Politikë
Top 24

Incidentet në protestën e opozitës, 11 policë të lënduar, mes tyre shefi i Njësisë Operacionale

26 Maj 2018, 14:04| Përditesimi: 26 Maj 2018, 21:38

  • Share

TIRANE-Nga protesta e opozitës mesditën e sotme përveç kryeredaktorit të ‘RD’ mbetën të lënduar edhe tre protestues të tjerë dhe 11 efektivë policie. Report Tv sjell pamjet nga Spitali i Traumës në Tiranë ku efektivët morën ndihmën e parë dhe po ekzaminohen. Mes 11 efektivëve që janë të lënduar është edhe Shefi i Njësisë Operacionale Lorenc Shehu. Policët nuk kanë pranuar që të prononcohen, ndërsa drejtori Gjovalin Bushi në një prononcim për Report Tv është shprehur se po ekzaminohen.

Janë duke u ekzaminuar katër efektivë policie

Gjovalin Bushi

Ndërsa mjeku Arben Zenelaj u shpreh se;

Gjendja e policëve është e stabilizuar, nuk kanë probleme të rënda. Kanë dëmtime në gjoks dhe qafë, por u janë dhënë mjekimet e domosdoshme.

Arben Zenelaj

Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI. Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, që vizitoi kryeredaktorin e ‘RD’ por nuk u ndal për te policët, që u lënduan pikërisht nga shtyrja e rrjetës së hekurit nga protestuesit e opozitës, të ndihmuar edhe nga kryeredaktori Blendi Kasmi, në drejtim të kordonit të forcave të rendit te Ministria e Brendshme.

Policët e lënduar dhe kryeredaktorin e 'RD' i ka vizituar Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ora 14:40
Ardi Veliu viziton të lënduarit te Trauma: Policët treguan profesionalizëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu vizitoi në spitalin e Traumës, 11 efektivët e Policisë së Shtetit dhe tre protestuesit e lënduar gjatë protestës. 

Numri një i policisë tha se efektivët përballuan me profesionalizëm protestën. I pyetur për të lënduarit, Veliu tha se policia do shqyrtojë pamjet filmike nga protesta për të parë nëse ka shkelje nga policia apo protestuesit.

Falenderoj punonjësit e Policisë së Shtetit që treguan profesionalizëm dhe e menaxhuan me efikasitet. Bënë detyrën me integritet dhe ka siguruar si mbarëvatjen e tubimit ashtu edhe të gjithë asaj që ndodhi gjatë kësaj proteste.

Për kryeredaktorin e RD

I uroj shërim të shpejtë qytetarit. Dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimet e mëtejshme që do saktësojnë nëse ka gabuar Policia e Shtetit apo ka gabuar qytetari. 

Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Shtetit

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jam: 26/05/2018 17:30

    SHum i shqetesuar per gazetarin(krye redaktorin)e R.D se a doli nga spitali,qe u godit nga nje gure i ardhur nga demostruesit qe donin te godisnin policine goditen veten.

    Përgjigju
  • gjovi: 26/05/2018 16:01

    po cpune kane keto protestuesit me policet ? keshtu do ta marri pushtetin luli ?

    Përgjigju
  • xhezmi: 26/05/2018 14:58

    JA SHPELAT TRUT POPULLIT TE MJERE ORE JU SHPELAFTE PANUKLLA. E BETE SITUATEN AQ DRAMATIKE ME KETA HOLLIVUDIAN SA PER PAK FILLUAN TE NDIZEN QIRINJ.

    Përgjigju
  • Dyli: 26/05/2018 14:27

    Shume interesante shqiperija PASKA gjithe keta police pse nuk ndalojne KULTIVIMIN dhe TRAFIKIMIN E DROGES!!!!!!!! PO MERREN ME PROTESTUESIT

    Përgjigju
  • Sorge: 26/05/2018 14:15

    Keta protestues jane egersira duhet ti denohen i ka edukuar sala ne shpellat e vicidolit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?