Një gropë e madhe financiare me efekte të rënda për pensionet dhe për marrjen e shërbimeve falas në shëndetësinë publike është krijuar në ekonominë shqiptare si pasojë e një fenomeni barbar që vijon në shumicën e bizneseve: Mos deklarimi i pagave reale ose mospagimi fare i sigurimeve shoqërore!
“Sektori privat po i rrit pagat, por shqetësimi është që po bëhet në mënyrë informale”, tha Kryeministri Edi Rama në 30 dhjetor 2023.
Mbi 158 mijë qytetarë janë prekur nga nën deklarimi i pagave prej vitit 2021. Kjo referuar rezultateve të nismave kundër informalitetit në paga të ndërmarra nga administrata tatimore. Ndërkohë afro 600 mijë qytetar shqiptar rrezikojnë të mbesin pa pension pasi pse figurojnë të punësuar, referuar shifrave zyrtare për ato nuk paguhen fare sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Sipas INSTAT, deri në fund të muajit shtator të vitit 2023, vendi kishte 1,338,022 persona të punësuar, por nga këto vetëm, 737,421 punonjës (nga të cilët 179,075 ishin në sektorin shtetëror dhe 558,346 në sektorin privat) ishin kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Këto shifra zyrtare, nëse lexohen saktë nga institucionet që duhet të ndërhyjnë për të rregulluar tregun, konkurrencën e ndershme dhe për të garantuar të ardhmen e moshës së tretë, nxjerrin në pah një situatë alarmante: për 45% e totalit të të punësuarve në vend për të cilët bizneset nuk paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke ju cenuar pensionin, i cili llogaritet mbi bazë të viteve të punës dhe të vlerës së kontributeve. Njëkohësisht rrezikojnë të mbeten edhe jashtë shëndetësisë falas.
Borxhet e bizneseve për mos pagim të sigurimeve shoqërore vjet arritën 22,5 miliardë lekë nga 20.5 miliardë lekë që ishte në vitin 2022. Kjo sjellje abuzive në sy të institucioneve dhe në dëm të qytetarëve është rritur vit pas viti.
Për të frenuar fenomenin negativ që doli në dukje më shumë pas daljes së databazës së pagave që rrezikon pensionet por edhe buxhetin e shtetit, Administrata Tatimore prej vitit 2021 ka ndërmarrë 5 aksione anti-informalitet me fokus ‘luftën ndaj nën-deklarimit të pagave’.
Faza e parë e shtatorit të vitit 2021 u përqendrua në 3.882 tatimpagues të cilët deklaronin për 80-100% të punonjësve pagën minimale. Këto subjekte kishin të punësuar 62.905 punonjës, pra të cilët merrnin më shumë por në fakt deklarimi për kontribute ishte rroga minimale, të cilët u njoftuan nëpërmjet një letre nga tatimet që të bënin deklarim real.
Nisma e dytë ishte në dhjetor 2021, në 10.153 bizneset të cilët deklaronin për 95.214 punonjës të tyre pagën minimale. Për këto subjekte kryesisht në fushën ndërtim, tregti, fasoneri, call center u dërguan letra për të deklaruar pagën reale.
Pas këtyre dy aksioneve, tatimet thonë se u rritën pagat për 58% të të punësuarve, pra për 91,735 persona.
“Referuar analizës së fundit të liste pagesës Mars 2022, nga matja e reagimit të tatimpaguesve të cilësuar me risk për të cilët është dërguar letër e personalizuar për deklarimin real të pagës, 58% e tyre kanë reaguar me rritje të pagave”, thotë Drejtoria e Tatimeve në përgjigjen zyrtare për Report TV.
Aksioni i tretë nisi në gusht të vitit 2022, në sektorët Arsim Privat, Kompanitë e Sigurimit dhe Media, pas një analize të bërë për mos-deklarim real të pagave.
“Metodologjia e aplikuar për identifikimin e sektorëve me risk ishte analizimi i numrit me të lartë të subjekteve me punonjës të deklaruar me page minimale ose me shmangie negative nga paga mesatare e profesionit dhe e sektorit, devijancë negative mbi 45% nga paga mesatare e më të mirit të sektorit”, thonë Tatimet.
Pas kontrolleve në 25 subjekte të këtyre fushave u evidentuan 80.05 milion lekë detyrime për penalitete në total.
Pa shifra konkrete tatimet thonë se dhe në shtator 2022 ka nisur një kontroll tjetër për luftimin e këtij fenomeni, në ato subjekte që në listë-pagesën e tyre kishin 2-6 punonjës dhe 100% e tyre rezultonin me pagë deri në nivelin minimal të pagës, të cilëve ju dërguan letra të personalizuara me qëllim ndërgjegjësimin.
Dhe e fundit ka qenë nisma e vitit 2023 e përqendruar tek monitorimi i tatimpaguesve me numër të lartë punonjësish me pagë në kufijtë e pagës minimale.
Drejtoria e Tatimeve thotë për Report TV se pas nismave të vitit 2022 deri në shtator të vitit 2023 është ulur numri i punonjësve me pagë minimale me 60,746 punonjës, si dhe janë shtuar në skemën e sigurimeve 13.448 punonjës.
Por për të gjitha këto shkelje ndëshkimet janë minimale, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë për Report TV se vjet janë gjobitur vetëm 141 tatimpagues vetëm për punonjës të padeklaruar.
Gazetarja: A kanë ardhur ndonjëherë kontrollet e tatimeve?
Qytetari: Vitin e parë që erdhëm, na kanë thënë ikni shpejt nga puna, dhe u zhdukëm. Më pas kur kanë ardhur isha gjoja i punësuar për 4 orë dhe pjesën tjetër e mbulonin ata gjoja.
Mbi gjithë këtë panoramë të errët dhe fushatat e deklaruara për ta goditur këtë fenomen që rrezikon të ardhmen e punonjësve, institucionet nuk kanë shifra për të matur përmasat e kësaj grope financiare.
Report Tv pyeti Inspektoratin e Punës se sa raste kanë zbuluar të mosdeklarimit të pagave reale gjatë vitit 2023 por një shifër e tillë, mungon në statistikat e tyre.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar edhe raste të mosdeklarimit real të pagës nga ana e punëdhënësit, por duke qenë se në pagë reale përfshihen, paga e dakordësuar në kontratë plus pagë për punë të kryer për orë shtesë, punë të kryer në ditët e festave zyrtare, etj, përsa më sipër nuk e mbledhim si një të dhënë të vetme statistikore”, përgjigjet Inspektoriati i Punës për Report TV.
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Sociale është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit të punës. Ai garanton zbatimin e dispozitave ligjore, në lidhje me kushtet e punës dhe mbrojtjen e punonjësve.
Edhe në ankesat që vetë qytetarët kanë bërë pranë Inspektoratit të Punës, nuk specifikohet në asnjë rast denoncimi për nëndeklarimin e pagës.
Mosdeklarimni apo nën deklarimi i pagave është fenomeni e vërtetë dramatike që ka prekur çdo hallkë të shoqërisë dhe çdo grupmoshë. Report TV sjell dëshminë e qytetarit, që punën e ka nisur direkt në tregun e zi, dhe për tre vit i është dashur të pranojë kushtet e punëdhënësit.
Qytetari: Prej tre vitesh kam vendosur të punoj, për të paguar shkollimin tim të lartë në tiranë, për të përballuar shpenzimet dhe për të ndihmuar pak edhe familjen. Pjesën më të madhe të punës e kam gjatë sezonit veror por edhe gjatë vitit. Kushtet deri diku ishin të mira, por për pjesën e pagës, nuk na jepnin siguracione që i takojnë një punonjësi. Vitin e parë rrogën e kam marrë të gjithën në dorë. Vitin e dytë e kam marrë pagën një pjesë në dorë dhe një pjesë në bankë. Pjesa më e madhe ishte në dorë, pasi orët shtesë nuk na i quanin fare. Vitin e fundit më siguruan për tetë orë, ndërsa orët e tjera kur punoja 12-16 orë nuk mi quajtën. Dhe një muaj kur mbyllet sezoni nuk na i deklaronin pagat fare, na i jepnin në dorë.
Gazetarja: Aty ku punoje ti, kishe të tjerë që e merrnin rrogën në dorë?
“Po kishte, por kishte edhe persona nën moshë dhe nuk i deklaron me siguracione”, tha ai.
Fshehja e pagës reale të punonjësit, për të mos paguar kontributet ose mos deklarimi fare i tyre, po i shtynë të rinjtë të ikin jashtë.
“Paga është shumë e ulët, niveli i jetesës është shumë i lartë. Është shumë e vështirë të jetosh me një pagë minimale, është qiraja dhe shpenzime të tjera.... sapo të mbaroj studimet, mundësia e parë që do të më jepet do të iki jashtë vendit”
Krim që ndikon të ardhmen e vendit e konsideron eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj mospagimin e kontributeve të plota dhe fshehjen e pagës së punonjësve, e për pasojë po shtyn njerëzit drejt emigrimit ndërkohë që po thellon deficitin e skemës së pensioneve.
“Këtu flasim për evazion këtu flasim për krim pasi në disa raste është edhe krim të mos deklarosh, por kjo në Shqipëri nuk bëhet me ashpërsim ligjesh, por duhet lehtësuar barrën fiskale sepse do të kemi edhe rritje të konsumit dhe është një efekt zinxhir. Duke u larguar njerëzit kemi një plakje të popullsisë, dhe do të thotë që do të kemi më shumë pensionistë sesa kontribuues”, thotë Danaj.
Pasojat e kësaj shkelje me mos deklarim të plotë, po i vuajnë sot qytetarët, të cilët po përballen me pension minimal që nuk ju plotëson kushtet minimale të jetesës.
“Kur unë isha në punë, paret i merrnim në dorë. Isha i kënaqur, punoja në ndërmarrjen e montimeve në Tiranë, dhe isha i kënaqur. Pensioni më doli qesharak. Me 125 mijë lekë (të vjetra) a mund të jetosh? I fshehin pagat dhe sot, ka shumë njerëz që thonë se i paguajnë punonjësit dhe nuk i paguajnë pastaj. Duhet kontroll, po nuk pati kontroll asnjë gjë nuk ecën”, thotë qytetari.
Fenomeni po thellohet. Fakt i pranuar nga ekspertë por edhe sindikata që mbrojnë të drejtat e punonjësve.
“Ky fenomen sa vjen dhe shtohet fatkeqësisht. Shkaku i parë është rritja e menjëhershme që ju bë rrogave dhe një pjesë e punëdhënësve ishin të papërgatitur dhe po përpiqen të gjejnë shtigje për ti shpëtuar ligjeve për të mos deklaruar pagat reale. Së dyti është kultura e dobët që kemi ne në aspektin fiskal dhe në atë të formalizimit. Kultura e punëdhënësve dhe e punëmarrësve lë për të dëshiruar sepse mjaftohen ‘më mirë një vezë sot, se një pulë mot”, thotë për Report TV Kol Nikollaj, Kryetar i Konfederatës së Sindikatave.
Kjo shkelje ligjore është e përhapur pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë, por më e përqendruar është tek bizneset që punësojnë punonjës të pakualifikuar, të cilët e kanë jetike pagën mujore.
“Kryesisht janë ndërmarrjet e vogla, bizneset me pak punonjës deri 15 punonjës, ndërsa biznesi i madh po formalizohet. Ky fenomen është edhe tek profesionet e lira, po ashtu situata është mjaft shqetësuese në industrinë përpunuese, bujqësi, peshkim, por edhe në ndërtim, fasoneri që i janë shmangur dhe vijojnë ti shmangen formalizimit të ekonomisë. Është një rrezik i shtuar jo vetëm përsa i përket problemit të pagës reale, dhe formalizimit të ekonomisë por është një minë me sahat sa i takon çështjes së pensioneve. Ne e dimë që në Shqipëri, pensionet janë gangrenë, kemi shumë profesione që marrin vlera të ulta”, thotë Nikollaj.
“Mos-pagesa e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore apo pagesat cash janë shumë të theksuara në ato shtresa të popullatës që janë të margjinalizuara, të varfëra që nuk mund të ulen me punëdhënësin të diskutojnë, por ato duan pagën sot. Pastaj punëdhënësve ju intereson të mos i deklarojnë”, thotë eksperti Erald Pashaj.
Gazetarja: A janë punonjësit shqiptar sot të lirë për të kërkuar pagë të deklaruar në bankë?
Nikollaj: Absolutisht jo, dhe kjo na shqetëson ne e kemi detyrë thelbësore të sindikatave që të organizojë punonjësit. Nuk e perceptojnë rrezikun për pensionet, por edhe sindikatat kanë probleme, janë të copëtuara, nuk kanë kapacitete dhe për tu përballur me punëdhënësit.
Eksperti për çështjet e punësimit, Erald Pashaj thotë se shkaku kryesor që bizneset nuk deklarojnë rrogat është për të shmangur detyrimet tatimore.
“Në Shqipëri është e lartë edhe barra për tatimin mbi të ardhurat por edhe për barrën për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Nëse një person ka një pagë neto 100 mijë lekë kompania nëse do e deklarojë të plotë paga e këtij individit shton 140 mijë lekë, nga të cilat 40 mijë duhet t’ja paguaj shtetit në formën e tatimit mbi pagën dhe në formën e sigurimeve shoqërore që ndahen mes punëmarrësit e punëdhënësit. Duke e deklaruar një pagë më të ulët, ata shmangin gjithë këtë detyrim duke paguar shumë më pak”, pohon Pashaj.
