TIRANË- Përtej rëndësisë politike, për kryeministrin Edi Rama procesi dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është më i rëndësishëm se vetë rezultati. Në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje që u mbajt në Tiranë, kryeministri Rama tha se ana teknike është një bekim për Shqipërinë, pasi mësojmë se si të ndërtojmë institucione.
“Nga ana teknike është një bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohurinë dhe i cili tregon se si të drejtohen institucionet. Kur ti ke institucione dhe i referohem Britanisë, duket më pak tërheqëse, por kur nuk ke institucione është një bekim, prandaj si Shqipëria ka për të ndërtuar institucione nëse nuk e bën nëpërmjet këtij kanali dhe nuk e bën nëpërmjet këtij procesi neurologjik, midis këtyre pragjeve, kritereve, standardeve dhe midis të gjitha gjërave të cilat duken të çmendura dhe në fakt janë të çmendura, por në fund është një kurbë mësimi. Prandaj teknologjia e re, mund të na japë shteteve si ne, mundësinë që të bëjmë hapa të cilët ndryshe do të ishin të pamundur”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndërsa nuk kurseu batutat për mënyrën se si funksionojnë institucionet në Gjermani, kreu i qeverisë tha se është e rëndësishme që vendi ynë të bëhet një vend që vepron njëjtë si të ishte anëtar i BE.
“Unë gjithmonë e kam thënë, nuk ka pasur dyshime se për ne, procesi është po aq i rëndësishëm, nëse jo, edhe më i rëndësishëm se rezultati, ajo në të qenurit shtete, vende anëtare të BE-së, pra udhëtimi është ai që ne kemi nevojë, sepse nëse ne bëhemi një vend i cili vepron nga ana institucionale, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, kjo mund të ishte trashëgimia më e madhe që ne mund ti japim fëmijëve tanë, për tu rritur dhe të jetojnë në një shtet ku institucionet të funksionojnë, jo si në Gjermani, “larg qoftë”, por le të themi si në Itali ose në një vend tjetër mesdhetar, sepse ne asnjëherë nuk kemi për tu bërë Gjermania edhe nëse e kemi ndihmën e Bashkimit Europian”, theksoi kryeministri.
Kritika ka kundrejt Bashkimit Europian, kur thotë se Perëndimi është bërë i mërzitshëm duke dhënë vetëm lesksione demokracie.
“Të krijojmë një model të mirë për shoqërinë tonë bazuar, mbështetur tek ajo që ne kemi zgjedhur lirisht, që të jemi pjesë e këtij komuniteti vendesh, të cilat besojnë në disa gjëra të caktuara, por këto gjëra të caktuara nuk mund të na bëjnë ne që të paragjykojmë vendet e tjera. Shikoni vendet e Lindjes së Mesme. Si mund t'i paragjykojmë ne ata pse ata nuk kanë të njëjtin sistem. Ne nuk mund ta bëjmë këtë, ne nuk duhet ta bëjmë këtë. Në fakt, ne duhet t'i respektojmë dhe duhet të mësojmë prej tyre dhe ata duhet të mësojnë prej nesh, por jo t'i mbështesim, t'i bazojmë marrëdhëniet tona mbi faktin se sa të tjerët na pëlqejnë ne. Pra, unë besoj që në Perëndim kjo është bërë një lloj gjëje e mërzitshme, kur të tjerët vetëm japin leksione dhe flasin për demokracinë, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të funksionojë bota?”, u shpreh Rama.
Shefi i qeverisë thotë se për herë të parë, ne si komb kemi zgjedhur të jemi në BE dhe për unionin ka këtë sugjerim.
“Ne duhet të punojmë së bashku, të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë atë që ne duam, që na pëlqen të ndërtojmë. Shqipëria asnjëherë s'ka patur mundësinë më parë që të zgjedhë lirisht se me kë të jetojë. Ne kemi qenë viktima të zgjedhjeve të të tjerëve. Për herë të parë në histori, tashmë ne kemi zgjedhur si shtet, si komb, që ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Kjo është një zgjedhje që ka bërë kombi, vendi, është fantastike, është shumë mirë. Ne nuk mund të shkojmë edhe të flasim, të japim leksion te të tjerët pse ju nuk doni të jeni si ne. Ata do të qeshin, ashtu si ata vërtetë qeshin, por duan të tregohen edhe të mirësjellshëm me ne, kështu që kjo ishte ideja ime”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa eksperiencën e saj, aty ku Rama beson se Shqipëria do të jetë kampione, thotë se është gati ta ndajë në çdo moment.
“Është një gjë që ne mund të eksportojmë, prokurimi me anë të Inteligjencës Artificiale. Prandaj kemi filluar bashkëpunimin me Microsoft-in, sepse ata do të na japin edhe të drejtën e modelit, pronësinë e modelit duke pasur të drejtën për ta shitur.. dhe ne do të themi: në qoftë se doni të luftoni korrupsionin, atëherë mund të merrni, të blini modelin tonë të prokurimit publik", u shpreh Rama.
Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje mblodhi së bashku liderë politikë, ambasadorë, ministra, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, për të diskutuar mbi agjendën e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor; Reformat në sektorin publik në Shqipëri për katër vitet e ardhshme; Qeverisja vendore dhe reformat e decentralizimit.
Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do të ishtë trashëgimia më e madhe që mund t’u lihet fëmijëve.
Rama bëri batuta teksa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend si Gjermania, duke shtuar “larg qoftë”, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës. Kreu i qeverisë shtoi se kjo është arsyeja pse ambasadorët e huaj në vendin tonë duan të rrinë më gjatë se sa misioni i tyre dhe largohen të trishtuar.
"Unë gjithmonë e kam thënë, nuk ka pasur dyshime se për ne, procesi është po aq i rëndësishëm, nëse jo, edhe më i rëndësishëm se rezultati, ajo në të qenurit shtete, vende anëtare të BE-së, pra udhëtimi është ai që ne kemi nevojë, sepse nëse ne bëhemi një vend i cili vepron nga ana institucionale, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, kjo mund të ishte trashëgimia më e madhe që ne mund ti japim fëmijëve tanë, për tu rritur dhe të jetojnë në një shtet ku institucionet të funksionojnë, jo si në Gjermani, “larg qoftë”, por le të themi si në Itali ose në një vend tjetër mesdhetar, sepse ne asnjëherë nuk kemi për tu bërë Gjermania edhe nëse e kemi ndihmën e Bashkimit Europian. Prandaj, ne kemi nevojë që të mos e humbasim plotësisht mundësinë që të kemi disa gjëra të vogla në jetët tona, pjesën e gëzueshme të jetës dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ambasadorët dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri nga sa është misioni i tyre dhe kur largohen janë gjithmonë të trishtuar", tha Rama.
Komente

NUK DO QE TE BEHESH SI GJERMANIA,,,,SE DO TE VJEDHESH..
Përgjigju