Një kthesë të pazakontë ka marrë sot procesi në Kolegjin e Apelimit për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi. Nga i denoncuar dhe nën verifikim nga shkalla e dytë e Vettingut për fshehjen e një apartamenti me vlerë 68 mijë euro, gjyqtari i Vlorës ka përfunduar sot në viktimë i një ‘puçi’ të pazakontë, ku sipas një ekspertize, gjyqtarit i kanë falsifikuar firmën në kontratën e pretenduar për porositjen e apartamentit. Ekspertët Institutit të Policisë Shkencore e paraqitën firmën e gjyqtarit në porositjen e apartamentit si një ‘komplot’ për ta dëmtuar atë. Pas këtij komploti gjyqtari pretendon se qëndron një ish-gjyqtare xheloze, e shkarkuar nga Vettingu.
Historia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vettingut, në 11 dhjetor 2020, vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi. Më 11 shkurt 2021, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i kërkoi Kolegjit të Apelimit shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ngresi. Sipas Komisionerit Publik, gjyqtari i Vlorës nuk justifikonte një pjesë të pasurisë me të ardhura të ligjshme dhe se Komisioni i Vettingut kishte operuar ndryshe nga praktikat e më pashme me gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë.
Kolegji i Apelimit mori në shqyrtim ankimimin, duke hapur procesin gjyqësor. Gjatë procesit gjyqësor në KPA, pati disa denoncime ndaj gjyqtarit. Njëri nga denoncimet pretendonte se gjyqtari Sokol Ngresi kishte fshehur porositjen e një apartamenti në vitin 2014, me sipërfaqe 113 m2, në Ujin e Ftohtë në Vlorë, të porositur në shoqërinë ndërtuese “AFA Konstruksion” sh.p.k., kundrejt çmimit 68 mijë euro.
Dora një gruaje intrigante?!
Kolegji Vendosi të hetojë rastin, duke i kërkuar kompanisë së ndërtimit kontratën e firmosur me gjyqtarin Sokol Ngresi, mandatet e arkëtimit të pretenduara në denoncim etj. Kompania jo vetëm paraqiti kontratën, por ndërtuesi Flamur Kadena deklaroi se ishte pikërisht Sokol Ngresi ai që kishte porositur apartamentin dhe kishte firmosur kontratën.
Situata u komplikua kur gjyqtari Sokol Ngresi mohoi firmën e tij në kontratë, ndërsa i konsideroi dokumentet për apartamentin si të falsifikuara dhe të fabrikuara me qëllim dëmtimin e figurës të tij. Sipas tij “kjo kontratë paraprake dhe mandate-arkëtimet dukshëm tregojnë se sa i pështirë është ky lloj denoncimi”.
Gjyqtari Ngresi tha se ky ‘puç’ ishte organizuar nga një ish-kolege e tij në Gjykatën e Vlorës, e shkarkuar nga Vetingut. Sipas tij, kjo ish kolege xheloze dhe e ligë kishte lidhje të ngushta me denoncuesin Flamur Kadena. “Me punën time kam rënë ndesh ndaj këtij personi. Ndërkohë një kolegia ime e shkarkuar dhe mendoj se ka të bëjë xhelozia. Jam i pazoti të shpjegoj intrigat dhe ligësitë e njerëzve dhe xhelozinë e koleges së shkarkuar.
Ballafaqimi
Trupa e gjykuese e Kolegjit të Apelimit nuk ishte përballur kurrë me një rast të tillë. KPA-ja vendosi të thërrasë denoncuesin/ndërtues Flamur Kadena për të dëshmuar në një seancë, ku do të përballej me gjyqtarin. Seanca u mbaj në 9 tetor dhe që zgjati rreth 7 orë. Pasi u betua se do të thoshte vetëm të vërtetën, Kadena iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga Kolegji, vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler dhe vetëm Sokol Ngresi. Kadena deklaroi se kishte lidhje shoqërore me gjyqtarin Sokol Ngresi, se i kishte qenë në shtëpi kur kishte ndërruar jetë nëna e tij, se Ngresi kishte porositur apartamentin në pallatin e tij dhe shumë detaje të tjera për të bindur trupin gjykues.
