Media: Moska zvogëlon planet për një ofensivë të mëtejshme në pranverë

25 Mars 2023, 08:50| Përditesimi: 25 Mars 2023, 08:54

  • Share

Kremlini ka zvogëluar planet për një ofensivë të mëtejshme në Ukrainë këtë pranverë dhe do të fokusohet në mbrojtjen e territoreve të pushtuara në pritje të një avancimi nga forcat e Kievit që duhet të fillojë së shpejti! Kështu bën me dije agjencia Bloomberg!

Moska po kërkon gjithashtu të rekrutojë deri në 400,000 "ushtarë me kontratë" këtë vit për të zëvendësuar humbjet që ka pësuar deri më tani. Kështu, autoritetet ruse do të donin të shmangnin një tjetër mobilizim në shkallë të gjerë në funksion të fushatës për zgjedhjet presidenciale të marsit të ardhshëm.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Zelensky: Rusia duhet të mposhtet në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?