Në një takim me sipërmarrës e fermerë, kryeministri Edi Rama në Cërrik u shpreh se linja e re e kredisë 250 mln euro për bujqësinë, duhet shfrytëzuar maksimalisht, ashtu si edhe Paketa e Maleve. Për këtë të fundit tha se rrezikon të mbetet e pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur.
“Këtu janë edhe disa prej drejtuesve vendorë dhe shpresoj që nga kjo bisedë e sotme të çelim një kapitull të ri bashkëpunimi dhe ndërveprimi me territoret në të cilat zhvillohet jeta e përditshme e fshatit. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht, por edhe paketa e maleve e vënë në dispozicion të zhvillimit rural, që rrezikon të mbetet pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur, deri kur këto gjëra të kthehen në pjesë të të menduarit të përditshëm të komuniteteve. Kam parasysh ata që punojnë tokën, ata që administrojnë territorin në nivelin vendor dhe qendror”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Në ‘skaner’ bujqësia, Rama: Linjë kredie 250 mln €, duhet një sipërmarrje rurale e fuqishme! Kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati
SI.E./I.M/ReportTv.al