“Nuk është një klient i zakonshëm pasi kemi pasur shoqëri. Denoncimi nuk është kryer nga unë. Mua ma kërkoi Kolegji kontratën dhe prandaj e nxora. Po dorëzoj edhe kontrata të tjera të ngjashme që janë nënshkruar në zyrë, por kërkoj që të anonimizohen dhe të ruhet anonimati i personave të tjerë”, tha ai.
Gjyqtari Ngresi e pyeti denoncuesin e tij se çfarë lidhje kishte me Alaudin Malajn dhe Klodiana Gjyzarin, duke nënkuptuar se mund ta kenë shtyrë ata të dy. Por, Flamur Kadena nuk iu përgjigj kësaj pyetje.
Ekspertiza
Në kushtet kur denoncuesi Flamur Kadena u betua se kontrata ishte firmosur nga ai dhe gjyqtari Ngresi, ndërsa Ngresi e mohonte firmën duke e shpallur ‘komplot’, Kolegji i Apelimit vendosi të bëjë një ekspertizë të firmës. Në 1 tetor 2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u paraqitën dy ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako, të cilët ekzaminuan nëse nënshkrimet në kontratat e blerjes së një apartamenti dhe mandat-pagesat i përkisnin apo jo gjyqtarit Sokol Ngresi.
Sot eksperti Shefqet Xhemollari lexoi rezultatin e ekspertimit, duke konkluduar se firma në kontratën e paraqitur nga ndërtuesi Flamur Kadena nuk i përkiste gjyqtarit Sokol Ngresi. Kolegji i Apelimit vendosi sot që të kallëzojë penalisht në prokurori ndërtuesin Flamur për dëshmi e rreme dhe falsifikim dokumentesh.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gjyqtari Ngresi i ka shpëtuar përfundimisht rrezikut të shkarkimit, pasi Komisioneri Publik ka pretendime të tjera. Palët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare në 16 nëntor, duke i hapur rrugë KPA për njeh vendim përfundimtar.
Kontrata e pretenduar e firmosur nga gjyqtari Sokol Ngresi për porositjen e apartamentit të padeklaruar
Konfirmimi në detyrë i Sokol Ngresit nga shkalla e parë e Vetingut
(Kliko këtu për parashtrimet e Komisionerit Publik për kontratën)
Ky gjyqtar ka fallcifikuar dosjen time,ne date 22/10/2019.Aty ku thuej objekt zgjidhje martese me nr protokolle 722 shkruan qe jam dhunuse ndaj bashkshortit,kur ne asnje gjykate nuk egziston qe bashkshorti im te kete kerkuar urdher mbrojtje.Sa leke mori ky i koroptuari te fallcifikoje objektin e ceshtjes O ndyrsise gjykates do te coj ne spak.
PërgjigjuHahahaha...e hodhi dobicin ne ferr dhe don te na bej budallenj .
PërgjigjuKy ka fallcifikuar dosje qe ka gjykuar ne date 22/10/2019 nr vendimi 36 Ky do veje ne spak.
Vlonjatet kishin ose kane nje shprehje per gjyqtaret e Vlores, me i varferi ka 1 mil euro! Vetem nje gjyqtar ishte i paperlyer, plak, po thone se ate asqe e linin te vinte ne zyre se prishte pune. Kurse ky Ngresi, milionin e ka me dy shifra. Jo me tre si Rama....kuptohet.
PërgjigjuCa shifra thoni,te dali te pergjigjet per dosjen e dates 22/10/2019 nr 36 ku ka fallcifikuar dekumendin nga objekt zgjidhje martese e ka bere urdher mbrojtje.