Një tjetër detaj nga përgjimet e siguruara nga Report Tv lidhur me rastin e Tire Alldërvishit ka të bëjë me mënyrën se si infermieret merrnin pagesat për shërbimet që ato kryenin ndaj pacientëve.
Në bisedë përmendet emri i infermieres Sheqerije e cila i dërgon mesazh SMS, Tires. Ajo i thotë që të shkojë të ndërrojë një pacient dhe më pas të marrë kafen (paratë) për shërbimin e kryer.
Kjo duket se e vendos Sheqerijen në rolin e një 'organizatoreje' por ende nuk ka një rezultat nga hetimet e kryera deri më tani.
”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe. Ne rregull. Mos harro. Me thuaj pastaj” - i ka dërguar mesazh Sheqerija Tires.
Lajmi kryesor:
Skemë e mirëfilltë kriminale/ Bashkëpunuan me Tire Alldërvishin, në pranga 3 infermiere dhe 1 sanitare te 'Shefqet Ndroqi'! Zbardhen përgjimet
E.M./ReportTv.al