Autoritetet pushtuese ruse të Krimesë kanë filluar evakuimin e gadishullit të pushtuar. Kështu deklaroi Andriy Yusov, përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, duke shtuar se komanda dhe administrata ruse në gadishull po shesin shumë pasuri të paluajtshme dhe po i nxjerrin familjet e tyre nga Krimea.
Por privatisht u thuhet: mos u shqetësoni, gjithçka është e qetë, gjithçka është nën kontroll dhe se ‘operacioni special’ po shkon sipas planit...”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin: Do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Zelensky: Rusia duhet të mposhtet në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake
M.Q./ReportTv.al