TIRANË- Thellohet skandali që nisi me denoncimin që tronditi gjithë publikun shqiptar, atë të sjelljeve monstruoze të sanitares Tire Alldërvishi në spitalin COVID-2 me një paciente të moshuar e cila më pas humbi dhe jetën.
Katër urdhërarreste janë ekzekutuar sot nga autoritetet në Tiranë. Të arrestuarat janë 3 infermiere dhe 1 sanitare dhe sipas Prokurorisë së Tiranës bëhet fjalë për grup të mirëfilltë kriminal me qëllim fitimin. Bëhet fjalë për infermieret Sidorela Çelaj, Sheqerije Koci, dhe Mira Bushi dhe sanitares Rukije Hoxhaj.
Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës bëhet me dje se komunikimet ndërmjet Tire Alldervishit dhe kallëzueses, vajzës së viktimës, janë bëre si verbalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimit What’s App.
Sipas Prokurorisë është e qartë se persona me detyrë infermiere apo sanitare ne Spitalin "Shefqet Ndroqi" kanë krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shume në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen COVID 19 dhe familjarëve te tyre.
"Këta persona në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në këtë situatë pandemie, në vend të solidaritetit dhe mbi të gjitha përkushtimit për detyrën që duhej të demonstronin, e trajtonin detyrën si një privilegj nga i cili duhej te përfitonin çdo ditë dhe gjithnjë e me tepër. Këta persona në mungesë të plotë të përgjegjësisë që i ngarkon detyra, në mungesë të plotë të solidaritetit, në shkelje totale të ligjit dhe të moralit shoqëror kanë treguar sesi mund të njolloset këmisha e bardhë e cila duhet të përfaqësojë gjithë solidaritetin dhe përkushtimin ndaj pacientëve dhe jo ngritjen në sistem të abuzimit me detyrën dhe përfitimit në kurriz të pacienteve dhe të familjarëve të tyre. I përket veprimtarisë së mëtejshme hetimore zbulimi eventual i rasteve të tjera apo i personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë apo që kanë përfituar në kurriz të ushtrimit në mënyrë të përkushtuar të detyrës", thuhet në njoftimin e Prokuorisë së Tiranës.
Të arrestuarat
Mira Bushi, e bija e Sifi dhe e Fanije, e datëlindjes 21.07.1969, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Sheqerije Koci, e bija e Jonuz dhe e Hatixhe, e datëlindjes 26.10.1960, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Sidorela Çela, e bija e Remzi dhe e Fitore, e datëlindjes 17.08.1993, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale te ”Shpërdorimit te detyrës” dhe ”Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal
Tire Alldërvishi, sanitarja që u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 mln lekë të vjetra. Pas zbulimit të skandalit Tire Alldervishi u arrestua menjëherë nga uniformat blu. Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. Alldervishi nuk ishte në pavionin ku ishte pacientja dhe për të shkuar në atë pavion hiqej sikur ishte tezja e saj.
Në vendimin e lënies në burg të Alldërvishit, gjyqtarja Rexhina Memlika dha një mesazh shumë të fortë. Ajo u shpreh e pakënaqur nga klasifikimi i veprës penale nga prokuroria duke sugjeruar ndryshimin e kualifikimit të akuzës në 'mashtrim me pasoja të rënda'. Memlika tha se publiku është i tronditur dhe është nevoja për hetim të thelluar dhe se masa e marrë për të akuzuarën është masa më evidente që të parandalohet në çdo lloj mënyrë çdo lloj veprimi që në këtë lloj situate të krijohet kjo formë abuzimi. Siç duket edhe ky mesazh i fortë ka ndikuar në hetimet që janë bërë.
Kjo ngjarje e rëndë ka krijuar reagime të shumta në opinion publik, media por edhe në politikë.
Infermierja Sidorela Çela, Tire Alldërvishi dhe Rukije Hoxhaj
Sidorela Çela, Mira Bushi, Sheqerije Koci dhe Rukije Hoxhaj
Report Tv ka siguruar foton e sanitares Rukije Hoxhaj e cila ka bashkëpunuar me Tire Alldervishin për tu marrë rryshfete pacientëve të shtruar që po kuroheshin për COVID.
Urdhri i Infermierëve ka pezulluar licensat profesionale për 3 infermieret e arrestuar të spitalit 'Shefqet Ndroqi' të cilat kanë bashkëpunuar me Tire Alldërvishin.
Ky pezullim do të jetë në fuqi deri në një vendim gjykate.
Një tjetër detaj nga përgjimet e siguruara nga Report Tv lidhur me rastin e Tire Alldërvishit ka të bëjë me mënyrën se si infermieret merrnin pagesat për shërbimet që ato kryenin ndaj pacientëve.
