Politikë

‘Institucionet, dobësi të mëdha’, Rama-sipërmarrësve: Thojini gjërat troç, kështu mund të kuptojmë çfarë mund të bëjmë më mirë

2 Korrik, 13:40| Përditesimi: 2 Korrik, 14:29

  • Share

Në takimin për bujqësinë në Cërrik, kryeministri Edi Rama iu kërkoi sipërmarrësve dhe fermerëve që të flasin troç për problematikat që kanë, pasi vetëm kështu mund të adresojnë gjërat siç duhet. Kreu i qeverisë theksoi këto tryeza diskutimi për fshatin duhet të shtrihen edhe në nivel qarku.

“Këto dije janë pasuri që duhet ta ndajmë së bashku, por se ndajmë së bashku nëse nuk jemi ne që të vijmë te ju. Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Ftesat janë bërë duke pasur parasysh edhe faktin që të kemi një numër protagonistësh të administrueshëm në një tryezë diskutimi se ju nuk jeni të vetmit. Ky është një hap i parë për të ndërtuar më pas një proces dhe pasur tryeza të përbashkëta diskutimi për fshatin edhe në nivel qarku, ku mund të ftohen edhe të tjerë por duke u nisur nga konkluzionet e para të këtij diskutimi.

Pra është nevojë e jona, e madhe e jona, që të rrisim impaktin e institucioneve që në letër në misionin e tyre kanë mbështetjen e bujqësisë, e zhvillimit rural por në realitet kanë dobësi të mëdha. Këtu do të dëshiroja shumë që të jetë diskutim shumë i hapur, nuk na bën asnjë punë që juve të flisni duke rrumbullakosur fjalët ose duke mos i thënë gjërat troç. Vetëm kështu na jepni mundësinë se çfarë duhet të bëjmë më mirë për ju dhe vendin në tërësi. Baza e këtij takimi duhet të jetë të qenit krejt të hapur.”, tha Rama.  


Lajmi kryesor:

Në ‘skaner’ bujqësia, Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme! Kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?