Peizazhi favorizon Shqipërinë për të zhvilluar turizmin e biodiversitetit me një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët janë pasuri me vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme për vendin tonë. Drejtori i PPNEA (shoqata e ruajtjes dhe mbrojtjes se mjedisit natyror në Shqipëri) Aleksandër Trajçe, i ftuar në "Studio Live" në Report Tv ndalur te rreziqet që i kanosen ekosistemit ai përmendi Aeroportin e Vlorës i cili sipas tij po ndërtohet në një zonë të mbrojtur dhe si pasojë do të ndërpresë një rrugë migrimi të shumë shpendëve.
“Në fakt organizata jonë punën më të madhe e ka jashtë Tiranës. Kryesisht në zona që kanë biodiversitet më të lartë dhe janë më të kërcënuarat. Nuk është aq e lehtë si punë, sfidat janë të mëdha. Po përballemi me zhvillim shumë agresiv ekonomik të vendit ku infrastruktura ka një përparësi sidomos infrastruktura e turizmit ka prëparësi ndaj çdo gjëje tjetër. Jemi duke e kafshuar dhe ngënë natyrën hapa pas hapi dhe kjo e vështirëson punën për të ruajtur natyrën dhe biodiversitetin.
Sot problemi është urbanizimi i bregdetit një nga rreziqet më të mëdha, shumë zona që deri pak kohë më par ëishin natyrore tani po transformohen në zona urbane me zhvillimin e resorteve të ndryshme ndërtesave e apartamenteve luksoze e që ndërtohen në bregdet, por edhe në ndërtim infrastrukturash të pamenduara siç mund të jetë rasti i aeroportit në peisazhin e mbrojtur.
Konkretisht aeroporti është në vendndodhje të gabuar aty është zonë e mbrojtur. Tashmë është zonë e mbrojtur, sepse ka vlera të mëdha natyrore dhe të biodiveristetit, ndërtimi i aeroportit aty do të ndërpriste një rrugë migrimi të shumë prej shpendëve që i kemi pasqyruar në mozaik të cilat janë pasuri jo vetëm e Shqipërisë por edhe e të gjithë Europës”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Instalacioni për biodiversitetin në sheshin ‘Skënderbej’, Trajçe: I rikonceptuar me 38 specie, shumë prej tyre drejt zhdukjes! Artisti Eski: Vlerë për brezat që do vijnë
B.K//ReportTv.al