GREQI- Ditën e sotme ka nisur vaksinimi anti-COVID i qytetarëve në Greqi. Infermierja Efstathia Kampisiouli është bërë qytetarja parë në vend që ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
Infermierja gjatë kohës që po vaksinohej, ka ngritur gishtin e madh dhe ka bërë “ok”, duke treguar se çdo gjë po shkon shumë mirë.
“U ndjeva mirë, nuk kam asnjë frikë dhe dyshim, kam bërë shumë vaksina në jetën time”, tha infermierja pasi ka kryer vaksinën.
Personi i dytë i cili është vaksinuar është një 88 vjeçar, i cili jeton në njësinë e kujdesit për të moshuarit në Melissa në Athinë. Ai ka shprehur dëshirën e tij për të qenë ndër të parët që do të vaksinohej sot në vend edhe më përpara në mbështetje të kësaj nisme.
Lajmi kryesor:
Greqia nis vaksinimin anti-COVID të qytetarëve/ Kyriakos Mitsotakis: Plotësisht pa dhimbje (VIDEO)
J.GJ./ReportTv.al