Teksa mbaheshin fjalimet nga podiumi i protestës së opozitës te Kryeministria, tubuesit kanë hedhur kapsolla pas kordonit të Policisë së Shtetit te godina e qeverisë.
Më tej u pa edhe një flakadan te shkallët. Minuta më pas shpërthimet nga kapsollat u përsëritën edhe ndërsa kryetari i PD-së mbante fjalimin e tij nw podium.
Nga shpërthimi është krijuar një re tymi teksa raportohet se ka pasur edhe një efektive që është ndjerë keq dhe është larguar menjëherë. Kolegët e saj e kanë larguar nga zona ku kishte përqendrim të tymit asfiksues.
Lajmi kryesor:
Protesta e opozitës/ Kapsolla drejt Kryeministrisë, harrohet 'qeveria teknike'! Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit Soros, do e bëjmë dhe ne! Meta sulmon Dumanin
A.Q/SI.E./ReportTv.al