Politikë

Në ‘skaner’ bujqësia, Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme! Kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati

2 Korrik, 10:16| Përditesimi: 2 Korrik, 15:24

  • Share

CËRRIK- Është koha që vendi të ketë një sipërmarrje rurale të fuqishme, tha kryeministri Edi Rama nga Cërriku, ku mblodhi fermerë, ministra dhe kryebashkiakë për të folur mbi sfidat e bujqësisë, në kushtet kur vendi po përgatitet për të qenë anëtar i BE në fund të dekadës. 

"Ky vend duhet të ketë sipërmarrje rurale të fuqishme. Duhet të kemi ambicien që tani t’i kushtojmë më tepër rëndësi agropërpunimit, rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje. Dhe kjo s’mund të jetë çështje fati apo thjesht dhe vetëm e dëshirës së disa individëve por një strukturë e tërë pune e përbashkët.", u shpreh Rama. 

Duke folur për një sinergji mes institucioneve, për të çuar para zhvillimin rural, të parat që kritikoi ishin bashkitë. Sipas Ramës ata duhet të bëjnë një kthesë të fortë për të kthyer sërish vëmendjen te fshati. 

“Qysh se është bërë reforma administrativekryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin, si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë, ku duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim pushteti vendor duhet të bëhet pararojë në këtë sipërmarrje. Të jetë pika e parë mbështetje për ata që duan të zgjerojnë sipërmarrjet apo të reja. Jo pushteti vendor të jetë siç ndodh shpeshherë, problemi kryesor për të marrë një vërtetim apo leje", shtoi kreu i qeverisë.

250 milionë euro tha Rama, të vëna në dispozicion të fermerëve në formën e një linje kredie nga Banka e Shqipërisë është mjaftueshëm për tiju përgjgijur ambicieve të fermerëve për projekte në fshat

"Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 mln euro që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit", u shpreh ai. 

Takimi për bujqësinë do të vijojë në Cërrik edhe të enjten. 

 

Ora 14:31
Ministrja Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane! Rritëm financimin dhe investimet

 

Në një takim me sipërmarrës e fermerë, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj listoi arritjes në sektorin e bujqësisë gjatë dekadës së fundit, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore.

Në takimin ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, Denaj tha se u mblodhën për të diskutuar për vizionin e Shqipërisë 2030, e bujqësisë 2030. Ministrja tha se kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane.

“Kam kënaqësinë të nisim një tryezë të përbashkët diskutimi dy ditor të organizuar nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama. Fillimisht, dua t’ju falenderoj për kontributin e secilit prej jush në zhvillimin e sektorit në fushta e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agropërpunimit dhe agroturizmit. Në dekadën e fundit kemi arritur së bashku shumë, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore. Jemi mbledhur sot për të ndarë ide, për të diskutuar sfidat e tashmes, por mbi të gjitha diskutuar për vizionin e Shqipërisë 2030, e bujqësisë 2030. Si politikbërës, akademikë, biznese, kemi një objektiv të përbashkët, një biznes të bujqësisë moderne, konkurruese dhe brenda familjes europiane. Dy ditë janë të rëndësishme për biznesin tuaj dhe jam e bindur që keni lënë pas me merakun tuaj disa nga problematikat që përballeni çdo ditë, por menduam që këto dy ditë janë shumë të rëndësishme për këtë bashkëbisedim mes të tre drejtueseve kryesorë në politikbërje, akademikëve që na janë bashkuar dhe ju vet si përfaqësues që na ndihmoni në një proces kaq të rëndësishëm. Në pjesën e parë, kemi një diskutim gjithëpërfshirës, më pas pas dreke do të vijojmë me ndarjen në disa tryeza ku kontributi i secilit prej jush vjen në politikbërje si vlerë e shtuar. Sigurisht, konkluzionet nga çdo tryezë dhe temat, të cilat unë shpresoj t’i nxjerrim nga biseda në pjesën e parë të ditës, të kemi mundësi t’i prezantojmë të nesërmen në mëngjes”, tha Denaj.

Ora 13:58
Rama: Paketa e Maleve rrezikon të mbetet pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur

 

Në një takim me sipërmarrës e fermerë, kryeministri Edi Rama në Cërrik u shpreh se linja e re e kredisë 250 mln euro për bujqësinë, duhet shfrytëzuar maksimalisht, ashtu si edhe Paketa e Maleve. Për këtë të fundit tha se rrezikon të mbetet e pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur.

“Këtu janë edhe disa prej drejtuesve vendorë dhe shpresoj që nga kjo bisedë e sotme të çelim një kapitull të ri bashkëpunimi dhe ndërveprimi me territoret në të cilat zhvillohet jeta e përditshme e fshatit. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht, por edhe paketa e maleve e vënë në dispozicion të zhvillimit rural, që rrezikon të mbetet pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur, deri kur këto gjëra të kthehen në pjesë të të menduarit të përditshëm të komuniteteve. Kam parasysh ata që punojnë tokën, ata që administrojnë territorin në nivelin vendor dhe qendror”, tha Rama.

