Incidenti që s’u ‘pa’ në Serbi-Zvicër! Vuçiç provokon në stadium, nxjerr nga xhepi flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë! Sandulovic: Gjest antiperëndimor (VIDEO)

14 Tetor, 09:53| Përditesimi: 14 Tetor, 10:44

  • Share

Serbi- Një incident në dukje politik ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar, që fillimisht i ka shpëtuar vëmendjes mediatike, por jo asaj virale.

Presidenti serb Aleksander Vuçiç është shfaqur në stadium për të ndjekur nga tribuna takimin me Zvicrës dhe Serbisë, në Leskoc, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai u pa teksa festonte duke nxjerrë nga xhepi një flamur, i stampuar teknikisht në bashkim të dy flamujve, Serbisë dhe Rusisë. Dhe teksa e nxjerr, ai e shpalos flamurin me të dyja duart, siç shihet edhe në videon e postuar në X nga politikani vendas Nikola Sandulovic, i cili e etiketon presidentin edhe si “diktatori serb”.

Ai e ka cilësuar edhe si një “gjest antiperëndimor” dhe “provokues” sjelljen e Vuçiç.

Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare. Në stadiumin prej 8 mijë vendeve u pa edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik.

Postimi i Sandulovic, në rrjetin social X

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 14/10/2024 10:08

    Ktit i ka ngel ora ke vitet 90.injorant i pa ndreqshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?