Festa e Svensson pas golit

Sport

VIDEO/ Dortmundi bën detyrën, në 1/8 e Kupës së Botës për Klube edhe Fluminense! Përballjet në fazën e radhës

26 Qershor, 09:31| Përditesimi: 26 Qershor, 09:36

  • Share

SHBA - Grupi F i Kupës së Botës për Klube zhvilloi dy ndeshjet e fundit, ku u mësuan edhe dy skuadrat që kalojnë më tej. Një biletë për në fazën e 1/8 kanë siguruar Dortmundi dhe Fluminense. Jashtë turneut koreano-jugorët e Ulsan dhe afrikano-jugorët e Mamelodi.

Në "TQL Stadium" në Cincinnati, Dortmundi siguroi tri pikë pas fitores 1-0 kundër Ulsan, duke marrë kreun e Grupit F në Kupën e Botës për Klube. Ky sukses i vendos verdhezinjtë përballë Monterrey në fazën e 1/8. Minuta e 36-të e ndeshjes ishte deçizive në këtë sfidë. Një asist i Jobe Bellingham u shfrytëzua mirë nga Svensson që e ndali sferën në rrjetë. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej si kokë grupi dhe do tentojë kalimin në çerekfinale, por përballë kanë një ekip të paparashikueshëm si meksikanët e Monterrey.

Në "Hard Rock Stadium" të Miamit, Fluminense barazoi 0-0 kundër afrikano-jugorëve të Mamelodi Sundowns. Janë brazilianët e Fluminense që kalojnë në 1/8 e Kupës së Botës për Klube dhe përballë gjejnë Interin.

Kupa e Botës për Klube, Grupi F:

25 qershor 2025 - 21:00 (ora shqiptare)

Dortmund 1-0 Ulsan

Mamelodi Sundowns 0-0 Fluminense

Renditja:

Ora 09:34
VIDEO/ Dortmundi i falet golit të Svensson, përballet me Monterrey në 1/8 e Botërorit të Klubeve

Në "TQL Stadium" në Cincinnati, Dortmundi siguroi tri pikë pas fitores 1-0 kundër Ulsan, duke marrë kreun e Grupit F në Kupën e Botës për Klube. Ky sukses i vendos verdhezinjtë përballë Monterrey në fazën e 1/8. Minuta e 36-të e ndeshjes ishte deçizive në këtë sfidë. Një asist i Jobe Bellingham u shfrytëzua mirë nga Svensson që e ndali sferën në rrjetë. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej si kokë grupi dhe do tentojë kalimin në çerekfinale, por përballë kanë një ekip të paparashikueshëm si meksikanët e Monterrey.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?