Presidenti i Partisë së Lirisë ka marrë në mbrojtje Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij, duke i shpallur luftë Veliajt.
Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn. Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!
. Në asnjë vend demokrat një forcë politike nuk bën thirrje për luftë, pasi një gjë e tillë në çdo shtet do të përbënte vepër penale.
Lajmi kryesor:
Dhunë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin, i hedh dosjen me letra Veliajt, shoqërohet në polici! Kryebashkiaku: Rrugaçi i fundit i Metës (VIDEO)
S.G/ReportTv.al