Presidenti Bajram Begaj

Politikë

Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore: Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë ngre shqetësime serioze

2 Tetor, 16:43| Përditesimi: 2 Tetor, 16:45

  • Share

1759337518_PresidentiBajramBegaj.jpeg

Presidenti Bajram Begaj

Edhe Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, IPLS, një organizatë që merret me çështjet e drejtësisë, në një postim në rrjetet sociale kritikoi aktin e presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli zgjedhjet me datë 9 nëntor, ndonëse Erion Veliaj e ka ankimuar shkarkimin në Kushtetuese.

Në një postim në platformën “X“ shkruan se “dekreti i Presidentit për të shpallur zgjedhjet në Tiranë, pavarësisht dispozitave të qarta Kushtetuese, ngre shqetësime serioze.“

“Jemi në një moment vendimtar: a do të respektojnë Institucionet ligjin, apo ligji dhe Kushtetuta do tju perkulen atyre?“, pyet Instituti Studimeve Publike dhe Ligjore.

Postimi i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore


Lajmi kryesor:

‘Dekreti i Begajt për Tiranën shkel nenin 115’, Jordan Daci: Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar, Gjykata Kushtetuese të veprojë shpejt (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?