Një parlajmërim i frikshëm për rendin dhe sigurinë globale është marrëveshja e firmosur mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij bjellorus, Alexandër Lukashenko për vendosjen e armëve bëthamore taktike në Bjellorusi.
Lajmin e bëri të ditur Putin i cili tha se në Bjellorusi do të vendosen 10 avionë luftarakë të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike.
Komandantët e Forcave Ajrore të Suedisë, Norvegjisë, Finlandës dhe Danimarkës kanë nënshkruar një letër qëllimi për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike që synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.
Synimi është që të mund të operohet së bashku në bazë të metodave të njohura të operimit në NATO sipas deklaratave të forave të armatosura të katër vendeve.
Nga ana tjetër, presidenti turk, Erdogan telefonoi presidentin rus, Vladimir Putin të cilit i kërkoi që të ndërmerren masa për nisjen e bisedimeve sa më shpejt me Ukrainën dhe arritjen e një marrëveshje paqeje.
Ndërsa Kina deri më tani nuk e ka furnizuar Rusisë me asnjë armë, pavarësisht frikës së shprehur nga vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën. Kështu ka thënë në Otava, ku ndodhet për vizitë zyrtare, presidenti amerikan Joe Biden.
"Kjo nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por nuk e kanë bërë ende’- vuri në dukje kreu i Shtëpisë së Bardhë! ‘Unë nuk e marr lehtë Kinën. Nuk e marr lehtë Rusinë", shtoi ai, duke theksuar megjithatë se informacioni mbi qasjen e tyre ndoshta ka qenë "të ekzagjeruar".
Presidenti ukrainas gjatë një deklarate të bërë mbrëmjen e sotme, tha se Rusia duhet të pësojë humbje në të gjitha fushat, si atë ekonomike, ndërkombëtare dhe jo vetëm në atë ushtarake, duke e cilësuar si të vetmen mundësi për të shmangur një agresion të mundshëm për popujt e tjerë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se duhet bërë gjithçka që është e mundur që Rusia të humbasë të në gjitha fushat dhe jo vetëm në atë ushtarake por edhe në atë ekonomike dhe ndërkombëtare.
Ai tha se Kremlini po humbet në përpjekjet për të skllavëruar popullin ukrainas dhe shtoi se një humbje e rusëve do të mbronte popujt e tjerë nga një agresion i mundshëm.
"Hap pas hapi, ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Rusia të humbasë në fushën e betejës, në ekonomi, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në përpjekjet e saj për të zëvendësuar të vërtetën historike me disa mite perandorake. Kremlini po humbet në përpjekjet e tij për të skllavëruar popullin tonë”- u shpreh Zelensky.
Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë detaje mbi takimin e tij me presidentin kinez, Xi Jinpgin, duke zbuluar se e kishte ftuar këtë të fundit në apartamentin e tij në Kremlin ku kishin biseduar për çështjet botërore ndërsa pinin çaj.
"Ne patëm një drekë biznesi, pastaj e ftova presidentin, si mik, të transferohej në një dhomë tjetër," tha Putin. "Unë kam një apartament këtu, ku kaloj shumë kohë kohët e fundit, dhe punoj këtu dhe kaloj natën shumë shpesh." , kështu që ne u zhvendosëm atje. Ulur pranë oxhakut dhe pinim çaj, duke folur për gjithçka ngadalë."
Rusia tashmë ka dorëzuar sistemin raketor ‘Iskander’, të aftë për të mbajtur armë bërthamore, në Bjellorusi. Këtë e ka bërë të ditur presidenti rus Vladimir Putin.
“Ne gjithashtu do të vendosim 10 avionë të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike në Bjellorusi”, shtoi Putin në një intervistë për mediat ruse.
Rusia akuzon Azerbajxhanin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020 me Armeninë duke lejuar trupat e saj të kalojnë vijën e demarkacionit.
“Më 25 mars 2023, një njësi e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit kaloi vijën e kontaktit në rrethin Shusha, duke shkelur” marrëveshjen e vitit 2020, tha në një deklaratë Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Forcat ruse bombarduan një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në qytetin jugor Kherson, duke plagosur dy civilë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i qarkut Oleksandr Prokudin , duke saktësuar se të plagosurit janë një grua 41-vjeçare dhe një burrë 25-vjeçar, tashmë të shtruar në spital për shkak të copëzave të shpërthimit.
Dje, Rusia kreu 67 sulme në zonat e kontrolluara nga Ukraina të rajonit Kherson, duke lëshuar 301 predha të artilerisë së rëndë dhe raketa Grad. Kherson u godit shtatë herë, me 23 predha goditën ndërtesat e banimit dhe një objekt mjekësor.
Rusia ka kaluar javët e fundit duke sulmuar vijën e frontit ushtarak të Ukrainës. Përparimi ka qenë i kufizuar dhe pavarësisht shtatë muajve të luftimeve të vazhdueshme, sërish rajoni i Bakhmut nuk ka rënë në duart e rusëve.
Tashmë Rusia duket më afër kulmit se kurrë më parë, pasi ritmi i sulmeve ka rënë me mbi 80%.
Ndërsa ukrainasit po përgatiten për një ofensivë, duket se nëse do të jetë e suksesshme, do të arrijë të çlirojë të gjithë Ukrainën. Megjithatë mbështetja ushtarake perëndimore është e brishtë dhe po shkon drejt fundit.
Sipas analizave të bëra nga gjeneralë, seozni i ardhshëm i luftimeve mund të jetë kapitulli i fundit i luftës në Ukrainë.
Ish-presidenti rus dhe kreu aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës, Dmitri Medvedev , konfirmoi sot synimin e vendit për të rritur forcat e ushtrisë në 1.5 milion njerëz, duke theksuar se ky nivel duhet të arrihet edhe përmes rekrutimit të ushtarëve me kontratë. Kështu raporton Interfax!
"Unë besoj se një ushtri e përzier e bazuar në rekrutim dhe në kontrata është aktualisht në përputhje me mbrojtjen e suksesshme të atdheut tonë," tha Medvedev sot në një konferencë për shtyp. "Së dyti, sigurisht, operacioni special ushtarak ka pasur ndikim në të , dhe sidomos sepse forca e një ushtrie testohet gjatë aksioneve ushtarake. Së treti, ushtria jonë duhet të bëhet më e madhe. Dhe numri i saj është bërë i ditur, nuk është më pak se 1.5 milion njerëz".
Turqia ka ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, për ti dhënë fund luftës së ashpër mes dy shteteve. Duke qenë se kjo luftë mund të ndalet vetëm përmes bisedimeve ndërmjet 2 vendeve, Turqia ka ndërhyrë për të arritur këto bisedime sa më shpejt të jetë e mundur.
Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh se do të donte që bisedimet midis dy vendeve të realizohen sa më shpejt.Erdogan ia tha këtë presidentit rus Vladimir Putin në një telefonatë mes dy krerëve të shteteve, siç raporton Tass .
Ukraina nuk është ende në gjendje të nisë kundërofensivën e saj sepse pret armë nga partnerët e saj, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë ekskluzive për gazetën japoneze Yomiuri Shimbu.
“Ne presim municion nga partnerët tanë”, tha Zelensky, duke vënë në dukje se rusët përdorin tri herë më shumë municion çdo ditë sesa përdorin forcat e Kievit. Ukraina, nënvizoi ai, "nuk mund t'i dërgojë mbrojtësit e saj të guximshëm në kundërsulm pa armë të mjaftueshme".
Kina nuk i është ofruar Kievit si ndërmjetës në konfliktin në Ukrainë! Kwshtu thotw presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për gazetën japoneze Yomiuri Shimbun.
"Kina nuk më ka dërguar një propozim për të ndërmjetësuar. Unë nuk kam marrë një propozim për t'u takuar," tha Zelensky, duke shtuar, "Për më tepër, dërgova mesazhe të drejtpërdrejta (në Pekin), përmes kanaleve diplomatike, duke thënë se dua të bisedoj me lideri i Kinës”.
Autoritetet pushtuese ruse të Krimesë kanë filluar evakuimin e gadishullit të pushtuar. Kështu deklaroi Andriy Yusov, përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, duke shtuar se komanda dhe administrata ruse në gadishull po shesin shumë pasuri të paluajtshme dhe po i nxjerrin familjet e tyre nga Krimea.
Por privatisht u thuhet: mos u shqetësoni, gjithçka është e qetë, gjithçka është nën kontroll dhe se ‘operacioni special’ po shkon sipas planit...”, shtoi ai.
Kremlini ka zvogëluar planet për një ofensivë të mëtejshme në Ukrainë këtë pranverë dhe do të fokusohet në mbrojtjen e territoreve të pushtuara në pritje të një avancimi nga forcat e Kievit që duhet të fillojë së shpejti! Kështu bën me dije agjencia Bloomberg!
Moska po kërkon gjithashtu të rekrutojë deri në 400,000 "ushtarë me kontratë" këtë vit për të zëvendësuar humbjet që ka pësuar deri më tani. Kështu, autoritetet ruse do të donin të shmangnin një tjetër mobilizim në shkallë të gjerë në funksion të fushatës për zgjedhjet presidenciale të marsit të ardhshëm.