Sulmet e vazhdueshme dhe bombardimet midis Izraelit dhe Iranit kanë sjellë pasoja serioze për Mehdi Taremin. Sulmuesi i Interit është bllokuar në Iran (kryeqytetin Teheran) dhe për momentin nuk mund të fluturojë për në Los Angeles dhe t'i bashkohet pjesës tjetër të grupit zikaltër që po përgatit debutimin e tyre në Kupën e Botës për Klube, duke pasur parasysh se hapësira ajrore iraniane është e mbyllur, për shkak të bombardimeve izraelite dhe kundërpërgjigjes së Iranit.
Sipas asaj që po qarkullon brenda klubit të Interit dhe që bëhet me dije nga mediet në Itali, "klubi zikaltër është në kontakt të vazhdueshëm me Taremin dhe në orët e ardhshme do të kërkohet një zgjidhje, gjë që është gjithçka tjetër përveçse e lehtë në këtë kontekst, për ta larguar atë nga Teherani".
Situata aktualisht është padyshim e ndërlikuar dhe është e vështirë të zhbllokohet në orët e ardhshme, duke pasur parasysh se ka edhe një rritje progresive të intensitetit të konfliktit.
Komente
