Sociale

Intervista/ Moti për korrikun, flet meteorologu Metodi Marku: Ja si do të jetë vera 2018, ditët e favorshme për plazh

27 Qershor 2018, 16:58| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 17:43

  • Share

Situata e motit në vendin tonë pritet të ndryshojë. Pas reshjeve dhe uljeve të temperaturave, ditën e nesërme do të ketë rikthime të motit të qëndrueshëm. Në një intervistë për Report TV metereologu Metodi Marku bën me dije parashikimet për fundjavën dhe fillimet e muajit korrik.Dita e sotme do të bëjë ndryshimin e ndjeshëm lidhur me situatën e motit në vendin tonë.

Sipas parashikimeve të Insitutitit të Gjeoshkencës, dita e nesërme sjell ndryshime, më pak vranësira, mundësi më të pakta për reshje si edhe temperatura më të larta në fundjavë. Metodi Marku në intervistë për Report Tv tregon parashikimet.

Paraditet e ditëve të tjera deri të dielën do të kenë shumë pak vranësira. Pasditet mund të kenë shi. Temperaturat do të ndryshojnë. Rritje 1-2 gradë. Mot i përshtatshëm për plazh. Kaluam dy fenomene shumë intensive që kaluam ka patur një përzierje të ujërave në Detin Adriatik, tashmë temperaturat janë 2 gradë-3 gradë më të ulëta.

Metodi Marku, meteorolog

Për këdo që ka menduar si alternativë bregdetin, ky fund qershori dhe fillim korriku vjen me diell. Ndërsa, vera e këtij viti pritet të jetë më e freskët se e vitit të shkuar, por me më pak reshje se 2017.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?