Kompania offshore “Tis Holding L.L.C” që zotërohet nga biznesmeni shqiptar Bashkim Shalla, ka fituar konçesionin 15-vjeçar të parkimeve në Vlorë, mbi një forbull dyshimesh të forta, për sa i përket mosrespektimit të kritereve financiare por dhe ligjin e prokurimeve publike. Nga hetimet e prokurorisë së Vlorës janë evidentuar një sërë veprimesh të paligjshme që të krijojnë bindjen se ky konçesion ka qënë i pilotuar për tu fituar nga bashkimi i operatorëve “Tis Holding L.L.C” që zotërohet nga Shalla dhe “On Track Innovations L.T.D” që përfaqësohej me prokurorë nga izraeliti Arnon Efraty.
Ky bashkim operatorësh shqiptaro-izraelit, ka nxjerë në dritë një kompani të quajtur “Tis Park” e rregjistruar në shqipëri në datën 27 mars 2015, gati 51 ditë pasi ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika dhe dy bzinesmenët Bashkim Shalla e Arnon Efraty lidhen me firmë, në 6 shkurt 2015, kontratën konçesionare. Sot që flasim kompania “Tis-Park” është e zhytur në borxhe, ndërkohë ka disa masa sekuestroje nga përbarimi, ku bllokimi i fundit që i është vendosur në nëntor 2018, është kryer nga kompania e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi, i cili i kërkon Bashkim Shalla të paguajë një shifër prej 33 milion lekë të vjetra.
“Shqiptarja.com” mëson se në këtë kontratë e lidhur mes Gjikës e “Tis-Park”, rezulton se është parashikuar parkimi edhe për ditët e shtuna, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 14:00, gjë e cila në relacionin përcjellë anëtarëve të këshillit bashkiak, nuk ishin përcaktuar ditët javore të parkimit por njëherësh nuk ishte parashikuar në përllogaritjet e studimit financiar të kryer nga komisioni i ngritur në bashkinë e Vlorës. Për të zbuluar rënjët e këtij skandali duhet të fluturojmë dhe kërkojmë në Delaëare, një shtet në USA, që njihet si parajsë fiskale për shumë biznesmenë të huaj, përfshirë dhe shqiptarët që dyshohet se bashkëpunojnë me funksionarë shtetërorë për fitimin e tenderave miliona euro. Kompania “Tis Holding L.L.C” e Bashkim Shalla sipas dokumentacionit që zotërojmë është rregjistruar në Delaëare në datën 20 shkurt 2013. Kjo kompani nuk kishte mbushur as dy vite jetë, kur ka fituar konçesionin miliona eurove të pakimeve në rrugët e Vlorës.
Mirëpo sipas legjislacionit shqiptar që flet për prokurimit publike, më konkretisht neni 46, kusht kryesor për një kompani private që garon në një tender apo konçesion publik, është që të ketë bilance të rregullta, të mos ketë detyrime financiare dhe të ketë një kapital financiar të sigurt, me qëllim garantimin e investimit. Në rastin konkret “Tis Holding L.L.C” nuk e përmbushte këtë kriter, pasi kompania e Bashkim Shalla, s’kishte as dy vite jetë nga themelimi në Delaëare, kur fitoi konçesionin miliona euro në Vlorë. Në dosjen hetimore thuhet se operatori ekonomik “Tis Holding L.L.C” jashtë çdo kriteri ka paraqitur pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Vlorë, vetëm pasqyrat financiare për vitin 2013, vit kur është themeluar dhe asnjë pasqyrë tjetër për vitet e tjera.
Të gjitha këto konstatime janë krijuar, gjatë hetimeve të kryera nga dy prokurorët e çështjes Albert Kuliçi dhe Ardian Ylli, të cilët në 20 shkurt konkluduan në dërgimin e një pjese të dosjes në gjykatë duke, marë të pandehur 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Vlorës, mes tyre dhe kryetarin e kësaj bashkie Shpëtim Gjika.Hetimi i prokurorisë së Vlorë çoi në ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të gjithë anëtarët e komisionit që ishte ngarkuar për krijimin e kushteve të dhënies së konçesionit të parkingjeve në 25 rrugët e Vlorës. Më konkretisht janë marë të pandehur Ardian Musta, me detyrë ish-nën/kryetar i bashkisë Vlorë njëherësh dhe ish-drejtor i shërbimeve Publike në këtë bashki. I pandehur është marë dhe Ilir Banushi, dhe më tej Arben Beqiraj me detyrë zv/kryetar i bashkisë Vlorë. Nën akuzë është marë dhe Taulla Zanaj me detyrë Drejtor i Financës në bashkinë e Vlorës, Gentian Sherifaj zyrtar pranë drejtorisë së Urbanistikës në këtë bashki, Merita Mema dhe Petro Thanasko.