Ora 13:54
Rama-sipërmarrësve: Me subvencionet nuk shkojmë larg, vetëm mbijetojmë! Duhet të krijojmë një shoqëri të përbashkët

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit për bujqësinë në Cërrik, theksoi se është e nevojshme që të ndërtohet një shoqëri e përbashkët ku të përfshihen sipërmarrësit dhe bashkitë. Sipas kryeministrit, problemi nuk zgjidhet me subvencionet pasi me të thjesht mbijetojnë, ndërkohë që me krijimin e një shoqërie të re, financimi do të jetë më i madh sesa 10 vite nga subvencionet.

“U bënë shumë vite që përpiqemi të krijojmë një realitet kapitalist dhe kryefjala jonë, s’e kam fjalën për ju, për ne në radhë të parë, është buxheti. Mblidh taksa dhe jep buxhet dhe të gjithë turren te buxheti duam më shumë ndërkohë që nga ana tjetër duan më pak taksa. Ndërkohë që buxheti nuk është  në asnjë mënyrë përgjigjja për sfidat që ne kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 mln euro është linja e kredisë së BSH. Bashkia të jetë e para të ulet të ndërtojë një projekt, të ndërtojë një shoqëri të përbashkët, të fusë fonde dhe të marrë kredinë përkatëse të garantuar nga shteti dhe nuk është çështje subvensionesh.

Me subvencionet nuk shkojmë larg por thjesht mbijetojmë. Në rast se krijojmë një shoqëri ku bashkia bëhet pjesë dhe kur qeveria bëhet pjesë përmes garancisë sovrane, financimi është më i madh sesa 10 vjet financim nga subvensionet. Në rastin konkret, ju duhet të bëheni promotorë të kësaj se i keni kapacitetet për të bërë një projekt dhe të uleni me bashkinë. Kjo është rruga, nëpër Evropë janë pjesëmarrëse aktive të zhvillimeve në biznesin e fshatit. Buxhetit i shtetit për bujqësinë ka shumë më pak sesa ca keni ju të deklaruar dhe të padeklaruar. Ju jeni ata që mund t’i tërhiqni bashkitë në proces duke sjellë dijen tuaj, kështu që unë pres që shoqata juaj të vijë dhe të thotë se kemi bërë një projekt dhe ia kemi çuar bashkisë së Malësisë së Madhe, s’po marrim mbështetje, Shkodrës apo Laçit...dhe s’po marrim përgjigje. Këtu gjejmë ne mënyrën se si të ndërhyjmë dhe se si të mbështesim. Por ama gjëja duhet të fillojë nga projekti.”, u shpreh Rama.

Ora 13:50
Rama nga Cërriku: Duhet të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme! Pushteti vendor të jetë pika e parë mbështetëse, jo pengesë

Kryeministri Edi Rama, në takimin në Cërrik, tha se duhet të zhvillojmë një sipërmarrje të fuqishme rurale. Kryeministri i kërkoi pushtetit vendor që të jetë pararojë e kësaj sipërmarrjeje dhe jo pengesë.

“Ky vend duhet të ketë sipërmarrje rurale të fuqishme. Duhet të kemi ambicien që tani t’i kushtojmë më tepër rëndësi agropërpunimit, rritjes së eksporteve të produkteve të përpunuara, por kjo kërkon sipërmarrje. Dhe kjo s’mund të jetë çështje fati apo thjesht dhe vetëm e dëshirës dhe ambicies së disa individëve por një strukturë e tërë pune e përbashkët. Kërkon sipërmarrje dhe pushteti vendor duhet të bëhet pararojë në këtë sipërmarrje. Duhet të jetë pika e parë mbështetje për ata që duan të zgjerojnë sipërmarrjet apo të bëjnë sipërmarrje të reja.

Jo pushteti vendor të jetë siç ndodh shpeshherë, problemi kryesor për të marrë një vërtetim apo leje, pëer të zhvilluar një projekt në aspektin fizik, jo është kështu jo ashtu..një histori e paimagjinueshme për ritmin që duhet t’i japim në kësaj pune. Besoj se të paktën arsyeja dhe fryma e kësaj tryeze është e qartë. Tani mbetet që të vazhdojmë bisedën dhe që të marrim maksimumin nga secili prej jush. “, u shpreh Rama.

Ora 13:42
Rama kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë! Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

 

Nga Cërriku ku po zhvillon një takim me në fokus bujqësinë, kryeministri Edi Rama pati edhe kritika për kryebashkiakët, të cilëve u tha se janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Ndërkohë, Rama u ndal edhe tek fondi 250 mln euro që Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion për të mbështetur me kredi sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. 

“Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe, kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin, si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë, ku duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me kontributin dhe bashkëpunimin e fermerëve të sipërmarrësve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa, por nuk mund të jemi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë, 250 mln euro që është një shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe për t’iu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar me garancinë sovrane që është prej kohësh në dispozicion të fshatit, nuk ka sjellë dhe gjasat janë që të mos sjellin asnjë rezultat domethënës në rast se nuk ndryshojmë qasjen”, tha Rama.

Ora 13:40
‘Institucionet, dobësi të mëdha’, Rama-sipërmarrësve: Thojini gjërat troç, kështu mund të kuptojmë çfarë mund të bëjmë më mirë

Në takimin për bujqësinë në Cërrik, kryeministri Edi Rama iu kërkoi sipërmarrësve dhe fermerëve që të flasin troç për problematikat që kanë, pasi vetëm kështu mund të adresojnë gjërat siç duhet. Kreu i qeverisë theksoi këto tryeza diskutimi për fshatin duhet të shtrihen edhe në nivel qarku.

“Këto dije janë pasuri që duhet ta ndajmë së bashku, por se ndajmë së bashku nëse nuk jemi ne që të vijmë te ju. Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Ftesat janë bërë duke pasur parasysh edhe faktin që të kemi një numër protagonistësh të administrueshëm në një tryezë diskutimi se ju nuk jeni të vetmit. Ky është një hap i parë për të ndërtuar më pas një proces dhe pasur tryeza të përbashkëta diskutimi për fshatin edhe në nivel qarku, ku mund të ftohen edhe të tjerë por duke u nisur nga konkluzionet e para të këtij diskutimi.

Pra është nevojë e jona, e madhe e jona, që të rrisim impaktin e institucioneve që në letër në misionin e tyre kanë mbështetjen e bujqësisë, e zhvillimit rural por në realitet kanë dobësi të mëdha. Këtu do të dëshiroja shumë që të jetë diskutim shumë i hapur, nuk na bën asnjë punë që juve të flisni duke rrumbullakosur fjalët ose duke mos i thënë gjërat troç. Vetëm kështu na jepni mundësinë se çfarë duhet të bëjmë më mirë për ju dhe vendin në tërësi. Baza e këtij takimi duhet të jetë të qenit krejt të hapur.”, tha Rama.  

Ora 13:37
Takimi për bujqësinë në Cërrik, Rama: Diskutojmë nga afër këndvështrimet për zhvillimin rural, disa gjëra janë jashtë ‘rrezes’ së vëmendjes

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me sipërmarrës, fermerë dhe ministrat në Cërrik, ku në fokus është bujqësia. Kreu i qeverisë thotë se janë mbledhur për të diskutuar më nga afër këndvështrimet e tyre dhe problematikat që lidhen me sektorin. Kreu i qeverisë tha se gjatë fushatës elektorale, kanë ndjerë nevojën e qytetarëve për t’u afruar më shumë dhe për t’i dëgjuar për aktivitetin e tyre në fshat.

“Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë territorin, hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat. Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximi nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj që është edhe koha e vendit.

Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim dhe tryezë të përbashkët diskutimi në një formë tjetër është sepse duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj të mund të shtjellohet plotësisht në një hapësirë informale pasi kjo mesa kuptoj unë ka munguar dhe na mungon. Pas këtij diskutimi do të mundohemi të gjejmë rrugët se si ky kontakt i vazhdueshëm të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.”, tha Rama.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 02/07/2025 16:59

    Po hyn çdo produkt i subvencionuar me lire se produktet tona. Bej nje politike agrare e ca institute/laboratore (farerash e pesticidesh) tani qe rruget i ke vene per terezi sinqerisht. S'ka faj bashkia. Beje prioritet bujqesine per stallat e kultivimet, me kanalizime e subvencione. Per kete rolin habitor kishim Braçen, mos te beje edhe KM sikur nuk e di ku çalon gjeja

    Përgjigju
  • Lenti: 02/07/2025 15:19

    Pergjegjesen per bllokim e miliona eurove nga programi IPARD fonde nga BE , Frida Krifcen e bere keshilltaren tende. Fondet per bujqesine dhe bujqit Frida i shperndau per resorte neper oligarke dhe kriminele. Ti tani nuk ke turp qe ben sikur nuk di gje.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 02/07/2025 14:05

    ZHBLLOKONI Kthimin e Pronave Pronareve te Ligjshem! PA ASNJE KUSHT!

    Përgjigju
  • veri: 02/07/2025 13:23

    Ndihmoni fermerët sepse do të dështonin në çdo fushë,vlerëson atë që thonë të huajt na pëlqen ushqimi ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?