Pulisic pas golit të parë dhe festa e Milanit

Sport

VIDEO/ Fitore me vuajtje, Milani mposht 2-3 Leçen! Pulisic bën heroin, Berisha titullar

8 Mars, 20:09| Përditesimi: 8 Mars, 22:52

  • Share


Në "Via del Mare" Leçe u përmbys 2-3 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas tre humbjeve dhe Sergio Conceiçao qetësohet në stol, kjo pasi kaloi një javë me shumë kritika.

Milani ia doli të shënonte pas disa sekondave lojë me Gimenez, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Duhej minuta e shtatë që kuqezinjtë të shokoheshin me perlën e Krstovic nga jashtë zone. Miqtë kërkuan dhe e gjetën barazimin në minutën e 15-të, por këtë herë ishte goli i Gabbias që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Fraksioni i dytë ishte me raste dhe ishte sërish Leçe që shënoi me Krstovic, duke bërë që Milani të "plasej" në tapet për disa minuta. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan me autogolin e Gallo në minutën e 68-të. Më pas Pulisic në minutën e 73-të dhe 81 shënoi dy herë për t'i dhënë tri pikë Milanit.

Te Leçe Medon Berisha luajti titullar, ndërsa Ylber Ramadani u aktivizua për 16 minuta. Me rikthimin te suksesi Milani ngjitet në vendin e tetë me 44 pikë, ndërsa Leçe me 25 pikë mbetet në vendin e 16-të, ndërsa sheh humbjen e tretë radhazi.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi dhe Milani fitore identike, përmbysin rivalët 3-2! Zikaltërit kalojnë presionin te Napoli


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?