Infrakti nis në mëlçi, postulata nëse ulni kolesterolin në gjak do shpëtoni nga sëmundjet e zemrës është një mit! Nutricionisti Altin Joka ka shpjeguar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV duke ju referuar edhe disa studimeve botërore mbi shëndetin, se zemra është pasqyra e mëlçisë.
“Shumë njerëz në botë janë futur në efektin e ilaçeve për të ulur kolesterolin, por gazeta prestigjoze Britanike e Shëndetësisë në një studim tregon se satinat ndalojnë 1 infarkt në 104 persona në pesë vite, ndërsa po këto satina shkaktojnë efekte anësore shumë të rënda tek 1 në 50 persona duke sjellë diabet, dëmtime muskujsh dhe më e keqja dëmtojnë mëlçinë që të metabolizohet e që të sjellë infarkte. Këto satina dëmtojnë edhe veshkat që përsëri janë të lidhura me enët e gjakut”, - u shpreh nutricionisti Joka.
Joka duke ju referuar një tjetër studimi shpjegoi sesi mëlçia është “komandanti” jonë, pasi ajo kontrollon kolesterolin, yndyrnat si dhe pastron gjakun nga toksinat.
“Në gazetën e Patologjisë, një studim vuri në dukje se njerëzit me mëlçi yndyrore, kishin një rrezik shumëfish më të lartë se ata që kishin thjesht kolesterolin. Pacientë që janë me probleme të mëlçisë së dhjamosur, nuk vdesin nga ciroza, vdesin nga infarkti kardiak” u shpreh nutricionisti Altin Joka, duke shtuar se këtë ende nuk e thotë mjekësia edhe pse shkenca mjekësore po e vërteton.
Joka shpjegoi gjithashtu se sëmundjet e mëlçisë janë të heshtura dhe në shumicën e rasteve nuk e tregojnë edhe analizat, por kujdes, ai shpjegoi se mëlçia “flet” gjatë gjithë kohës. Nëse keni lodhje të vazhdueshme, fryrje pas ushqimit, intolerancë nga disa ushqime, alergji, skuqje sidomos pas ngrënies së ushqimit apo gjatë ditës si dhe nëse keni migrenë, dhimbje koke, rrathë të zinj tek sytë, tharje të gojës - të gjitha këto janë shenja të metabolizmit tonë që vjen si pasojë e mosfunksionimit të duhur të mëlçisë.
Nutricionisti Joka rekomandoi të bëni disa analiza, të cilat mjekët shpesh nuk i sygjerojnë. “Homocisteina, glukoza dhe GGT, kjo e fundit është një enzimë në mëlçi që prodhohet dhe gjendet edhe në pankreas, veshka dhe zorrë. Kjo enzimë ndihmon metabolizmin tonë dhe metabolizmin e antioksidantit kryesor, glutafionit.
“Problematikat në zorrë, në pankreas, kuptohen nga kjo analizë GGT, është kjo që na tregon gjendjen e mëlçisë, yndyrnat, nivelin e tyre dhe toksinat që ka. Në shumë studime është parë që GGT pasqyron kur ka rrezik të lartë dhe që mund të ndodhë infarkti”, përfundoi nutricionisti Altin Joka.
Komente
