Bledi Çuçi i është përgjigjur kreut të SPAK, Altin Dumani në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ky i fundit për institucionet që nuk kallëzojnë krimet. Çuçi tha se është shpejt që një institucion që ka 3 vite të bëjë një analizë statistikore.
‘Është shpejt për një institucion që ka tre vite të bëj një analizë statistikore dhe duhet një bazë më e gjerë. Ky nuk është se ka qenë një shqetësim i drejtpërdrejtë. Ka pasur një shqetësim në raportin analitik të SPAK që lidhet me garantimin solid te hetimeve prokative.’- tha Çuçi.
Lajmi kryesor:
‘Integrimi’, Dumani: Institucionet publike s’kallëzojnë rastet! Çuçi: Herët që SPAK të bëjë analizë! Gonzato: Sfidë, ulja e numrit të dosjeve në gjykata
M.Q./ReportTv.al