Në bisedë përmendet emri i infermieres Sheqerije e cila i dërgon mesazh SMS, Tires. Ajo i thotë që të shkojë të ndërrojë një pacient dhe më pas të marrë kafen (paratë) për shërbimin e kryer.
Kjo duket se e vendos Sheqerijen në rolin e një 'organizatoreje' por ende nuk ka një rezultat nga hetimet e kryera deri më tani.
”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe. Ne rregull. Mos harro. Me thuaj pastaj” - i ka dërguar mesazh Sheqerija Tires.
Report Tv ka siguruar një pjesë të përgjimeve që Tirja ka bërë me infermieren Mira Bushi. Nga sa shihet, ato i kishin ndarë pacientët me dhoma.
Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që që sipas prokurorisë janë para.
17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6 Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.
17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj
17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von
17:51, 12/12/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha
17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta Ti e di qe punojm bashke
17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma
17:52, 12/12/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken
17:52, 12/12/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm
17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes
17:57, 12/12/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort
07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir
Prokuroria ka administruar prova të reja se Tire Alldervishi ka mashtuar disa familjarë të pacientëve të shtruar me COVID.
”Personit nën hetim Tire Alldervishi, i është kqyrur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular i markës ”Samsung” me kartë sim.
Nga kqyrja e aparatit celular në posedim nga personi nën hetim Tire Alldervishi, rezulton se kjo shetasese ka shkëmbyer komunikime të shumta me persona të ndryshëm, kryesisht paciente dhe famijarë të tyre si dhe sanitare dhe infermiere në spitalit ”Shefqet Ndroqi”.
Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”ËhatsApp” dhe SMS, rezulton se personi nën hetim Tire Alldervishi në bashkëpunim me persona të tjerë përves rastit me pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre.
Nga analizimi tërësor i këtyre komunikimeve në raport me deklarimet e pacienteve apo familjareve të tyre, apo edhe me veprimet e tjera hetimore, rezulton se qëllimi i ketyre personave ka qene marrja dhe hedhja ne dore e vlerave monetare dhe duke e perdorur detyren e tyre si mjet perfitimi personal”, thuhet në dosje.
Report Tv ka siguruar foton e infermieres Sidorela Çela e cila ka bashkëpunuar me Tire Allëdervishi. Ajo është infermiere në spitalin COVID-2.
Report TV sjell video nga momenti i arrestimit të 3 infermiereve dhe sanitares, me të cilat ka bashkëpunuar Tire Alldërvishi në skemën kriminale për marrjen e parave kundrejt shërbimit në spitalin COVID-2, edhe pse rezultoi që as shërbimin nuk ia bënin pacienteve.
Per mendimin tim, ky eshte deshtimi me i madh i ketij te gjatit, qe prioritet duhet te kishte shendetsine dhe gjygjsorin,ky nqs do te mbahet mendt per mire duhet te ndryshoj rrënjësisht sistemin e shendersise dhe gjygjsorin, ketu ka impaktin me te madh ne popull,tmerri nje shqiptari eshte te shkoj ne spital ose ne gjykate,se te njera o do shkoj drejt vdekjes,ose te tjera do shkoj drejt vetvrasjes, kështu po pati fatin te marri dhe nje mandat, po i vuri ne shina keto dy sisteme kryesore,do mbahet mend per mire, dhe do kete nje vend ne historine e shqiprise,ndryshe nuk ka me shprese per shqiptaret, se ketu do sundoj ligji dhe sistemi.
PërgjigjuE DEGJUAT DR E SPITALIT MBREME...E JU MERENI ME TIRET E INSTITUCIONEVE? VALLE A KA BYTHE NJE SANITARE, TE BEJE KESHTU PA OK E DIKUJT ME LART ?!
PërgjigjuAman o popull...kirurgu drejtor i spitalit te Shkodres nuk e futi mamin tim ne operacion pa i paguar 600€...dhe eshte drejtor i Rames.Cfar prisni nga infermieret e sanitaret qe nuk din te numerojn deri ne 10.Ky shtet esht kalbur nga themeli deri tek koka
PërgjigjuPer 600 euro mund te paguash dy persona qe ta bejne kirurgun per spital. Heren tjeter kirurgu do mendohej mire para se te kerkonte para. Por ja qe ti nuk e paske bere kete gje. As nuk e paske denoncuar kirurgun ne polici. Mos valle ke kerkuar dicka qe nuk te takonte? Mos valle i zure vendin ne liste ndonje fukarai?
Ta morim me long se mishi ka shteru !!!!!! Po prap ska problem te rri komandanti i legjionit te batalionit te aqif kapertonit , se ai do ti bej te gjitha per 2 mandatet e tjera , kini besim .
