Koronavirusi ka prekur edhe spitalin e Beratit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në këtë spital janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 8 raste të reja nga të cilët 5 janë nga bluzat e bardha, më konkretisht infermierë në Pediatri, Kirurgji dhe te Urgjenca. ndërkohë, 3 rastet e tjera është një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës i kaldaje.
Ndërkohë, të infektuar janë konfirmuar dhe në Drejtorinë TatimiTaksave. 1 punonjës është infektuar me COVID së bashku me bashkëshorten e tij, e për pasojë janë karantinuar prej 4 ditësh në banesën e tyre.
Lajmi kryesor:
Sot 6 viktima dhe 127 persona pozitiv me COVID-19! 'Infektohet' spitali dhe Drejtoria Tatimeve në Berat
B.K./ReportTv.al