Sipas përfundimit të hetimit kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dy kompanitë Offshore “Tis Holding LLC” dhe “On Track Innovations L.T.D”, në fitimin e konçesionit 15 vjeçar për parkingjet në rrugët e Vlorës.Tashmë çështja e konçesionit të parkingjeve në rrugët e Vlorës, ka përfunduar në gjykatën e Arbitrazhit, ku dy kompanitë Offshore, i kërkojnë bashkisë së Vlorës një vlerë financiare prej 20 milion euro. Kjo pasi kryebashkiaku i ri i bashkisë Vlorë Dritan Leli, vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën konçesionare të firmosur nga paraardhësi i tij Shpëtim Gjika në datën 6 shkurt 2015.
Dritan Leli
Kryebashkiaku i ri i bashkisë Vlorë Dritan Leli, vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën konçesionare të firmosur nga paraardhësi i tij Shpëtim Gjika në datën 6 shkurt 2015.
Zyrtarët e akuzuar
Bilancet financiare
Në dosjen hetimore thuhet se operatori ekonomik “Tis Holding L.L.C” jashtë çdo kriteri ka paraqitur pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Vlorë, vetëm pasqyrat financiare për vitin 2013, vit kur është themeluar dhe asnjë pasqyrë tjetër për vitet e tjera.
Erion Isufi
Sot që flasim kompania “Tis-Park” është e zhytur në borxhe, ndërkohë ka disa masa sekuestroje nga përbarimi, ku bllokimi i fundit që i është vendosur në nëntor 2018, është kryer nga kompania e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi.
Përllogaritja e gabuar
Gafa në studim për afatin pesë vjeçar që favorizoi konçesionarin
Rezultonse studimi financiar i paraqitur në Këshillin e Bashkisë Vlorë është paraqitur për një periudhë 10 vjeçare dhe pavarësisht faktit se nga Këshilli i Bashkisë Vlorë është vendosur zgjatja e afatit nga 10 vite në 15 vite, rezulton se ky ndryshim nuk është parashikuar në përllogaritjen e tarifës së konçesionit. Bazuar në studimin e kryer, rezulton se tarifa fikse e koncesionit prej 10 milion lekë në vit, nuk është përcaktuar në mënyrë të saktë, pasi sipas këtij studimit të parë me afat 10 vjeçarë është parashikuar se e ardhura vjetore e mundshme është në masën 117.142.544 lekë dhe për periudhën 10 vjeçare këto të ardhura janë në shumën 1.171.425.440 lekë. Si pasojë e ndërmarrjes së këtyre veprimeveqë janë në kundërshtim me ligjin dhe që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës nga ana e të pandehurit Shpëtim Gjika, Ardian Musta, Ilir Banushi, Arben Beqiraj, Taulla Zanaj, Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko rezulton se është favorizuar subjekti “Tis-Park” sh.p.k, duke i sjellë përfitime të padrejta, si dhe janë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit.
Ky mustaqecark nuk la me kurva e srvila te tipit Land Dervish e Ilir leshbushter a punesuar ne Bashkin e shushunjave.Bythqir i madh u tregua me Vlonjatet
PërgjigjuShpetimi po te kanidoj per vloren prap e fiton.. eshte popull i cuditeshem vlora..
PërgjigjuFiton p***in e motrës të tij...
Ky vemja po të kandidojë merr të gjatin,ta siguroj.E vetmja gjë që ky fshatari mund të bëj është që të ketë kujdes mos t'i bjeri sapuni nga duart atje ku është nisur të vejë...
Ilace i bëfsh lekët që ke vjedhur o Shpëtim Gjika. Burrë më të ndyrë dhe pervers nuk kishte pasur ndonjëherë bashkia VLORË. Zoti jua dhëntë ku tju dhëmbi më shumë ,edhe pse ty nuk të dhëmb asgjë për Vlorën që e shkretove vetëm me beton.
PërgjigjuCuditem cne nuk ka Dale akoma sejmeni I vertete te vjell vrer per te mbrojtur Pëçon
Je jo proporcional zoteri. Zoti Shpetim te kete jete te gjate dhe te shendetshme familjarisht. Familja eshte jashte kesaj bisede. Ne lidhje me ate qe ka bere uroj qe te marri pergjigjen nga drejtesia e vendit per korrupsionin galopant qe ka zhvilluar gjate mandateve te tij. Nje provincializem total, nje vizion anakronik, nje grykesi e llahtarrshme e shoqeroj punen e tij ne krye te bashkesi. Ky njeri nuk i duhet askujt ne burg. Ketij duhet t'i sekuestrohet gjeja e vjedhur, e fshehur deri ne US, atje ku festonte me nje nga kriminelet me famekeq ne Vlore! Barbarizmi qe ka bere me lejet e ndertimit vetem zoti qe eshte lart mund t'ja fal!