Një tjetër mjek i njohur në vend është infektuar me COVID. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi po kurohet në Turqi, pasi rezultoi i prekur me koronavirus.
Dr. Arjan Harxhi është edhe drejtues i spitalit COVID-3. Kujtojmë se mjekët, infermierët dhe personeli shëndetësor janë kategoria më e rrezikuar për tu prekur nga COVID pasi janë në ballë të luftës me virusin e rrezikshëm.
Lajmi kryesor:
725 raste të reja me koronavirus dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit! Infektohet drejtori i COVID/3, dërgohet për kurim në Turqi
K.T.//ReportTv.al