Përveç fasonerive, institucionet e shëndetësisë private, kafetë dhe restorantet dhe ndërtimi, fenomeni i nëndeklarimit të rrogave vazhdon të prekë edhe fusha të tjera si media, ku gazetarë dhe kameramanë vazhdojnë të marrim nga 40 deri në 50% të pagave në dorë.
Nuk mund ta konceptoj sesi mund te jene 600000 qe nuk paguajne sigurimet shoqerore kur ne Shqiperi nuk jetojne me shume se 2500000 banore! Kur 700000 jane pensioniste, shumica tjeter jane nxenes shkole, sa mbeten per te paguar kontributet e pensionit ?!
PërgjigjuSistemi i pensioneve eshte si skemat financiare e piramidale qe perjetuam ne 1997. Per te mbajtur pensionistet me pension duhet qe te punojne gjithnje e me shume te rinj gje qe eshte e pamundur nqs lindjet jane ne renie dhe rinia emigron cdo dite. Edhe nqs i deklaron pagat me 1milion do duhet qe brezi pasardhes ti deklaroje 3fish me te larta per ti paguar pensionin atyre qe do dalin ne pension me pagat 1milionshe or teeeejjjjj
PërgjigjuDuhen ligje me te ashpra per shkelesit,duhen sindikata te verteta,jo kukulla,duhet dhe ndergjegjesim i punonjesve qe paga /ne dore/,problemet me sigurimet shoqerore e shendetsore do te jene vetem ne dem te tyre,se pronaret gjithemone te fituar dalin ne fund.Duhet qe pagesat te jene vetem me cek special i perbere me dy pjese,ku ne njeren pjese te tregohet sa i mbahen punetorit ne taksa shteterore e lokale si dhe shuma per kontributet shendetsore-sociale si dhe paga;kurse ne pjesen e dyte te jete pjesa cek-cash qe t'a depozitoje/ose t'a thyeje ne banke.Duhet qe shteti te kete pagen minimale te percaktuar qarte dhe ne baze te saj dhe te dije saktesisht sa e ka me ligj/rregull te brendshem rritjen e pages cdo kompani e regjistruar si dhe vjetersine ne pune te nje punonjesi si dhe llojin e punes dhe sa punonjes ka.Duhet dhe nje mbrojtje me e madhe per punonjesit e te drejtat e tyre,qe te mos perseritet rasti i atyre orkestristeve te Korces qe i pushuan nga puna para disa ditesh pse kerkuan ngritje page(dhe behet fjale per inst.shteteror,jo privat).Sa per pensionin,pensionisti gjithemone i humbur do te dale, edhe sikur te kete paguar sigurimet komplet,per shkak te ndryshimit te vleres se lekut e kostos se jeteses.
Përgjigjukeshtu ka qene para 2005 dhe u hoq sepse ishte me e veshtire te kontrollohej me cek cash pagesat e derdhura ne banke derisa u fut modeli britanik. Po shteti kete problem nuk e zgjidh dot vetem me edukim ose duke perllogaritur nje page tjeter minimale per kontributet vullnetare e lidhur vetem me masen e pensionit social si ne europe dhe nuk po marr ne konsiderate ameriken se atje eshte shtet krejt tjeter me ligjin e sigurimit dhe eshte shume me i avancuar por qe nuk zgjidh ende problematikat e vartura te pensioneve te krijuara artifiicialisht per interesa politike te castit. Njerezit paguajne vullnetarisht si emigrantet edhe pa perfshire te gjitha ato dege sigurimi si te punesuarit sepse jane dy kategori qe jo rezidenciale lidhur me marredhenjet e punes qe do josheshin vetem nepermjet pensionit social
Sot asnje qytetar nuk di te llogarise pensionin e tij, ne rast se perllogaritja e pensionit do futej si informacion ne e-albania e qytetareve atehere do kuptonin njerezit sa e rendesishme do ishte te deklaronin pagat e tyre reale!
PërgjigjuTe gjithe punojne me deklarime te rreme. Te gjitha kompanite deklarojne paga nga 50.000 leke edhe pjesen tjeter qe shkon edhe 100.000 me shume e japin ne te zez per mos u taksuar. Si firmat e call centrave.ndertimit.betonit.taxi.energji.karburantet.transportet.etj etj. Rrall mund te gjesh ndonje kompani me paga te deklaruara dhe ato kuptohen se i kane paga me te medha ne krahasim me te tjeret.
PërgjigjuU bë deti kos sipas teje. Ja kalum dhe Amerikës dhe Europës me pagat, prandaj po ikin shqiptarët