Kuvendi miraton me 77 vota pro Paketën e Rezistencës Sociale! Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Berisha: Po flet me 'putinizma'! Tabaku: Përfitojnë socialistët

31 Mars 2022, 08:43| Përditesimi: 31 Mars 2022, 23:14

  • Share

Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës së rritjes së çmimeve. Ndryshimet në buxhetin e shtetit 2022 është miratuar me 77 vota pro dhe 40 kundër. Ndërsa ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat është miratuar me 77 vota dhe 38 kundër. Kuvendi ka miratuar gjithashtu emërimin e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Angjeli ka marrë 90 vota pro, ndërsa Ahmetaj 80 vota pro.  

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ne Kuvend, tha se me Paketën e Rezistencës Sociale do të shtohet mbështetja për naftë falas për fermerët, ndërkohë që do të financohen fermerët me 14 mln dollarë për këtë skemë. Në lidhje me krizën energjetike, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë po zhvillon një studim për familjet e pasura. Nga foltorja e Kuvendit, Rama sqaroi se ky studim po bëhet për të parë mundësinë që të bëhet një ndarje e përkohshme e familjeve që mund të paguajnë më shumë për faturën e energjisë elektrike.

Deputetët e opozitës gjatë diskutimeve të tyre u shprehën kundër me 2 Aktet Normative të paraqitura nga qeveria për Paketën e Rezistencës Sociale, duke i vlerësuar si të pamjaftueshme për përballimin e situatës së krijuar pas rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës dhe karburanteve dhe se nevojitet rishikimi i politikës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit, ulja e TVSH për mallrat bazë të shportës dhe  ndërprerja e pagesave për 3 inceneratorët. Sipas opozitës qeveria duhet të bëjë rritje reale të pagave dhe pensioneve. 

Deputetët e mazhorancës gjatë diskutimeve u shprehën se Aktet Normative garantojnë mosrritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla,  mbështesin shtresat në nevojë që preken nga situata e rritjes së çmimeve, por mbi të gjitha garantohet ruajtja e stabilitetit makroekonomik të vendit. Gjatë diskutimeve u theksua se një mbështetje e madhe që vjen përmes Paketës së Rezistencës Sociale është subvencioni me 100 lekë për litër nafte për kompanitë e transportit publik çka bënë të pandryshuar koston e biletave për qytetarët, si dhe vijon mbështetja për naftën pa taksa për fermerët duke e çuar mbështetjen buxhetore për këtë kategori në 14.5 miliardë lekë. Lidhur me Aktin Normativ për ndryshimin e ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, deputetët e shumicës parlamentare vlerësuan se do të jenë 425 mijë të punësuar ose 60.7 % që do të përfitojnë zero taksë, 58 mijë ose 8.3% me pagë 40-50 mijë lekë do të paguajnë vetëm 0.7 % të pagës bruto dhe 166 mijë ose 23.7 % do të paguajnë nga 1.5 deri në 9% të pagës bruto.

Me debate nisi seanca e sotme parlamentare, kjo pasi Partia Demokratike kërkoi futjen në rend dite seancën dëgjimore me kandidaturën e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho.

Fillimisht kjo u kundërshtua nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, me arsyetimin se nuk është paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dhe nuk mund te shkelet rregullorja, por më pas Balla u tërhoq, ndërsa Kuvendi miratoi kërkesën e opozitës. Por kandidatura e Spahos u rrëzua nga Komisioni i Ekonomisë, pasi sips socialistëve nuk plotësonte kriteret. 

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ka thirrur në interpelancë ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën. Hila tha se fermerët në qarkun Shkodër janë pa asnjë mbështetje dhe ngriti problemin se kultivuesit e duhanit ku tha se ato po detyrohen të nënshtrohen tek pikat e grumbullimeve. Nga ana tjetër ministrja Krifca tha se në Shkodër kultivimi i duhanit është informal dhe bëhet pa kontratë duke u shitur ne treg te lirë . Kjo tha ajo shkakton probleme me evazioni  por edhe me shëndetin e njerëzve. Në lidhje me fermerët, Krifca tha se ato janë mbështetur me naftë falas.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka njoftuar deputetëve në seancën e sotme, se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për ta lënë mandatin, e për t’iu dorëzuar drejtësisë dhe se Kuvendi shpall vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.

Po ashtu sot pritet që të miratohet akti normativ, për ndryshime në buxhetin e vitit 2022, për Paketën e Rezistencës Sociale. Ndërkohë sot do të votohen Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli si anëtar të Këshillit Mbikqyres të Bankës së Shqipërisë.

Qeveria prezantoi më 12 mars një Paketë të Rezistencës Sociale të përbërë prej 7 pikash, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në një kohë kur lufta në Ukrainë ka sjellë pasojat e para duke u reflektuan në rritjen e çmimeve të karburanteve, por edhe të produkteve të shportës.