PërgjigjuCfarë prisni të ndodhë në një shtet ku politikani që u filmua duke bërë korrupsion miliona € bëhet president, ai që vret 4 vetë në mes të ditës në bulevard nuk i futet gjemb në këmbë, ai që fiton zgjedhjet duke premtu drejtësi ka 8 vjet që nuk bën asgjë për drejtësinë, u zbrazën burgjet e italisë se erdhën e u bënë deputetë e kryetarë komunash në shqipëri. Pse Tire Allishverishi mos të bëhet dikushi?
PërgjigjuNuk kuptove ironinë ose nuk të intereson ta kuptosh. Ideja është që peshku qelbet nga koka o shoku.
Sipas teje, meqe Stalini ka vrare qindra mijra njerez pa i hyre gjemb ne kembe, nuk duhet te denohet njeri per vrasje? Kur nuk i ben dot gje peshkut te madh do merresh me peshkun e vogel qe c’ke me te. Keto ndyresira kane cuar pacientet drejt vdekjes ne menyren me cinike te mundshme. Po te kishin pushtet do ta kishin bere me zi se Meta.
Te kalben ne burg Kurvat!
PërgjigjuTI rrifni sa ti dale shpirti ti rrifni....
PërgjigjuVriteni fare kete plehre tiren ,,,qe te zene mend te tjeret,,,ndryshe keshtu do bejne ....
PërgjigjuARRESTOJINI TE GJITHE MALOKET ,,NGA SANITARET E DERI TEK DOKTORET,,,,SE TE GJTIHE KANE VJEDHUR ATY,,EDHE TEK INFEKTIVI....
PërgjigjuKE DREJTE O YMER, PLERAT SHKATERRUAN NJE VEND TE TERE DHE KANE ZAPTUAR TIRANEN...PRENG NDUE ESHTE ISH PRONAR NE SARANDE YTTTTTT RRACE MUTI MALOKAR !!!
3 malok qe ju dogji komenti per maloket neper spitale.te fala plakave a ca keni qe punojn neper spitale ahahah
Kurvat e jugut jan me te mirat...nuk punojn infermiere se semafori nxjer me shum fitime
Goret e jugut pun9jn ne gjermani daku. Maloket kan met neper spitale
A thu Jan vetem maloket qe bojne pislliqe?? Op ku ka ma bije-kurvash se goret e jugut
Gjeja qe bie me shume ne sy eshte qe Prokuroria e ka marre me shume lehtesi kete pune, aq sa gjyqtarja (bravo i qofte) e ka theksuar kete gje. Mbase prokurori ka marre pjesen e vet nga biznesi mortor i ketyre monstrave?
PërgjigjuMe ate prokuror legen qe ka ceshtjen, prite kur ti nxjeri te gjitha pa faj kto pasi ti mari ca lek. Eshte prokurori me legen qe ekziston, burri i deputetes PS, nje injorant qe nga OPGJ u be prokuror vetem nga gruaja. Njeri super i korruptuar.
Ketu eshte sistemi i kalbur. Shkoni kontrrollini telefonat e te gjithe infermjerve dhe mjekeve e pastruseve. Po nuk jane te gjithe me biseda te tilla....me keq eshte. Kjo eshte maja e nje sistemi te kalbur
PërgjigjuNjëra Hoxhë e tjetra Dervish..,che fara bruti!
PërgjigjuL'incongruenza e l'incoerenza della prima parte del tuo discorso fa inconsapevolmente rispecchiare l'attitudine individuale della persona che si descrive ogniqualvolta che li capita di dimostrare la percentuale del suo essere minus habens invece la seconda parte svela la difficoltà di approcciarsi intellettualmente con la società. Tung
Po sa tire dhe kshu soji ka, ket e dine tgjithe. Fokusimi ra te "Shefqet Ndroqi" nTirane, por me bo i xhiro neper pavionet e Rajonalit Durres ven duret nkoke. Infermjere qe kujtojne se jane tu shku ndasem me thonj tgjata si laviret me veshje jo dinjitoze dhe per me shume me sjelljen skandaloze prej adoleshentesh injorante. Ska shonc mos me pagu leke per cfardo lloj sherbimi, qofte ke urgjenca e deri te te shtruarit. Se kuptoj, kto shushunjat a kane familje vete? A kane dhimbsuri tpakten per ato njerez qe numrojne edhe çapat e bukes nga mospasja. Me thone turp osht gjoja me normale, po i zonçin mallkimet e fukarejve
PërgjigjuE shkaterruan rinin . O do rrijne pa pune o do i mesojne te vjedhin. As te rinia skemi me shpresa , ska te ardhme ky vend.
PërgjigjuRinia shkaterrohet nga prinder si keto. Nuk eshte justifikim sistemi se cdokush ka pergjegjesi infividuale per tu bere ose jo plehre