Como 1-1 Venezia

Sport

VIDEO/ Venezia befason Comon, e ndal 1-1 në sekondat e fundit

8 Mars, 17:31| Përditesimi: 8 Mars, 18:20

  • Share


Në "Giuseppe Sinigaglia" të Comos, vendasit u ndalën 1-1 në fund nga Venezia. Skuadra e Fabregas kishte pësuar humbje sfidën e parë dhe kërkonte pikët e plota para tifozëve të saj, duke parë edhe renditjen e kundërshtarëve. Mirëpo në fushë ndeshja kishte tjetër rezultat. Paçka se Como kaloi në epërsi në minutën e 49-të me Ikone, goli i barazimit erdhi nga penalltia e Gytkjaer në minutën e pestë shtesë. Kështu Venezia merr një pikë në udhëtim dhe siguron barazimin e tretë radhazi, por ndodhet ende në zonën e ftohtë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi dhe Milani fitore identike, përmbysin rivalët 3-2! Zikaltërit kalojnë presionin te Napoli


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?