Interpelanca për Lleshajn, Valteri: Shqipëria po lulëzon me banditë e kriminelë që bashkëpunojnë me policinë (VIDEO)

18 Qershor 2020, 10:33| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 11:49

  • Share

Gjatë seancës së kuvendit ditën e sotme po mbahet përsëri Interpelanca e ministrit Sandër Lleshaj, ku deputeti i Opozitës Halit Valteri është shprehur se Shqipëria po lulëzon me po lulëzon nga banditët e kriminelët, të cilët janë të lidhur me qeverinë. Ai thotë se pa bashkëpunimin e policisë asnjë nga këta kriminelë që janë vërdallë nuk do të shikoheshin në rrugë.

"Njerëzit kanë një mungesë shprese dhe të gjithë sot pyesin se ku ka humbur Shqipëria. Qeveria jo vetëm ka dështuar por s'ka qenë në gjendje as të identifikojë rrëshqitjen e Shqipërisë. Pa bashkëpunimin e policisë asnjë nga këta kriminelë që shikohen në rrugë nuk do të shikoheshin në rrugë. Çfarë të bëjë polici me barkun bosh? Shqipëria po lulëzon me banditë e kriminelë, çdo ditë është dikush që kanoset e kërcënohet gati ,marrë t'i pronën. Askush nuk duhet të bëjë të paditurin për forcën e krimit në vendin tonë. Çfarë ndodh në Shqipëri është e lidhur me Rilindjen. Lezha u votua prej të të fortëve të saj, tani kemi çuar edhe ministrin e brendshëm që t'i fuqizojë më mirë. Mund të ketë ndodhur edhe në vende të tjera të boitës që qeveria të jetë e lidhur me krimin. Në datën 1/11/2019 në Durrës  në drejtim të mjetit ku udhëtonte, A ka informacion policia për kriminelët?", është shprehur Valteri.


Lajmi kryesor:

Valteri nxjerr video nga atentati ndaj Ndojës, por nuk e tregon! Lleshaj: S'e ke hallin te krimi në përgjithësi! Rama: Çoje në prokurori! Po luftojmë bandat, prandaj sulmohemi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?