Laura Ferati, kandidate e PS në qarkun e Vlorës

Politikë

Intervista/ Vlora, histori suksesi! Laura Ferati kandidon për PS: E vetmja forcë që besimit i përgjigjet me punë

2 Prill 2021, 10:06| Përditesimi: 2 Prill 2021, 10:13

  • Share

Vlora është një histori suksesi! Kështu e quan gjithë çfarë është bërë për Vlorën në tetë vitet e qeverisjes Rama në kuadër të projekteve infrastrukturore, kandidatja e Partisë Socialiste, Laura Ferati. Sipas Ferhatit, investimet e Rilindjes Urbane e kanë futur Vlorën në një fazë të re të zhvillimit turistik dhe ekonomik, duke e bërë qytetin bregdetar pikë tërheqëse të turistëve nga e gjithë bota.

Por që të tjera projekte madhore të vijojnë sipas Feratit, vlonjatët duhet t’i besojnë një mandat të tretë Partisë Socialiste. “Ne nuk kemi luksin t’i japim shansin një partie që ka shpërdoruar besimin disa herë si partia demokratike, por na duhet të vazhdojmë të punojmë me atë parti që besimit qytetar i përgjigjet me punë”, thotë ajo.

Ferati rrëfen në këtë intervistë se si iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2012, pas eksperiencave të saj në shoqërinë civile apo në biznesin privat të themeluar prej saj në moshë fare të re.

Intervista/Ju përfaqësoni një brez profesionistësh të rinj që pavarësisht se kanë investuar shumë te vetja, nuk janë shkëputur kurrë nga qyteti i tyre i lindjes, Vlora. Çfarë e ka mbajtur kaq të fortë lidhjen tuaj me këtë qytet?

Të gjithë të rinjtë ëndërrojnë dhe synojnë Tiranën,unë erdha në Tiranë si çdo i ri për të kryer arsimin e lart pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Mjedis. Por çdo ide e projektoja në Vlorë.Ndoshta, prezenca e familjes time aty më bënte ëndrrat dhe dëshirat më pranë realitetit. Njohjet, kontaktet, shokët dhe shoqet ndër vite ishin aty dhe gjithçka ishte një marketim i ndërtuar. Flasim për një kohë kur rrjetet sociale nuk ishin kaq të përhapura sa sot. Mendoj këto kanë qenë argumentet e mia në atë moshë, por me vite kuptova që përtej çdo argumenti është dashuria që kam për këtë qytet.

Ju keni patur eksperienca shumë të mira si koordinatore e reformës territoriale për qarkun e Vlorës apo në projekte si ai për arsimin profesional i GIZ, më herët edhe si aktiviste e shoqërisë civile. Kjo do të thotë që i njihni mirë sfidat e këtij qyteti dhe komuniteti. Si e ke parë ti, me sytë e një të reje të angazhuar, zhvillimin e viteve të fundit në Vlorë?

Puna në terren më ka mundësuar të njoh qarkun e Vlorës në çdo zonë duke parë problematikat dhe zhvillimet vit pas viti. Vlora, jugu dhe e gjithë Shqipëria në këto tetë vite kanë marrë tjetër formë dhe identitetin e munguar apo humbur prej dy dekadash. Nëse më parë për ne të rinjtë ishte sfidë të jetoje dhe mendoje të ardhmen në vend ku mbizotëronte rrëmuja në çdo sektor, tani, çdo ide dhe vizion për secilin nga ne është i qartë. Falë reformës territoriale sot çdo bashki është më e organizuar, shërbimet e qytetarëve merren lehtësisht në e-Albania. Investimet dhe projektet e huaja po u japin të rinjve mundësi në trajnime mbi turizmin dhe kjo i mundëson qarkut tonë rritjen e cilësisë së shërbimeve në çdo sektor.

