Sport

VIDEO/ Interi përmbys 3-2 Monzën dhe shkëputet në krye të Serie A

8 Mars, 22:40| Përditesimi: 8 Mars, 22:48

  • Share


Në "Giuseppe Meazza" Interi fitoi 3-2 me përmbysje kundër Monzës. Paçka se në vendin e fundit të Serie A, miqtë e Nestës ia dolën të befasonin zikaltërit në pjesën e parë. Birindelli dhe një ish si Keita Balde shënuan për Monzën, para se Arnautovic të shkurtonte rezultatin për 1-2 në limitet e pjesës së parë.

Fraksioni i dytë pa një Inter më kërkues dhe goli i dytë erdhi me anë të një perle nga Calhanoglu në minutën e 64-t. Për përmbysjen e madhe duhej autogoli i Kyriakopulos 12 minuta para fundit, me Interin që prin Serie A me 61 pikë; katër më shumë se Napoli që ka një ndeshje për të luajtur (vs Fiorentina).


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi dhe Milani fitore identike, përmbysin rivalët 3-2! Zikaltërit kalojnë presionin te Napoli


S.Dh/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?