Politikë

Rama-sipërmarrësve: Me subvencionet nuk shkojmë larg, vetëm mbijetojmë! Duhet të krijojmë një shoqëri të përbashkët

2 Korrik, 13:54| Përditesimi: 2 Korrik, 14:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit për bujqësinë në Cërrik, theksoi se është e nevojshme që të ndërtohet një shoqëri e përbashkët ku të përfshihen sipërmarrësit dhe bashkitë. Sipas kryeministrit, problemi nuk zgjidhet me subvencionet pasi me të thjesht mbijetojnë, ndërkohë që me krijimin e një shoqërie të re, financimi do të jetë më i madh sesa 10 vite nga subvencionet.

“U bënë shumë vite që përpiqemi të krijojmë një realitet kapitalist dhe kryefjala jonë, s’e kam fjalën për ju, për ne në radhë të parë, është buxheti. Mblidh taksa dhe jep buxhet dhe të gjithë turren te buxheti duam më shumë ndërkohë që nga ana tjetër duan më pak taksa. Ndërkohë që buxheti nuk është  në asnjë mënyrë përgjigjja për sfidat që ne kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 mln euro është linja e kredisë së BSH. Bashkia të jetë e para të ulet të ndërtojë një projekt, të ndërtojë një shoqëri të përbashkët, të fusë fonde dhe të marrë kredinë përkatëse të garantuar nga shteti dhe nuk është çështje subvensionesh.

Me subvencionet nuk shkojmë larg por thjesht mbijetojmë. Në rast se krijojmë një shoqëri ku bashkia bëhet pjesë dhe kur qeveria bëhet pjesë përmes garancisë sovrane, financimi është më i madh sesa 10 vjet financim nga subvensionet. Në rastin konkret, ju duhet të bëheni promotorë të kësaj se i keni kapacitetet për të bërë një projekt dhe të uleni me bashkinë. Kjo është rruga, nëpër Evropë janë pjesëmarrëse aktive të zhvillimeve në biznesin e fshatit. Buxhetit i shtetit për bujqësinë ka shumë më pak sesa ca keni ju të deklaruar dhe të padeklaruar. Ju jeni ata që mund t’i tërhiqni bashkitë në proces duke sjellë dijen tuaj, kështu që unë pres që shoqata juaj të vijë dhe të thotë se kemi bërë një projekt dhe ia kemi çuar bashkisë së Malësisë së Madhe, s’po marrim mbështetje, Shkodrës apo Laçit...dhe s’po marrim përgjigje. Këtu gjejmë ne mënyrën se si të ndërhyjmë dhe se si të mbështesim. Por ama gjëja duhet të fillojë nga projekti.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Në ‘skaner’ bujqësia, Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme! Kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?