Janë infektuar me koronavirus tre mësues tek gjimnazi "Sami Frashëri" në Përmet. Ata janë vetëkarantinuar në shtëpi dhe pritet të dalin rezultatet e tamponit. Për momentin mësimi vazhdon normalisht.
Lajmi i të infektuarve u konfirmua nga kryetarja e Bashkisë së Përmetit për Report Tv. Ajo tha se akoma nuk ka një vendim për pezullim të procesit mësimor.
Gjimnazi "Sami Frashëri" do të qëndrojë i hapur, pavarësisht se tre mësues të tij janë konstatuar me koronavirus. Vendimi për mbylljen e tij pritet të ndërmerret nga NJVKSH, e cila deri tani ka gjykuar të mos ndërmerret hapi ekstrem i mbylljes së tij. Të gjithë mësuesve të gjimnazit u janë marrë tamponet të premten dhe sot ka ardhur përgjigja pozitive për tre prej tyre.
Për nxënësit u janë marrë tamponët vetëm atyre që dyshohej se mund të ishin infektuar, por kanë rezultuar negative.
Lajmi kryesor: