Intervista e kryeministrit në ‘Financial Times’, PD: Rama të japë sqarime, aleanca e kullave e çliroi sot nga detyrimi

4 Tetor 2023, 18:12| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 20:21

  • Share

1696443457_6400c03f1509a2085ffaec7e4ddeb0fc3d1c.png

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me intervistën e kryeministrit Rama për Financial Times.

Mirela Karabina është shprehur se Rama duhet që të japë me urgjencë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën, pasi sipas saj kjo deklaratë shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben kreu i qeverisë shqiptare.

“Kosova është një pikë e nxehtë. Me kalimin e viteve është bërë toka e askujt ….” e shton dhe me shumë dyshimin se kujt po i shërben Edi Rama.

Por fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.

Nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës, ndërsa aleanca e kullave në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.

Fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij.


Lajmi kryesor:

Rama nuk e cilësoi Kosovën ‘toka e askujt’/ Gazetari i Financial Times sqaron lapsusin e redaksisë me deklaratën e Ramës


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?