Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi është infektuar me COVID.
Berati në total ka 566 raste pozitive me COVID dhe nga 20 rastet e raportuara dje në Berat, disa janë mjekë, mësues dhe punonjës në institucione të ndryshme.
Rastet në Berat janë 1 sanitare në Repartin Infektiv në Spitalin e Beratit, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Hinkë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik, 1 sanitare në shkollën e mesme "Kristaq Capo" në Berat, 1 inxhinier nafte në Kuçovë, 2 shofera institucionesh.
Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID dhe 545 qytetarë të infektuar.
Lajmi kryesor:
835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani
//ReportTv.al