Deputeti socialist, Bashkim Fino, 59 vjeç, është infektuar me Covid-19, i cili është i shtruar në spital prej disa ditësh. Kjo u bë e ditur nga zv. kryeministri, Erion Braçe, i cili thekson se Fino po luftonte fort për betejën e tij më të rëndësishme.
"Bashkim Fino është një shok, një mik, një koleg, një socialist! Është me ne çdo ditë në betejë, po lufton fort e po bën betejën e tij, tonën, ne gjithashtu po bëjmë betejën e tij, tonën, të përbashkët në Lushnje, Divjake, Fier, Patos, Roskovec, Mallakastër;
Një për të gjithë e të gjithë për një, edhe për bashkimin! Forca kampion", shkruan Braçe.
Bashkim Fino është në listat e PS në Fierit duke u renditur i 4-i në listë fituese.
Lajmi kryesor: