Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj pyetjeve të deputetit Agron Shehaj në interpelancën lidhur me skandalin tek spitali i Onkologjikut. Koçiu u shpreh se janë shtuar kontrollet në spitale dhe janë marrë edhe masa administrative. Sipas saj janë bërë 500 inspektime.
'Ministria e shëndetësisë është në dispozicion të organeve të drejtësisë për të vërtetën. Ajo që ka zbardhur mediat janë indikacione por nuk janë prova. Meritojnë të vlerësohen me kujdes. Ne si ministri kemi rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike. Në vitin aktual nga janar në nëntor kemi 500 inspektime ku janë aplikuar masa administrative.
Tregtimi në rrjet të hapur të barnave për përdorim spitalor përbën shkelje të legjislacionit. Çdo subjekt që kryen këtë shkelje do mbajë përgjegjësi ligjore. Nuk dua të shmang përgjegjësinë për stafet administrative për kontrolle periodike në farmaci dhe spitale. Kushdo që ka shkelur ligjin është i barabartë para ligjit. E kemi treguar për këdo. Kemi përgjegjësi të referojmë çdo rast dhe të marrim masa dhe mbështesim pa hezitim veprimtarinë e organeve hetimore.'
Lajmi kryesor:
Interpelanca/ Shehaj vendos në Kuvend denoncimin e qytetarit në Report Tv për humbjen e djalit tek Onkologjiku! Ministrja Koçiu: Fatkeqësinë e një prindi e përdorni për kredo politike
G.K/ReportTv.al