Deputeti i PD-së, Zef Hila ka thirrur në interpelancë ministren e Bujqësisë, Frida Krifca lidhur me fermerët në Shkodër. Hila tha se fermerët në qarkun Shkodër janë pa asnjë mbështetje dhe se ato nuk mund të plotësojnë kriteret për të përfituar nga mbështetja dhe subvencionimi i qeverisë. Një tjetër problem që Hila ngriti ishte edhe për kultivuesit e duhanit ku tha se ato po detyrohen të nënshtrohen tek pikat e grumbullimeve. Nga ana tjetër ministrja Krifca tha se në Shkodër kultivimi i duhanit është informal dhe bëhet pa kontratë duke u shitur ne treg te lirë . Kjo tha ajo shkakton probleme me evazioni por edhe me shëndetin e njerëzve. Në lidhje me fermerët, Krifca tha se ato janë mbështetur me naftë falas.
Zef Hila: Fermerët në Shkodër e lënë vetëm pa asnjë mbështetje nga shteti, ato kanë vështirësi për të ecur para me punën e tyre. Këto problematika nuk kanë qëllime politike por hapjen enjë debati për zgjidhjen e tyre. kriterin e sipërfaqes 1 hektar nuk e plotëson pothuajse asnjë fermer në Shkodër, duket sikur e keni bërë qëllimisht përjashtimin e tyre. Firmat e prodhimit të duhanit e kanë ndjerë shumë pak mbështetjen e shtetit dhe me ne ligjin tuaj synonit të nënshtronit prodhuesit e duhanit te grumbulluesit
Krifca: rajoni i Shkodrës ka rëndësi të madhe në bujqësi. Për mbështetjen që ky qark ka përfituar ku po i referohem nga 2013 e këtej, janë kryer investime në ujitjen dhe kullim dhe rehabilitimin e argjinaturave dhe mbrojtje nga përmbytjet. Edhe fermerët kanë pasur mbështetje si nga skema e mbështetjes së drejtpërdrejtë edhe nga programi i parë. Janë mbështetur 4 mijë fermerë në total me 8 mln euro pagesa të drejtpërdrejta.Skema e mbështetjes me naftë është zbatuar për herë të parë në 2021 ku përfituan 19 mijë fermer në rang vendi. Në qarkun Shkodër kanë përfituar 887 fermer të cilët morën 270 mijë litra naftë falas. Më shumë se 4 mijë hektarë në Shkodër janë kultivuar nga kjo naftë pa taksa. Në javët e para të prillit të fillojmë shpërndarjen e sasisë së parë të naftës që do i ulin kostot për mbjelljet e pranverës.Kultivimi i duhanit ku kultivimi informal në Shkodër ka rënie të sipërfaqes së mbjellë, ndërsa në zonat me kontratë kanë rritje të prodhimit. Në qarkun Shkodër kultivohen 400 hektar duhan dhe shkon për tregtinë direk në treg të hapur duke shkelur legjislacionin e Shqipërisë duke krijuar probleme si me evazion dhe shëndetin publike pasi ky produkt tregtohen ne treg i pa paketuar dhe pa paralajmërimet sipas ligjit për shëndetin. Në Korçë, Fier e Elbasan duhani prodhohen me kontratë dhe kryesisht shkon për eksport dhe një sasi për tregun vendas.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton me 77 vota pro Paketën e Rezistencës Sociale! Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Berisha: Po flet me 'putinizma'! Tabaku: Përfitojnë socialistët
//ReportTv.al