ditë as fëmijët nuk flasin më me babain e tyre. Ai është një maskara”, shprehet mes dhimbjes Fatirja.

Nga incesti erdhi në jetë fëmija, i cili u braktis në një institucion në Sicili, të Italisë. Sot, kjo nënë e moshuar nuk ka më kontakte me vajzën, e cila sipas saj jo vetëm është abuzuar nga babai, por është edhe shfrytëzuar.

“Unë erdha në këtë studio për të treguar jetën time dhe zoti bëftë më të mirën. Me vajzën nuk kam kontakte, ajo nuk më do më si nënë. Është martuar me një shtetas Italian dhe vazhdon kurimin, ndërsa ish-burri vazhdon të më kërcënojë me shtëpinë, se një ditë do ma marri. Unë kam nevojë për avokatin tuaj t’i drejtohem gjykatës se nuk kam ndihmën e askujt”, përfundoi historinë e saj Fatire Zere nga Vlora.

Stafi i “ Pa Gjurmë” padyshim do e ndjek rastin në ditët ne vijim, por edhe avokati Eduart Mullaraj e mori përsipër historinë e 80-vjeçares, e cila apeloi për ndihmë.

Emisioni i plotë
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/07/2020 00:54

    Moj zonje me vjen keq per vuajtjet ne jeten tuaj dhe me vjen mire qe u ke dhene duart burrave,por dhe ju keni bere gabime te renda.Perse e late vajzen e semure me te jatin ,kur dihet qe ne situaten e saj,ajo do kishte me nevoje per ju,dhe pse e braktiset mbesen ne institucionet italiane?Eshte e vertete qe ajo ishte femije incesti,por ajo ishte viktime e pafajshme ne kete histori,ashtu si vajza jote.Ju u sollet me te ashtu sic u soll njerka me ju,vetem se mbesa eshte me me fat se nuk <<u rrit ne dyert e komshijve>> si ju,por eshte ne institucion Italian.Ju nuk mund te ankoheni per mungesen e komunikimit me vajzen pas gjithe asaj qe u ke bere atyre te dyjave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?