Politikë

Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman dhe ambasadorja franceze: Po punojmë që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda presidencës sllovene

11 Nëntor 2021, 12:44| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 15:11

  • Share

Ambasadori gjerman dhe ambasadorja franceze, deklaruan sot nga qyteti i Korçës se po punojnë për të bërë të mundur realizimin e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE brenda presidencës sllovene. Ato ndodhet sot në Korçë në kuadër të aktivitetit të mbajtur në nder të ushtarëve francezë të rënë në luftën e parë botërore. Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq tha se shqetësimi i momentit është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pyetja ose çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha  dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje.”-tha ambasadorja franceze.

Ambasadori gjerman Peter Zingraf deklaroi se duhet të punojmë të gjithë së bashku për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet.”-tha Zingraf.

Pyetje: Për konfliktin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, a mund ta ketë Shqipëria e vetme një datë nëse nuk zgjidhet konflikti midis tyre?

Ambasadorja franceze: Kjo çështje nuk shtrihet për momentin, çështja që shtrohet për momentin është që përgjatë presidencës sllovene të punojmë të kemi një datë.

Lidhur me pyetjen se cili do ishte qëndrimi i tyre nëse ish-kryeministri Sali Berisha do merrte drejtimin e Partisë Demokratike. Asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj pyetjes, duke u shprehur se shqetësimin kryesor kanë organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pyetje: Qëndrimi juaj nëse Berisha merr drejtimin e partisë Demokratike?

Ambasadorja e Francës: Pyetja që më shqetëson më tepër është organizimi i konferencës së parë ndërqeveritare të për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke shpresuar që të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë dhe që kjo të bëhet gjatë presidencës Sllovene.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?