Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në prezantimin e programit për infrastrukturën dhe energjinë në Kuvend tha se, “objektivi strategjik i qeverisë shqiptare për zhvillimin e transportit detar ka në fokus ridimensionimin e superstrukturës portuale dhe të transportit detar”
Kjo tha ministrja do të bëhet përmes zgjerimit të zonave portuale, kompletimit me zona të zhvillimit ekonomik, zhvillimit dhe specializimit të porteve ekzistuese.Balluku përmendi projektet më të rëndësishme si porti i Durrësit.
“Është porta më e rëndësishme ndërkombëtare e këtij sektori, pra qoftë tregtar, qoftë atij të pasagjerëve”.
“Kjo qasje e studiuar sa i përket zhvillimit të porteve, atyre kryesore, pra Durrësit dhe Vlorës duke u pasuar më pas dhe nga portet më të vogla që mund të kthehen në pika zhvillimore të turizmit, si Himara, Saranda, Shëngjini do të rezultojnë shumë shpejt një nxitje e fortë ekonomike, jo vetëm për qytetet ku ato ndodhen, por për gjithë Shqipërinë dhe pse jo për gjithë rajonin. Portat e ajrit janë një tjetër mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit në përgjithësi dhe turizmit në veçanti. Me të njëjtin ritëm si në transportin detar edhe në atë ajror vijon implementimi i strategjisë për krijimin e një rrjeti aeroportesh që do të mbulojë operimet e brendshme, ato rajonale dhe ndërkontinentale, për t’i dhënë turizmit shqiptar nxitjen e nevojshme për t’u shndërruar në një shtyllë ekonomike të vendit, për të krijuar mijëra vende pune për qytetarët shqiptarë dhe për t’i dhënë komuniteteve lokale një bum ekonomik të jashtëzakonshëm”, theksoi ajo.
Lajmi kryesor: