Festa e Espositos pas golit me Interin

Sport

GOLAT/ Interi mposht River Plate, gjen brazilianët në 1/8 e Kupës së Botës për Klube! Kalon edhe Monterrey

26 Qershor, 08:39| Përditesimi: 26 Qershor, 11:18

  • Share

SHBA - Kupa e Botës për Klube vijoi mëngjesin e sotëm (me orën shqiptare) me dy ndeshjet e fundit për Grupin D. Interi i Chivut mposhti 2-0 argjentinasit e River Plate dhe në 1/8 gjen Fluminensen. River mbetet jashtë eventit. Meksikanët e Monterrey pas fitores kundër japonezëve të Urawa e shohin veten në 1/8 ku gjejnë Dortmundin.

Në "Lumen Field" të Seattle, Interi fitoi 2-0 kundër argjentinasve të River Plate dhe e mbyll Grupin D të Kupës së Botës për Klube në vendin e parë. Me Asllanin nga minuta e parë, përballja nuk ishte e lehtë për djemtë e Chivut dhe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Deçizive minuta e 65-të, me Martinez Quarta që la River me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq. Avantazhi numerik ishte i duhuri për zikaltërit, që shënuan golin e parë me Francesco Esposito në minutën e 72-të. Ditë për t'u mbajtur mend për djaloshin, që debuton me gol me fanellën e Interit. Në shtesën e tretë Bastoni do 'vuloste' rezultatin në 2-0, me Interin që gjen Fluminensen në fazën e 1/8. Ndeshje e mirë për Asllanin që mori notën 7.4 sipas 'SofaScore'. Humbja nxjerr jashtë turneut River Plate.

Në 'Rose Bowl' të Pasadenas në California, Monterrey mposhti 0-4 japonezët e Urawa Reds. Ekipi meksikan e kishte ndeshjen si një miqësore, duke shënuar tre herë në pjesën e parë me Deossa, Berterame dhe Corona. Në pjesën e dytë sërish Berterame "vulosi" ndeshjen në 4-0. Monterrey kalon në 1/8 e Kupës së Botës për Klube dhe gjen përballjen me Dortmundin. Me tre humbje në po kaq ndeshje Urawa Reds është jashtë turneut.

Kupa e Botës për Klube, Grupi D:

26 qershor 2025 - 03:00 (ora shqiptare)

Inter 2-0 River Plate

Urawa Reds 0-4 Monterrey

Renditja:

Ora 11:16
VIDEO/ Përleshje masive pas ndeshjes Inter 2-0 River Plate

Interi mposhti 2-0 River Plate duke nxjerrë rivalët jashtë Kupës së Botës për Klube. Skuadra argjentinase nuk e priti mirë eliminimin dhe mjaftoi pak që një shkëndijë mes Acuna dhe Dumfries të kthehej në kaos gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Kur skuadrat po i drejtoheshin tunelit për në dhomat e zhveshjes, një përleshje masive mes dy kampeve u pa në fushë. Pas shumë sekondave kaos gjithçka u shua.

Ora 08:44
VIDEO/ Si miqësore, Monterrey fiton me 4 gola dhe gjen Dortumundin


Në 'Rose Bowl' të Pasadenas në California, Monterrey mposhti 0-4 japonezët e Urawa Reds. Ekipi meksikan e kishte ndeshjen si një miqësore, duke shënuar tre herë në pjesën e parë me Deossa, Berterame dhe Corona. Në pjesën e dytë sërish Berterame "vulosi" ndeshjen në 4-0. Monterrey kalon në 1/8 e Kupës së Botës për Klube dhe gjen përballjen me Dortmundin. Me tre humbje në po kaq ndeshje Urawa Reds është jashtë turneut.

Ora 08:43
VIDEO/ Esposito debuton me gol kundër River Plate, Interi 'fluturon' në 1/8 e Botërorit të Klubeve

Në "Lumen Field" të Seattle, Interi fitoi 2-0 kundër argjentinasve të River Plate dhe e mbyll Grupin D të Kupës së Botës për Klube në vendin e parë. Me Asllanin nga minuta e parë, përballja nuk ishte e lehtë për djemtë e Chivut dhe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Deçizive minuta e 65-të, me Martinez Quarta që la River me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq. Avantazhi numerik ishte i duhuri për zikaltërit, që shënuan golin e parë me Francesco Esposito në minutën e 72-të. Ditë për t'u mbajtur mend për djaloshin, që debuton me gol me fanellën e Interit. Në shtesën e tretë Bastoni do 'vuloste' rezultatin në 2-0, me Interin që gjen Fluminensen në fazën e 1/8. Ndeshje e mirë për Asllanin që mori notën 7.4 sipas 'SofaScore'. Humbja nxjerr jashtë turneut River Plate.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?