Paketa e Rezistencës Sociale
1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse
5.    Nga muaji prill:
-    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
-    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë
-    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

 

Ora 21:07
Anastas Angjeli 'përçan' Partinë Demokratike, merr 90 vota në Kuvend për në Këshillin Mbikëqyrës të BSH! Natasha Ahmetaj mori 80

 

Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës. Ndryshimet në buxhetin e shtetit 2022 është miratuar me 77 vota pro dhe 40 kundër. Ndërsa ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat është miratuar me 77 vota dhe 38 kundër. Kuvendi ka miratuar gjithashtu emërimin e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të dy kandidatët kanë marrë më shumë vota se mazhoranca, duke 'përçarë' kështu Partinë Demokratike, edhe pse kishte një udhëzim për të mos votuar. Angjeli ka marrë 90 vota pro ndersa Natasha Ahmetaj 80. 

 

Ora 18:36
FOTO/ 6 orë Kuvend ku flitet për rritjen e çmimeve, deputetët largohen nga seanca

Kur po bëhen gati 6 orë seancë parlamentare e ku pritet miratimi i paketës së Rezistencës Sociale, deputetët kanë treguar minimumin e interesit. Siç shihet në foto, teksa ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi për krizën e çmimeve që ka prekur xhepat e çdo qytetari, deputetët nga të dyja kahet politike, janë larguar nga salla.

Ora 14:33
Balla: Berisha është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend! Thirrje konsumatorëve: Blini produkte shqiptare

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, tha se Sali Berisha është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend. Duke u ndalur tek paketa e Rezistencës Sociale, Balla tha se paketa që ka propozuar PD është më e vogël se ajo që ofron mazhoranca. Në fund të fjalës së tij Balla bëri thirrje konsumatorëve që të blejnë produkte shqiptare.

Balla: Berisha është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend. Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqiptarë, koha do të tregojë sa të drejtë ka SHBA. Si ta merrni në konsideratë paketën e rezistencës, kur është me vogël se ajo që sjellë qeveria. Është koha që të konsumojmë produkte shqiptare, kur të shkojmë në supermarket të blejmë produktet shqiptare.

Tabaku: Propagandë, sot qeveria u ka ofruar 100 lekë në ditë qytetare. S’ka asnjë masë për ta parandaluar. Sot kriza botërore po ndihet më shumë në Shqipëri. Nëse qeveria duhet të bëjë diçka duhet të bëjë politika.

Ora 14:03
Sula: Mazhoranca ka humbur realitetin, as një bukë në ditë nuk i jepni pensionistëve! Manja: Turpin e ka opozita, i ka duart e lara me gjakun e shqiptarëve

Seanca e Kuvendit është shoqëruar me debate lidhur me krizën dhe rritjen e çmimeve në vend. Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se qeveria ka humbur realitetin dhe nuk ka turp kur tallet me pensionistët që nuk u siguron dot as 1 bukë në ditë me bonusin prej 3000 lekësh. Akuzave i është përgjigjur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se turpin duhet ta ketë opozita që i ka duart e lyera me gjak nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard dhe nuk ka kërkuar kurrë falje.

Debatet në kuvend

Sula: Ne vend që të mos kishit ku të futeshin dilni këtu e flisni sikur s’ka ndodhu gjë, por kjo është turpshme, ka ndodhur vala e dytë e arrestimeve, do të jetë vala e tretë pas disa ditësh. Ju jeni qeveri grabitëse, as nuk skuqeni dhe as nuk zverdheni. A jetoni këtu? 3000 lekë që i jep një pensioni janë 25 bukë as një bukë më ditë nuk i jep, po vaji po sheqeri po drita po uji?  Kjo është e vërteta si mund të arrije deri në këtë pikë dhe në këtë sjellje. Nuk kam turp që të falënderoj Braçen se është i vetmi nga mazhoranca që ngre zërin për qytetaret e tij që përfaqëson. Shprehja popullore thotë se ‘hani si miu jo si ariu”, por me ju nuk del as të hash si miu as si ariu e as si elefanti. Keni humbur realitetin, është e tmerrshme. Nëse nuk i vendosim fre kësaj qeveria mbajeni mend se cit pas viti këtu nuk do të ketë më njerëz, pasi do kthehet ne dy grupe në Skllavopronare dhe ne skllevërit.

Manja: Sula e lexon realitetin me syzet e opozitës. Dua të të them nëse do ja dinit rëndësinë fjalës turp dhe moral shumë prej jush nuk duhet të ishin në parlament. Kur nuk patët turp kur vratë 4 qytetarë të pafajshëm dhe penguat drejtësinë nuk kemi pse jemi ne turp që sot i kemi hapur rrugë drejtësi përmes reformës kjo është vija që na ndan ne. Trupin mbajeni ne krahun tuaj, ka shumë këtu në sallë se kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve.

