Instalacioni për biodiversitetin në sheshin ‘Skënderbej’, Trajçe: I rikonceptuar me 38 specie, shumë prej tyre drejt zhdukjes! Artisti Eski: Vlerë për brezat që do vijnë

6 Tetor 2023, 20:55| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 07:57

  • Share

Instalacioni me 38 specie unike që është ekspozuar në sheshin Skënderbej ka për qëllim të përcjellë mesazhin për mbrojtjen e Biodiverisitetit për publikun e gjerë. Aleksandër Trajçe, Drejtor i PPNEA (shoqata e ruajtjes dhe mbrojtjes se mjedisit natyror në Shqipëri), ishte i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj për të folur për këtë nismë që e ka zanafillën që prej një viti dhe synon të japë mesazhin e të gjitha vlerave që mbart vendi ynë, por edhe që duhet t’i ruhemi rrezikut të zhdukjes së disa prej specieve.

“Idea ka lindur në diskutim me fondacionin me të cilin bashkëpunojmë. Kemi diskutuar prej një viti se si mund ta sillnim biodoversitetin dhe vlerat që natyra shqiptare ka në mes të Tiranës, kjo duke patur parasysh se jeta në Tiranë sa vjen dhe po i  largohet natyrës. Pra fëmijët që jetojnë në Tiranë s’kanë më shansin që të jetojnë në male fusha. Kur kam qenë fëmijë vetë ende në Tiranë mund të sodisje natyrën. Edhe pse në qytet jemi rrtiur pranë natyrës, tani realiteti p[o ndryshon. Duke patur parasysh dhe një trashëgimi të madhe kulturore që ka vendi e cila pasqyrohet shumë bukur në mozaikun te muzeu historik kombëtar menduam duke ndjekur të njëjtën linjë dhe frymë artistike të bëjnë një mozaik të trashëgimisë natyrore që ka Shqipëria.

Në mozaik janë 38 specie që janë llojet më unike dhe shumë prej tyre më të rrezikuar në prag zhdukje. Aty pasqyrohet rrëqebulli i ballkanit. Kemi pelikanin kaçurrel. I rrezikuar në nivel global. Kemi fokën e mesdheut. Aty kemi flamingot shumë lloje të gjitarëve përfshirë dhe dhinë e egër që kërcënohet nga gjuetia e paligjshme, kemi kaprollin, derrin e egër, breshkën e detit. Shpeshherë bëhet dhe lajm se mbetet në rrjetën e gjuetarëve, tha ai.

Trajçe tha se vepra do të jetë e ekspozuar te sheshi Skënderbej deri më 23 tetor.

“Vepra do jetë në shesh deri në datën 23 tetor dhe nuk e kemi përzgjedhur periudhën e vendosjes rastësisht por e mirëmenduar sepse në këtë periudhë do të ndodhë dhe takimi i liderëve të BE në Tiranë. Mesazhi ka qenë për ti dhënë dhe Europës një mesazh se Shqipëria është edhe biodiveristet. Për të theksuar se një nga pasuritë më të mëdha që ka vendi ynë për të cilin duhet të ndihemi krenarë është biodiversiteti, nëse ka një gjë që e distancon Shqipërinë nga shumë vende të tjera të Europës është pasuria e biodiveritetit”.

Artisti Kleidi Eski, që ka realizuar instalacionin shprehet se ky projekt ka një vlerë të madhe për brezat që do të vijnë.

“Kur mu propozua idea isha i zënë dhe thashë do ta bëj. Përzgjedhja e specieve ka qenë një proces që është ndërmarrë nga specialistw të fushës. Arsyeja pse i bëjmë pasqyrim mozaikut është për të thënë që Shqipëria është një tokë të cilën e ndajmë bashkë me gjallesa të tjera. S’ka koncept të atdheut që veçohet vetëm me njerëzit. Është një tokë që e ndajmë me të gjithë ekosistemin. Kam qenë i befasuar nga reagimi i njerëzve. Ajo që me entuziazmon është fakti që vizitohet nga shkolla, turistët kanë rëndësinë e tyre patjetër, por ky projekt ka një vlerë të madhe për brezat që do të vijnë”, shtoi ai.

Kjo është fushata më e madhe e realizuar nga dashamirësitë e ekosistemit për të dhënë mesazhin e të gjitha vlerave që mbart vendi ynë, por duhet t’i ruhemi rrezikut të zhdukjes së disa prej tyre.

Ora 21:19
Trajçe: Aeroporti i Vlorës po ndërtohet në një zonë të mbrojtur, do ndërpresë një rrugë migrimi për shumë shpendë

 

Peizazhi favorizon  Shqipërinë për të zhvilluar turizmin e biodiversitetit me një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët janë pasuri me vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme për vendin tonë. Drejtori i PPNEA (shoqata e ruajtjes dhe mbrojtjes se mjedisit natyror në Shqipëri) Aleksandër Trajçe, i ftuar në "Studio Live" në Report Tv ndalur te rreziqet që i kanosen ekosistemit ai përmendi Aeroportin e Vlorës i cili sipas tij po ndërtohet në një zonë të mbrojtur dhe si pasojë do të ndërpresë një rrugë migrimi të shumë shpendëve.

“Në fakt organizata jonë punën më të madhe e ka jashtë Tiranës. Kryesisht në zona që kanë biodiversitet më të lartë dhe janë më të kërcënuarat. Nuk është aq e lehtë si punë, sfidat janë të mëdha. Po përballemi me zhvillim shumë agresiv ekonomik të vendit ku infrastruktura ka një përparësi sidomos infrastruktura e turizmit ka prëparësi ndaj çdo gjëje tjetër. Jemi duke e kafshuar dhe ngënë natyrën hapa pas hapi dhe kjo e vështirëson punën për të ruajtur natyrën dhe biodiversitetin.

Sot problemi është urbanizimi i bregdetit një nga rreziqet më të mëdha, shumë zona që deri pak kohë më par ëishin natyrore tani po transformohen në zona urbane me zhvillimin e resorteve të ndryshme ndërtesave e apartamenteve luksoze e që ndërtohen në bregdet, por edhe në ndërtim infrastrukturash të pamenduara siç mund të jetë rasti i aeroportit në peisazhin e mbrojtur.

Konkretisht aeroporti është në vendndodhje të gabuar aty është zonë e mbrojtur. Tashmë është zonë e mbrojtur, sepse ka vlera të mëdha natyrore dhe të biodiveristetit, ndërtimi i aeroportit aty do të ndërpriste një rrugë migrimi të shumë prej shpendëve që i kemi pasqyruar në mozaik të cilat janë pasuri jo vetëm e Shqipërisë por edhe e të gjithë Europës”, shtoi ai.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?