Seanca e Kuvendit është shoqëruar me debate lidhur me krizën dhe rritjen e çmimeve në vend. Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se qeveria ka humbur realitetin dhe nuk ka turp kur tallet me pensionistët që nuk u siguron dot as 1 bukë në ditë me bonusin prej 3000 lekësh. Akuzave i është përgjigjur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se turpin duhet ta ketë opozita që i ka duart e lyera me gjak nga vrasja e 4 protestuesve në bulevard dhe nuk ka kërkuar kurrë falje.
Debatet në kuvend
Sula: Ne vend që të mos kishit ku të futeshin dilni këtu e flisni sikur s’ka ndodhu gjë, por kjo është turpshme, ka ndodhur vala e dytë e arrestimeve, do të jetë vala e tretë pas disa ditësh. Ju jeni qeveri grabitëse, as nuk skuqeni dhe as nuk zverdheni. A jetoni këtu? 3000 lekë që i jep një pensioni janë 25 bukë as një bukë më ditë nuk i jep, po vaji po sheqeri po drita po uji? Kjo është e vërteta si mund të arrije deri në këtë pikë dhe në këtë sjellje. Nuk kam turp që të falënderoj Braçen se është i vetmi nga mazhoranca që ngre zërin për qytetaret e tij që përfaqëson. Shprehja popullore thotë se ‘hani si miu jo si ariu”, por me ju nuk del as të hash si miu as si ariu e as si elefanti. Keni humbur realitetin, është e tmerrshme. Nëse nuk i vendosim fre kësaj qeveria mbajeni mend se cit pas viti këtu nuk do të ketë më njerëz, pasi do kthehet ne dy grupe në Skllavopronare dhe ne skllevërit.
Manja: Sula e lexon realitetin me syzet e opozitës. Dua të të them nëse do ja dinit rëndësinë fjalës turp dhe moral shumë prej jush nuk duhet të ishin në parlament. Kur nuk patët turp kur vratë 4 qytetarë të pafajshëm dhe penguat drejtësinë nuk kemi pse jemi ne turp që sot i kemi hapur rrugë drejtësi përmes reformës kjo është vija që na ndan ne. Trupin mbajeni ne krahun tuaj, ka shumë këtu në sallë se kanë përlyer duart me gjakun e shqiptarëve.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton me 77 vota pro Paketën e Rezistencës Sociale! Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Berisha: Po flet me 'putinizma'! Tabaku: Përfitojnë socialistët
//ReportTv.al