Ora 13:39
Ministrja e Energjisë-opozitës: Ju bëni propagandë sa të doni, por kriza sot është globale! Mbrojmë qytetarët përmes paketës së rezistencës sociale

Teksa opozita akuzon qeverinë si përgjegjësen kryesore për rritjen e çmimeve në vend, Ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit se, pavarësisht propagandës së tyre, kjo krizë është globale, si pasojë e luftës në Ukrainë. Balluku tha se qeveria do të mbrojë qytetarët nëpërmjet paketës së rezistencës sociale, në mënyrë që të ulë impaktin e rritjes së çmimeve.

"Ju mund të bëni propagandë sa të doni, por kriza sot është krizë globale e nxitur nga lufta mes dy vendeve, që mund të jenë larg nesh, por ky është globalizimi. Pjesa më e prekur e kësaj lufte është energjia. Askush nuk e di se kur do të përfundojë. Qeveria ka vendosur të mbrojë të gjithë qytetarët nga ekspozimi i çmimeve të larta përmes paketës së rezistencës sociale. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës janë ndikuar nga tregjet ndërkombëtare. Çmimi është një situatë që po rëndon mbi çdo familje, pro tregu po përballet edhe me mungesën e produkteve. Në vend që të bënim analiza konstruktive, të gjenim një mënyrë si të bashkëpunonim, jemi këtu duke pritur akuzat tuaja. Ndërkohë që ju mundoheni ta nxini këtë vend, unë them që ky vend ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve", tha Balluku.

Ora 13:24
Basha rikthehet në Kuvend si deputet, ja me kë bisedoi kokë më kokë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u rikthye sot në Kuvend, si një deputet i thjeshtë. Basha u pa që u ul pranë Gazment Bardhit, i cili është një prej deputetëve besnikë të tij. Më pas, ai ka shkuar të takojë dy deputetët, Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin, të cilëve u ka dhënë dorën dhe ka biseduar për disa minuta.

 

 

Ora 12:48
Ministri i Rindërtimit-opozitës: Ju mbështesni oligarkët, ne kemi rritur ekonominë me 8.5%, më e larta në Ballkan

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kuvend lidhur me rritjen e çmimeve dhe krizës, tha se qeveria ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe bizneset e vogla. Ai i vuri theksin se ekonomia është rritur me 8.5%, ndërsa akuzoi opozitën se mbështet oligarkët.

"Ca diskutohet për çmime energjisë është 5-fish 6-fish, nuk zbret në tregun ndërkombëtar. Qeveria shqiptare ka vendosur 200 milionë dollarë që të mos ritet çmimi i energjisë një 80 milionë dollarësh është tashmë e atashuar, është dhe banka evropiane që ka një 80-she tjetër. Janë vënë në dispozicion, që qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të vogla të mos i rritet çmimi. Është ulur mesatarja e energjisë eklektike në 2015 dhe i shpëtuam vjedhjet, ju e keni bërë kush e ka bërë. Statistika ngrihet mbi emocionin, statistika mbete statistikë. Për debati a duhet të hiqen taksat apo duhet të mbështeten qytetarët? Kam këtu një revistë konservatore.  Jeni kundër oligarkëve, por historia juaj tregon që ju e keni mbështetur oligarkinë. Thotë  për çdo një njësi takse të hequr qytetari në rastin më të mirë përfiton vetëm 70% të saj. Ca doni të bëni? Të hiqni taksat për të bërë çfarë? Lexojeni ja ku e keni, është studim, është revista e fundit e “the Economcs” që bëni si shkencëtar të deformuar.  Nafta për fermerët, pra të vazhdojë, të mbillet, të korret, të përdoren mjete dhe fermerët mos ta ndjejnë çmimet. 14 milionë dollarë, është shtuar me 5 milionë të tjera. Akti normativ që ndryshon ngarkesën fiskale, po ju lexoj. Me ndryshimin e bërë në tatimin mbi të ardhurat janë 60,7% të punësuar që paguajnë 0%, 8.8% që paguajnë vetëm 0.7% tatim të pagës bruta.23 % e totalit që paguajnë nga 1.5-9% tatim mbi pagën bruto. Sot kanë dalë të dhënat e rritjes ekonomie mbi 8.5%, është me e larta në Ballkan", tha ai. 

Ora 12:32
Zgjedhja presidentit të ri, Berisha: Kanë nisur blerjen e deputetëve, do dështojnë me turp

Sali Berisha tha se mazhoranca ka nisur punën për blerjen e deputetëve për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gazeari i Report Tv, Ermal Qori: PS, Ka nisur punën për zgjedhjen e emrit të ri të presidentit, por në deklaratat e tyre, ata shprehen se nuk i njohin deputetët e grupit të rithemelimit, si e komentoni?