Ju në fakt jeni një model edhe për të rinjtë sipërmarrës. Në moshë shumë të re keni hapur një biznes privat dhe pastaj një të dytë, pra një loborartor mjedisi. Sa e lehtë apo e vështirë është sot për të rinjtë vlonjatë që t’i dedikohen qoftë një sipërmarrjeje të tyre, qoftë zhvillimit të tyre?

Sipërmarrja është mundësi që përveç idesë të duhet buxhet. Familja ime ishte suporti kryesor në biznesin timë të parë por vullneti dhe këmbëngulja janë bazat e suksesit. Laboratori është një inicjativë profesionale që nuk kërkon vetëm buxhet por kualifikime vit pas viti për të arritur në standardin e kërkuar në akreditimin e tij. Nuk është rrugëtim aspak i lehtë, por kur e do profesionin fillon dhe e ndërton atë pazëll edhe pse mund të jetë në qindra copa dhe duhet shumë mundim për t’ja dal mbanë. Sot, Vlora dhe Qarku ynë është mjaft i favorshëm për sipërmarrjet në fushën e turizimit. Nëse do të kisha në plan për një biznes të tretë patjetër që do të ishte në sektorin turistik duke njohur fushën pasi fakulteti im i dytë është për Menaxhim Turizëm. Shoh mjaft të rinj që kanë investuar kohën dhe energjitë e tyre pikërisht në sipërmarrje të kësaj natyre dhe kjo është mjaft domethënëse.

Jeni një aktiviste e hershme e shoqërisë civile, kryesisht në cështje që lidhen me mbrojtjen mjedisore. Përse mendon që përfshirja në politikë do të të ndihmojë më shumë se sa angazhimi në shoqërinë civile për kauzat e tua?

Shoqëria civile në fushën e mjedisit është betejë në të cilën bëhem pjesë sa herë ka vendime ose situata kritike. Ju bashkova PS në vitin 2012 pasi kuptova se vendit i duhej fituar lufta jo vetëm një betejë. Nëse do të ishte në aspektin personal mendoj që eksperienca në këto vite nga shoqëria civile apo sipërmarrja më bëjnë të ndihem gati për këtë garë. Vecanërisht tani që jam nëna e një djali vetëm 10 muajsh e shikoj angazhimin si kontribut që duhet t’a jap për sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Ne nuk kemi luksin t’i japim shansin një partie që ka shpërdoruar besimin disa herë si Partia Demokratike, por na duhet të vazhdojmë të punojmë me atë parti ku besimi qytetar shpërblehet me punë.

Cilat janë sfidat e Vlorës për vitet e ardhshme, për të cilat do dëshiroje të angazhoheshe nesër si një zë i fortë në Kuvendin e Shqipërisë?

Natyrshëm falë eksperiencës profesionale zëri im do te jetë për mjedisin, turizmin dhe bujqësin duke ruajtur mjedisin si fokus kryesor. Të ndërtosh një pyll apo disa zona të ripyllëzuara është jo e lehtë pasi çdo fidan do kohën e tij për t’u rritur. Një pjesë e pyjeve kanë përfunduar ciklin e jetës dhe ripyllëzimi është jetik në vendin tonë. Ndaj, fokusi ndaj ripyllëzimit është parësor. Të qenurit në parlament është mision të cilin e merr përsipër pasi e ke te qartë rrugëtimin. Unë e njoh qytetin dhe qarkun në çdo zonë të tij, di sesi ka qenë, si është dhe sesi duhet të jetë. Ndaj, kontributi im në këtë muaj si i çdo anëtari të skuadrës është fitorja e PS. Pas 25 Prillit në mandatin tonë të 3-të jam e bindur që Vlorën dhe qarkun tonë do t’a presin vepra akoma me më shumë vlerë të cilat do ta bëjnë çdo të ri të thotë me bindje: Po, unë qëndroj në Shqipëri sepse vendi ynë është një histori suksesi për të cilën duhet të gjithë të jemi krenarë!/ Lexo.al

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?