Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 28-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me dy barazime. Como u ndal 1-1 nga Venezia, ndërsa në Parma u shënuan katër gola. Në 18:00 Milani fitoi me përmbysje 2-3 ndaj Leçes, me Medon Berishën që luajti titullar te vendasit. Mbrëmja u mbyll në "Meazza", aty ku Interi fitoi po me përmbysje 3-2 kundër Monzën. Zikaltërit janë në krye të renditjes dhe kalojnë presionin te Napoli.
Në "Via del Mare" Leçe u përmbys 2-3 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas tre humbjeve dhe Sergio Conceiçao qetësohet në stol, kjo pasi kaloi një javë me shumë kritika. Milani ia doli të shënonte pas disa sekondave lojë me Gimenez, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Duhej minuta e shtatë që kuqezinjtë të shokoheshin me perlën e Krstovic nga jashtë zone. Miqtë kërkuan dhe e gjetën barazimin në minutën e 15-të, por këtë herë ishte goli i Gabbias që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Fraksioni i dytë ishte me raste dhe ishte sërish Leçe që shënoi me Krstovic, duke bërë që Milani të "plasej" në tapet për disa minuta. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan me autogolin e Gallo në minutën e 68-të. Më pas Pulisic në minutën e 73-të dhe 81 shënoi dy herë për t'i dhënë tri pikë Milanit.Te Leçe Medon Berisha luajti titullar, ndërsa Ylber Ramadani u aktivizua për 16 minuta.
Në "Giuseppe Meazza" Interi fitoi 3-2 me përmbysje kundër Monzës. Paçka se në vendin e fundit të Serie A, miqtë e Nestës ia dolën të befasonin zikaltërit në pjesën e parë. Birindelli dhe një ish si Keita Balde shënuan për Monzën, para se Arnautovic të shkurtonte rezultatin për 1-2 në limitet e pjesës së parë.
Fraksioni i dytë pa një Inter më kërkues dhe goli i dytë erdhi me anë të një perle nga Calhanoglu në minutën e 64-t. Për përmbysjen e madhe duhej autogoli i Kyriakopulos 12 minuta para fundit, me Interin që prin Serie A me 61 pikë; katër më shumë se Napoli që ka një ndeshje për të luajtur (vs Fiorentina).
Në "Giuseppe Sinigaglia" të Comos, vendasit u ndalën 1-1 në fund nga Venezia. Skuadra e Fabregas kishte pësuar humbje sfidën e parë dhe kërkonte pikët e plota para tifozëve të saj, duke parë edhe renditjen e kundërshtarëve. Mirëpo në fushë ndeshja kishte tjetër rezultat. Paçka se Como kaloi në epërsi në minutën e 49-të me Ikone, goli i barazimit erdhi nga penalltia e Gytkjaer në minutën e pestë shtesë. Kështu Venezia merr një pikë në udhëtim dhe siguron barazimin e tretë radhazi, por ndodhet ende në zonën e ftohtë.
Serie A, raundi 28-të:
E shtunë, 8 mars 2025
15:00 Como 1-1 Venezia
15:00 Parma 2-2 Torino
18:00 Leçe 2-3 Milan
20:45 Inter 3-2 Monza
Renditja:
Në "Giuseppe Meazza" Interi fitoi 3-2 me përmbysje kundër Monzës. Paçka se në vendin e fundit të Serie A, miqtë e Nestës ia dolën të befasonin zikaltërit në pjesën e parë. Birindelli dhe një ish si Keita Balde shënuan për Monzën, para se Arnautovic të shkurtonte rezultatin për 1-2 në limitet e pjesës së parë.
Fraksioni i dytë pa një Inter më kërkues dhe goli i dytë erdhi me anë të një perle nga Calhanoglu në minutën e 64-t. Për përmbysjen e madhe duhej autogoli i Kyriakopulos 12 minuta para fundit, me Interin që prin Serie A me 61 pikë; katër më shumë se Napoli që ka një ndeshje për të luajtur (vs Fiorentina).
Në "Via del Mare" Leçe u përmbys 2-3 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas tre humbjeve dhe Sergio Conceiçao qetësohet në stol, kjo pasi kaloi një javë me shumë kritika.
Milani ia doli të shënonte pas disa sekondave lojë me Gimenez, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Duhej minuta e shtatë që kuqezinjtë të shokoheshin me perlën e Krstovic nga jashtë zone. Miqtë kërkuan dhe e gjetën barazimin në minutën e 15-të, por këtë herë ishte goli i Gabbias që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Fraksioni i dytë ishte me raste dhe ishte sërish Leçe që shënoi me Krstovic, duke bërë që Milani të "plasej" në tapet për disa minuta. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan me autogolin e Gallo në minutën e 68-të. Më pas Pulisic në minutën e 73-të dhe 81 shënoi dy herë për t'i dhënë tri pikë Milanit.
Te Leçe Medon Berisha luajti titullar, ndërsa Ylber Ramadani u aktivizua për 16 minuta. Me rikthimin te suksesi Milani ngjitet në vendin e tetë me 44 pikë, ndërsa Leçe me 25 pikë mbetet në vendin e 16-të, ndërsa sheh humbjen e tretë radhazi.

Komente