Sali Berisha: Do dështojnë me turp, kanë nisur punën për të lerë deputetët, nuk njohin grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes, do dështojnë me turp të madh

Ora 12:28
Berisha: Të miratohet një rezolutë që dënon gjuhën e dhunshme të Ramës ndaj vajzave

Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, Sali Berisha kërkoi të të replikonte, por nuk u lejua nga Ermonela Felaj. Jashtë Kuvendit, ai kërkoi miratimin e një rezolute që dënon sjelljen e kryeministrit Rama ndaj grave, duke ju referuar sjelljes së tij të mbrëmshme ku refuzoi t’i përgjigjej gazetares duke e çuar për riedukim.

‘Të miratohet një rezolutë ku të dënonin me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar, anadollak të Edi Ramës i cili ka sjellje të papranueshme ndaj vajzave, zonjushave të cilat kryejnë detyrën.’- tha Berisha.

Ora 12:26
Basha: Po punoj për një PD të bashkuar, nuk mund të jenë alternativë ata që janë kundër SHBA-së! S'mora pjesë në mbledhjen e grupit të PD se mund të degradonte në konfrontim

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se po punon që të Partia Demokratike të jetë një shpresë për qytetarët dhe se alternativa për bashkimin e demokratëve nuk mund të jetë kundër SHBA-së. Ai ka sqaruar se nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit të PD sepse 'mund të degradonte në konfrontim'.

‘Po punoj dhe do punoj për një parti demokratike rreth vlerave që të jetë e bashkuar rreth vlerave. Heq dorë nga përgjegjësia ime, por PD duhet të kthehet në një alternativë dhe shpresë për njerzit. Do punoj çdo ditë. Alternativa nuk mund të jetë kundër aleatëve tanë siç është SHBA. Akti im ka tejkaluar interesat personale, dhe ato të diskutojnë dhe të vendosin dhe jo nën presion. Kjo ishte arsye pse nuk isha dhe në mbledhjen e grupit parlamentar. Unë kam bërë dhe do të bëj gjithçka që PD të bashkohet rreth vlerave që është krijuar dhe një nga vlerat është orientimi Euroatlantik. Unë e kam të qartë rrugën që do të përshkojë PD për tu kthyer në alternativë për qytetarët. Prandaj sot vendosa që të mos isha i pranishëm në mbledhje që kishte gjasa të degradonte në konfrontim dhe jo në mbledhje të frytshme për të cilën ka nevojë grupi i PD-së’ - tha Basha.

Ora 12:10
Tabaku: Nga skema e naftës përfitojnë vetëm socialistët! Me rastin Bllako e Koka, minimumi qeveria të kërkonte ndjesë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se nga skema e naftës falas përfitojnë vetëm socialistët dhe asnjë qytetar apo ferme i thjeshtë. Ajo tha se bujqësia nuk është në fokus të qeverisë por bën vetëm propagandë.

“Nga skema e naftës përfitojnë vetëm socialistët. A ka ndonjë qytetarët e thjehstë të marrin përfitime nga këto skema se demokratë jo e jo. Zihen deputetët socialistë dhe ndajnë se kush do aplikojë ai i Fierit, Lushnjes apo Korçës. Bujqësia nuk ëhstë në fokus të qeverisë”, tha Tabaku.

Ajo foli edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos për aferën e inceneratorit të Fierit, ku tha se minimumi kjo qeveri duhet të kishte kërkuar ndjesë.

“Sot para drejtësisë duhet të ishin edhe kryetar bashkie.  Rama të kërkonte ndjesë për Bllakon dhe Kokën. Nëse do kishte normalitet ky parlament do të diskutonte se si ndryshon akti normativ duke shpenzuar më pak për inceneratorët dhe hequr 3 kontrata abuzive dhe sot nuk është akuzë në ajër por akuzë e SPAK.

Ora 12:04
Berisha: Felaj nuk më la të demaskoj Ramën! Do ja përplasja në fytyrë të gjitha, por ai ia mbathi

Deputeti Sali Berisha tha se Ermonela Felaj nuk i la fjalën pas kryeministrit Edi Rama, pasi e dinte se ai do ta demaskonte.

‘Unë po dilja që t’ja përplasja Edi Ramës të gjitha në fytyrë dhe ai iku ia mbathi. Dublikoi interpelancën e ministres dhe gjysmën e orës tjetër tha Putinizma. Felaj nuk më dha fjalën sepse e dinte që unë do të demaskoja atë.’- tha Berisha.

Ora 11:59
Pas ultimatumit bizneset rritën pagat e punonjësve me 91 mijë lekë të vjetra mesatarisht, Rama: Përsëri nuk është pasqyrë e plagës reale

Kryeministri Edi Rama tha se ultimatumi i lenë bizneseve për të deklaruar pagat reale kanë funksionuar pasi deri më tani deklarimi i pagave është rritur mesatarisht me 91 mijë lekë.

