Indeksimi i pensioneve me 4.1%, Kujtim Hoxha në Report Tv: Skema e sigurimeve shoqërore është përkeqësuar! Ja sa para shkojnë në xhepin e pensionistëve

20 Shtator, 16:31| Përditesimi: 20 Shtator, 16:33

  • Share

1726842440_kujtimhoxha.jpg

Qeveria miratoi indeksimin e pensioneve me 4.1%, por sa para shkojnë në xhepin e pensionistëve?

Këtë e shpjegoi ekspert i pensioneve Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Përballje’, i cili u shpreh se rritja që i bëhet pensionit me këtë indeksim është e ulët.

“Qeveria me vendimin e saj miratoi një fond 1 miliard e 693 mijë e përkthyer mesatarisht për çdo pension në qytet e barabartë me 752 lekë. Sa shtohet pensioni në krahasim që ka marr mesatarisht, merr 15 kafe gjatë gjithë muajit, nuk siguron me këtë që quhet indeksim një kafe 50 lekëshe një ditë po një ditë jo. Në fshat 453 lekë e pjesëtuar me 50, i bie 9 kafe në muaj, ose e përkthyer në ushqime 2 shishe me qumësht, kjo është ajo që quhet shtesa dhe që pritje me shumë kureshtje dhe me shpresë se do tu rritej pensioni”, tha ai.

Sipas tij, skema e sigurimeve shoqërore është përkeqësuar krahasuar me vitet e mëparshme.

“Po ti shohësh këto që quhesh shtesa, në skemën e sigurimeve shoqërore është përkeqësuar raporti nga vitin 2018, viti më i afërt që krahasojnë këta, pra është 31 për qind e pagës minimale, pensioni mesatar. Në 2023 ka vajtuar 26 për qind është përkeqësuar”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Indeksimi i pensioneve me 4.1%, ekspertja e Ekonomisë për Report Tv: E vonuar, rritja e remitancave tregon varfërim! Sako: Pensioni në qytet dhe fshat poshtë minimumit jetik


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?