Në "TQL Stadium" në Cincinnati, Dortmundi siguroi tri pikë pas fitores 1-0 kundër Ulsan, duke marrë kreun e Grupit F në Kupën e Botës për Klube. Ky sukses i vendos verdhezinjtë përballë Monterrey në fazën e 1/8. Minuta e 36-të e ndeshjes ishte deçizive në këtë sfidë. Një asist i Jobe Bellingham u shfrytëzua mirë nga Svensson që e ndali sferën në rrjetë. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej si kokë grupi dhe do tentojë kalimin në çerekfinale, por përballë kanë një ekip të paparashikueshëm si meksikanët e Monterrey.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Dortmundi bën detyrën, në 1/8 e Kupës së Botës për Klube edhe Fluminense! Përballjet në fazën e radhës
S.Dh/ReportTv.al