“Për 3 muaj do u japim një bonus për rritjen e çmimeve. Me këtë bonus dhe me indeksimi e menjëhershëm që i bëjmë pensioneve përmes këtij akti dhe me bonusit e fundvitit pensionet rriten plus 11.2 % de fakto, ku kjo shkon te pensionistët në këtë fazë. Shumë njerëz që shkojnë sot në punë në fabrika nuk shkojnë me veturë por me auto buze dhe shumë shqiptarë që lëvizin nga një qytet në tjetri dhe nuk mund të faturojnë këtu asgjë nga barra e krizës por të paguajmë për ta në mënyrë që sistemi i transporti të funksionojë dhe të mos falimentojë ama në biletën e tyre të mos ketë rritje të çmimit.  Tjetra është afrimi në kohë i vendimit i zerimit të taksës së fitimit mbi pagën deri në 40 000 lekë dhe përgjysmim i taksës pagës 50 000 mijë lekë. Me korrigjimin e pagave 91 mijë lekë të vjetra mesatare nga deklarimi i pagave dhe nuk jepen ne dore që përsëri nuk është pasqyrë e plagës reale”, tha Rama.

Ora 11:49
Lufta në Ukrainë, Rama: Edhe Gjermania po përgatit plan për kufizimin e furnizimit me gaz të vendit

E gjithë bota është përfshirë nga rritja e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Kështu tha kryeministri Edi Rama në Kuvend, i cili nënvizoi, se madje edhe Gjermania do të paraqesë një plan për kufizimin e furnizmit me gaz të vendit.

‘Është e rëndësishme që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë. Nga një agresion ushtarak i Rusisë mbi Ukrainë dhe çdo dalje për ta mohuar këtë nuk i bën nder askujt. Çdo përpjekje për ta filluar atë luftën e katundit këtu dhe për t’i shpjeguar pasojat e luftës në çmime sikur s’kanë lidhje me luftën është realisht e panderë. E gjithë bota është në këtë situatë. Tani është e pamundur që ti fshihesh fakteve, jemi në kushte kur nuk flitet më për çmimin. Ministri i Ekonomisë gjermane lajmëroi e do të paraqesë planin e kufizimit të furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gjermania po përgatit planin për të filluar ndërprerjet e furnizimit me gaz. Jemi në kushte kur kriza ka arritur që të prekë Gjermaninë.’- tha Rama.

Ora 11:42
Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama, tha se po bëhet një studim nga ministria e Energjisë që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.

‘Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë  në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë.'- tha Rama.

Ora 11:33
Rama: Fermerët, grumbulluesit dhe shitësit duhet të punojnë të gjithë bashkë si rrjet

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij synon që bujqësia të funksionojë së bashku duke filluar nga fermerët që prodhon tek pika e grumbullimit e deri tek  shitja dhe eksportimi i mallrave, ku secili të jetë i lidhur si një rrjete i përbashkët. Rama tha se koha kur secili punon vetëm për vete dhe i nxjerr ne treg duhet të marrë fund.

“Dëgjova nga komente të deputetit dhe referohem se foli me shifra dhe ishin të sakta. Fakti që subvencionet nga skema e mbështetjes kombëtare për krerët janë sot të kushtëzuara nga një numër më i lartë krerësh se më parë. Kjo është e vërtetë por është e kundërta në këndvështrimin tonë, sepse ne besojmë se subvencionet e dhëna më parë dhe sot mbetem në vazhdën e një polikë që ka një fytyrë sociale, por efekti i drejtpërdrejtë në transformimin e krejt strukturës së bujqësisë sonë nuk është ai i dëshiruara. Ne po largohemi në mënyrë graduale financimit të vetmisë, të qëndruarit veç , të mbeturi brenda një ngastre të vogël. Po financojmë të gjitha ato pika zhvillimi që bujqësisë së re përmes bashkimit dhe krijimit të rrjeteve ku kontributorët në nivele të ndryshme janë të përfshirë për interesin e tyre vetjak. Ata që punojnë në tokën e tyre dhe ata që grumbullojnë prej tyre dhe ata që shesin janë të gjithë të bashkuar dhe ndërkohë që secili bën punë  vete në fund tregojnë të gjithë bashkë. Kjo bën dallimin.

Ora 11:25
Paketa e Rezistencës Sociale, Rama: Shton mbështetjen për naftë falas për fermerët, 14 mln dollarë për financimin

 

Kryeministri Edi Rama tha se me Paketën e Rezistencës Sociale, e cila pritet që të miratohet sot në Kuvend, tha se kjo paketë shton mbështetjen për naftë falas për fermerët.

‘E ndoqa me vëmendje interpelancën. Nafta për fermerët e cila qysh prej vitit të shkuar, është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve përmes një skeme që e bën të pamundur devijimin që për fat të keq ka ndodhur në të shkuarën ku janë provuar skema të subvencionimit të naftës për fermerët. Kemi mbështetur drejtpërdrejt fermerët, prodhimin dhe transportin. Kjo paketë e rezistencës sociale, shton mbështetjen për fermerët me naftë falas duke bërë kompensimin e plot të të gjithë pjesës së taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 mln dollarë. Është një shumë domethenëse e cila adreson nevojat e parashtruara përmes aplikimeve të fermerëve. Skema ka dhe një tjetër efekt pozitiv, po rrit në mënyrë të ndjeshme formalizimin dhe po ndihmon që të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat fermerët dhe fermat.’- tha Rama.

Ora 11:17
Interpelanca/ PD: Kultivuesit e duhanit po i nënshtroni te grumbulluesi! Ministrja e Bujqësisë: Në Shkodër, kultivimi, informal, po bëhet evazion! Në këtë qark, 4 mijë fermerë morën naftë falas

Deputeti i PD-së, Zef Hila ka thirrur në interpelancë ministren e Bujqësisë, Frida Krifca lidhur me fermerët në Shkodër. Hila tha se fermerët në qarkun Shkodër janë pa asnjë mbështetje dhe se ato nuk mund të plotësojnë kriteret për të përfituar nga mbështetja dhe subvencionimi i qeverisë. Një tjetër problem që Hila ngriti ishte edhe për kultivuesit e duhanit ku tha se ato po detyrohen të nënshtrohen tek pikat e grumbullimeve. Nga ana tjetër ministrja Krifca tha se në Shkodër kultivimi i duhanit është informal dhe bëhet pa kontratë duke u shitur ne treg te lirë . Kjo tha ajo shkakton probleme me evazioni  por edhe me shëndetin e njerëzve. Në lidhje me fermerët, Krifca tha se ato janë mbështetur me naftë falas.

Zef Hila: Fermerët në Shkodër e lënë vetëm pa asnjë mbështetje nga shteti, ato kanë vështirësi për të ecur para me punën e tyre. Këto problematika nuk kanë qëllime politike por hapjen enjë debati për zgjidhjen e tyre. kriterin e sipërfaqes 1 hektar nuk e plotëson pothuajse asnjë fermer në Shkodër, duket sikur e keni bërë qëllimisht përjashtimin e tyre. Firmat e prodhimit të duhanit e kanë ndjerë shumë pak mbështetjen e shtetit dhe me ne ligjin tuaj synonit të nënshtronit prodhuesit e duhanit te grumbulluesit

Krifca: rajoni i Shkodrës ka rëndësi të madhe në bujqësi. Për mbështetjen që ky qark ka përfituar ku po i referohem nga 2013 e këtej, janë kryer investime në ujitjen dhe kullim dhe rehabilitimin e  argjinaturave dhe mbrojtje nga përmbytjet. Edhe fermerët kanë pasur mbështetje si nga skema e mbështetjes së drejtpërdrejtë edhe nga programi i parë. Janë mbështetur 4 mijë fermerë në total me 8 mln euro pagesa të drejtpërdrejta.Skema  e mbështetjes me naftë është zbatuar për herë të parë në 2021 ku përfituan 19 mijë fermer në rang vendi. Në qarkun Shkodër kanë përfituar 887 fermer të cilët morën 270 mijë litra naftë falas. Më shumë se 4 mijë hektarë në Shkodër janë kultivuar nga kjo naftë pa taksa. Në javët e para të prillit të fillojmë shpërndarjen e sasisë së parë të naftës që do i ulin kostot për mbjelljet e pranverës.Kultivimi i duhanit ku kultivimi informal në Shkodër ka rënie të sipërfaqes së mbjellë, ndërsa në zonat me kontratë kanë rritje të prodhimit. Në qarkun Shkodër kultivohen 400 hektar duhan dhe shkon për tregtinë direk  në treg të hapur duke shkelur legjislacionin e Shqipërisë duke krijuar probleme si me evazion dhe shëndetin publike pasi ky produkt tregtohen ne treg i pa paketuar dhe pa paralajmërimet sipas ligjit për shëndetin. Në Korçë, Fier e Elbasan duhani prodhohen me kontratë dhe kryesisht shkon për eksport dhe një sasi për tregun vendas.

Ora 10:38
Tabaku: Opozita duhet të ketë dy përfaqësues në Bordin e Bankës së Shqipërisë, fusni në rend dite kandidaturën tonë! Balla: Na shpëtoni nga leksioni i balancave

 

Ka nisur me debate seanca plenare në Kuvend, ku deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar që të futet në rend dite kandidatura e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tabaku tha se opozita duhet të ketë dy përfaqësues në Bordin e Bankës së Shqipërisë.

