Interpelanca/ Shehaj vendos në Kuvend denoncimin e qytetarit në Report Tv për humbjen e djalit tek Onkologjiku! Ministrja Koçiu: Fatkeqësinë e një prindi e përdorni për kredo politike

14 Nëntor, 12:37| Përditesimi: 14 Nëntor, 17:00

  • Share

TIRANË - Seanca plenare në Kuvend po vijon me interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar Agron Shehaj me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin e Onkologjikut.

Shehaj fillimisht mori fjalën duke akuzuar ministren dhe mazhorancën për mungesën e ilaçeve. Deputet solli në Kuvend denoncimin e një qytetari të bërë në Report Tv, i cili kishte humbur djalin tek Onkologjikun.

Më tej Shehaj u shpreh se: Dua ti përgjigjeni pyetjeve të qytetarëve.

Ndërsa ministrja Koçiu theksoi se deputeti po e përdor fatkeqësinë e dikujt për kredon e tij politike.

'Ju merrni fatkeqësinë e një prindi dhe e sillni këtu. Nuk do jap shpjegime këtu. Ti në cilësinë e deputetit do kishe ndjesi të forta qytetarët për të ndihmuar qytetarët do bëje mirë ti bije  derës sime, por merresh me mesazhe në rrjete sociale. Turp për ju, sepse nuk besoj se me këtë narrativë do merrje ndonjë votë. Sa i përket Onkologjikut. Prokuroria e Tiranës dhe SPAK po e hetojnë këtë dosje shumë të rëndësishme', tha ministrja.

Ministrja shtoi se lista e barnave të rimbursueshme është më e pasuruar se kurrë.

Shehaj vijoi më pas në fjalën e tij duke ngritur tonet në sallë, pasi sipas tij përgjigjia e ministres ishte banale dhe pa ndjeshmëri nga shqetësimit qytetar. 

'Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie, si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje  është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi. Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur,. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju. Nuk e ka ai. Nuk mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve dhe e quani fantazi. Si mund të thuash thashetheme', tha deputeti opozitar.

Në replikë edhe një herë ministrja Koçiu i kujtoi Shehajt se po e përdor këtë rast për kredon e tij politike, ndërsa ministria nga ana tjetër ka shtuar kontrollet në farmaci pas rasteve se farmacitë shesin barna që duhet t'i shpërndaj vetëm spitali. 

'Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme', thotë Koçiu.

Shehaj shton se flet për raste dhe probleme qytetarësh ai dhe opozita pasi për këtë punë janë zgjedhur. 

'Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh.

Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut.'

Pas këtij debati seanca plenare vijoi me pika të tjera të rendit të ditës.

Ora 13:22
Debat i ashpër për 'Onkologjikun'/ Ministrja Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni?! Shehaj: Ju edhe doni të vidhni dhe të mos ju themi hajdut

Deputeti Agron Shehaj debatoi ashpër me ministren Albana Koçiu në interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar lidhur me skandalin tek Onkologjiku. Ministrja Koçiu vuri në dukje se i përgjigjet çdo shqetësimi qytetar.

Sa i përket shpërthimit të Shehajt se Ministrja është e pandjeshme ndaj qytetarëve, Koçiu thekson se deputeti po bën politikë me fatkeqësinë e të tjerëve.

'Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme.

Shehaj: Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh.

Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut.'

Ora 13:13
Onkologjiku/ Shehaj shpërthen ndaj ministres Koçiu: Përgjigjia juaj banale dhe mediokre! Si guxoni të thoni ishte fatkeqësi?! Paratë e ilaçeve i keni në xhepa

Deputeti Agron Shehaj shpërtheu në seancën plenare në interpelancën me ministren Albana Koçiu. Shehaj thotë se ministrja nuk ka fare ndjeshmëri për rastet e humbjeve në spitalin e Onkologjikut. Deputeti tregoi rastin e një prindi që humbi djalin e tij tek Onkologjiku.

'Përgjigja juaj ishte mediokre, banale dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie, si mund të dilni aty dhe të talleni me broçkulla duke thënë është fatkeqësi, çdo sëmundje  është fatkeqësi. Por në rastin konkret jeni shtuar ju. Duhet të garantoni ilaçet në spitale. Si guxoni të thoni fatkeqësi. Nuk ke nga t’ja nisësh. Zotëria ka humbur jetën dhe ju thoni sëmundje e pashërueshme dhe duhej kapur,. Fajin e ka ai që nuk bëri kontrolle? Ai e ka fajin? Fajin e keni ju. Nuk e ka ai. Nuk mund të vini këtu dhe të talleni me jetën e njerëzve dhe e quani fantazi. Si mund të thuash thashetheme.

Të tregova dëshminë e babait që humbi djalin. Nuk e kishim lënë që të flisnim me raste. Duhet të fillojmë të flasim me raste, jo me broçkulla. Raste ka pafund. Ata që shkruajnë në rrjetet sociale janë njerëz dhe qytetarë. Tregojnë rastet e tyre. Pyeta qytetarët për çfarë ta pyes. Sepse thoni është çdo gjë falas. Doni raste të tjera.

Perlën e thatë kur më thatë pse nuk erdhët të më trokisni. Ju jeni shërbëtore. Duhet të shërbeni qytetarët. Ça do bënit ju po të trokisja unë? Ju vendosni kush do jetojë dhe do vdesin ë këtë vend. Si mund ta thuash një gjë të tillë? E vërteta është që paratë e ilaçeve i keni në xhepat tuaja. Futeni dorën tek çanta juaj. I keni bërë vila, resorte. Dëgjova fjalën dinjitet. Duhet të kujdesemi për dinjitetin e Beqajt. Një ish ministër i akuzuar për korrupsion vjen në komision hetimor dhe thotë po nuk më dhatë poëer point nuk flas. Jeni bërë milionera dhe t’ju trokasim tek dera aman ma jepni atë ilaçin.'

Ora 13:02
Interpelanca për 'Onkologjikun'/ Ministrja Koçiu: Kemi rritur inspektimet në 500 farmaci nga janari! Janë vënë dhe masa administrative

 

Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj pyetjeve të deputetit Agron Shehaj në interpelancën lidhur me skandalin tek spitali i Onkologjikut. Koçiu u shpreh se janë shtuar kontrollet në spitale dhe janë marrë edhe masa administrative. Sipas saj janë bërë 500 inspektime. 

'Ministria e shëndetësisë është në dispozicion të organeve të drejtësisë për të vërtetën. Ajo që ka zbardhur mediat janë indikacione por nuk janë prova. Meritojnë të vlerësohen me kujdes. Ne si ministri kemi rritur inspektimet dhe kontrollet mbi subjektet farmaceutike. Në vitin aktual nga janar në nëntor kemi 500 inspektime ku janë aplikuar masa administrative.

Tregtimi në rrjet të hapur të barnave për përdorim spitalor përbën shkelje të legjislacionit. Çdo subjekt që kryen këtë shkelje do mbajë përgjegjësi ligjore. Nuk dua të shmang përgjegjësinë për stafet administrative për kontrolle periodike në farmaci dhe spitale. Kushdo që ka shkelur ligjin është i barabartë para ligjit. E kemi treguar për këdo. Kemi përgjegjësi të referojmë çdo rast dhe të marrim masa dhe mbështesim pa hezitim veprimtarinë e organeve hetimore.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarrasi: 14/11/2024 17:25

    Po pse gēnjen o pensjonist, dhe ne tē tjerēt pensjonist jemi e marim ilaçet e tensjonit gjith kto vite e jan të pērsosura. Jan turke.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 14/11/2024 13:05

    Ilaçet e ribursushme te tensionit te larte skan efekt fare detyrohena me ble te tjera me leke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?