"Këto kandidatura nuk mund të vijnë në mënyrë të njëanshme. nuk mund t;'i shkojë dy kandidatura maxhornacës, me firmat e  deputetëve të maxhoranës. Ne mblodhëm firmat për të dërguar përfaqësuesin opozitar në këtë bord. Ne kërkojmë që ose të përfshihet sot në rendin e ditës kjo kandidaturë ose të mos miratohen të dy kandidaturat e maxhorancës dhe javën tjetër t'i diskutojmë bashkë me kandidaturën e opozitës", tha ajo.

Tabakut iu përgjigj Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i kërkoi asaj të mos jepte leksione për balancat në atë institucion. Megjithaët Balla pranoi që kërkesa e Tabakut të pranohet dhe të vijohet me seancën plenare.

"Na shpëtoni nga leksioni i balancave në atë institucion. Nuk e di ku është shkruar që opozita paska 2 apo 7. Mos diskutojmë për zotin Bode me të cilin unë kam bërë në këtë sallë shumë debate. Mos e quani zotin Bode tonin se nuk shkon kjo punë. E dyta është kandidaturë që ka ardhur nga një parti tjetër e opozitës në legjislaturën 2017-2021. Kur PS ka qenë në opozitë nuk ka patur 2. Ato që i keni, i keni dhe nuk jua merr kush. Të jemi të qartë për histori balancash. Të përfshihet dhe të vazhdojë seanca me çështje të rëndësishme që kemi".

Në fund Kuvendi pranoi kërkesën e PD, duke futur në rend dite kandidaturën e tyre për anëtar të Bordit të Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho.

Ora 10:32
Dorëzoi mandatin pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar, Felaj: Shpallet vakanca pas dorëheqjes së Alqi Bllakos

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ka njoftuar deputetëve në seancën e sotme, se mandati i deputetit për Alqi Bllakon ka përfunduar pas kërkesës së tij për ta lënë mandatin, e për t’iu dorëzuar drejtësisë dhe se Kuvendi shpall vakancën e do ia njoftojë KQZ-së për plotësimin e saj.

“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullnet të plotë dorëzon mandatin. Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron. Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 01/04/2022 19:46

    I BEJ THIRRJE GARDES TE SHQIPERISE QE TE MOS LENE ASNJE DEPUTET TE PD TE HYJE NE PARLAMENT,,,,,,TE GJITHE ATA QE NGA SALI BERISHA E DERI TEK AI GOMARI I PEQINIT SULA JANE LLUMI I KOMBIT,,...BERLLOK ,,,,QENEFE,,,,NUK DUAM TI SHIKOJME KETA QELBESIRA ,,,QE NUK NGULEN KURRE NJE GOZHDE NE SHQIPERI.....

    Përgjigju
  • I pasuri: 01/04/2022 05:16

    Po kush mendon se je ore tutkun qe mund te na tregosh se sa mund te paguajme dhe sa nuk mund te paguajme? Te duket vetja b*thzgjute, merr masa ne treg per te ulur cmimet dhe jo reforme agrare komuniste. Robt PS-se e Pd-se se vec na rropen!

    Përgjigju
  • Riku: 01/04/2022 03:06

    Hahaha e vetmja kenaqesi nga tragjikomedia qeverisese e ketij... eshte te shohesh socialistet duke dhene shpirt per hir te partise... deri sa thote ket trapllikun me familje te pasura realisht duhet te jete rende shume situata

    Përgjigju
  • Enveri: 31/03/2022 21:37

    Shume mire! Madje edhe neper supermarkete duhet te kete dy cmime, nje per familjet e klases punetore, dhe nje per borgjezet. Edhe te pompa e naftes, po ashtu. Rama eshte nje bir i vertete i Partise.

    Përgjigju
  • Vajsl: 31/03/2022 19:47

    Sa i ceket eshte ky KM char. Cdo zgjidhje dhe mundesi qe jep eshte ala PPSH. Mer lope, nga na dolen te “pasura” keto familje? I le ti te kullosnin dhe te vidhnin?

    Përgjigju
  • Lui: 31/03/2022 17:01

    Dmth energjia elektrike do rritet per te gjithe ata qe kane te ardhura mbi 140€ ne muaj. Sepse keshtu tha dhe ministrja.. Nese merr mbi 140€ ne muaj, nuk hyn ne kategorine e te varferit.

    Përgjigju
  • Altis: 31/03/2022 16:33

    Jan rritur rrogat e punonjsve, po rriten pensionet, do zbatohet paketa e rezistences sociale. Ca do me teper nga jeta. Shqiperia me lart nga ana ekonomike ne ballkan, menaxhimi i krizes shum lart ????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Adela: 31/03/2022 16:33

    Do te vazhdojme me keto masa deri sa te dalim nga kjo krize e poshter ????

    Përgjigju
  • Bozi: 31/03/2022 16:32

    Kjo tabaku flet vec interes politik

    Përgjigju
  • Andi: 31/03/2022 16:32

    Qeveria po mer masa per kete lloj situate te veshtire edhe po mundohet qe te jet sa me pak e rend per popullin nuk eshte e nevojshme te shani sepse ne po i shohim dita dites masat e mara

    Përgjigju
  • File: 31/03/2022 16:31

    Bravo kryeminister, kjo jorida tabaku ben si aleate popullit kur ktej vishet vetem firmato e merr makina te shtrenjta

    Përgjigju
  • Adelajda: 31/03/2022 16:30

    Super ide kjo ????????

    Përgjigju
  • Enki: 31/03/2022 16:29

    Qeveria po ben te pa munduren qe kjo situatat te jet sa me ne favorin tone

    Përgjigju
    • Rilindasi: 31/03/2022 19:15

      Enki, te fala Andit

  • tani: 31/03/2022 16:27

    me mir keshtu qe dhe situata te balancohet pak dhe qe te varferit te lehtesohen pak ekonomikisht

    Përgjigju
    • abas: 01/04/2022 10:27

      te varfrit favorizohen vetem po ju gjete pune, po lehtesove taksat ne favor te industrive qe ata mos ja japin parate qeverise por punonjesve ne dore. por kjo eshte politike e djathe dhe nuk e kaperdijne dot hajdutet e majte

    • Bravo: 31/03/2022 19:44

      Puthe nga unë Fugen.

  • Dorina: 31/03/2022 16:27

    Ne kemi rritjen me te madhe ne ballkan pune e shkelqyer z rama????

    Përgjigju
  • Megisa: 31/03/2022 16:27

    Zgjedhje e duhur z kryeminister , se bashku do ja dalim ????????

    Përgjigju
  • Sonila: 31/03/2022 16:26

    Zgjedhje shum e duhur per mendimin tim zoti kryeminister

    Përgjigju
  • Lad Erseka: 31/03/2022 13:05

    ca thot kjo zonja deputete.Si u ndimokan veten socialistet kur refomat e mara ndihmojne diirekt bujqesine,shteti po mer persiper mos te ngrej cmimin e energjis dhe ti mare me shume te ardhura atyre qe kane me shume.Ne ca bote jeton kjo se spo e marim vesh??N boten e endrrave t saliut se ska mundsi tjeter!!!

    Përgjigju
  • Pim Çeka: 31/03/2022 13:02

    Rama ju jep naft kta ankohen akoma. Medet sa mosmirnjohsa

    Përgjigju
  • Petro: 31/03/2022 13:01

    Jane nisma shume te nevojshme.Gjithesecili te ndihmoj me ato mundesi qw kan.Mos shani kot por vetem n kete menyre mund tia dalim mban

    Përgjigju
  • neri: 31/03/2022 12:59

    Berishesa duhet te thirret NON GRATA se keshtu quhet tani ky kriminel. A mund ta mendoni sikur Edi Rama te ishte e tille se cfar do te bente ky kriminel, ua siguroj do digjte kryeministrine, parlamentin dhe PS-ne se i tille eshte, per kete ka 30 vite qe jep prova.

    Përgjigju
  • Sokoli: 31/03/2022 12:59

    Po nga skema e naftes kan perfitue shume veta e kjo del e thot budalliqe , ca thua o torollake

    Përgjigju
  • denis: 31/03/2022 12:57

    Po ajo eshte skeme qe imbeshtet te gjith moj budallaqe

    Përgjigju
  • Denis D: 31/03/2022 12:56

    Po o taraku po kush fol ti e partia jote qe mendonit vetem si me mbush xhepat tuaj dhe asnjehere per popullin

    Përgjigju
  • Arbërori: 31/03/2022 12:52

    Po sigurisht se fitojn Socialistët sepse mbrëm e tha Vucici se Nafta e Shqipëris do e furnizojë tregun e Serbis, pse km shqipfolës shqiptar nuk e thotë këtë sot në parlamentin e Shqipërisë…?!

    Përgjigju
    • shqupi: 31/03/2022 19:13

      po o k.ri po ate shiko ti qe fitojne vetem ps yt te qr se prandaj ka politikane si non grata e tabakja e mulra ne parlament se ka byrek hengsa si puna jote o copa e injorantit...e ata tallin b.then me shqiptaret duke bere filma gjasme po zihen per popullin

  • MINUSHE: 31/03/2022 12:38

    hapu dhe kush flet per gjuhe fyese ndaj grave dhe vajzave!!! po pse kemi harruar laviret e bulevardit , ndikullat etj etj te Saliut...TURP TI VIJE ben edhe moral

    Përgjigju
  • Lapangjozi: 31/03/2022 12:28

    Kush ka dy televizore ne shtepi, nje ne pune dhe nje te djegur do paguaje me shume. O Edvin vetem ti dhe ata qe ke perballe kane para per te paguar me shume, sepse i kane te vjedhura. Sepse po ti kishin me pune, as ata nuk kane pse e paguajne me shtrenjt. Parti Enver jemi gati kurdohere. Poshte komunizmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?